Tjera

Xhevat Gjini e Fatmir Brajshori: Kundër pirjes së duhanit

Mundja e duhanit – Ditë e veçantë (për mua)

Data e 28 shkurtit është bër e veçantë në jetën time për punën e duhanit! Që në moshë të njomë ma kishin mësuar pirjen e duhanit! Kur nisa të kuptoja pasojat që kishte pirja e duhanit për shëndetin e për xhepin e kisha të vështirë t’i jepja shqelmin kësaj të keqeje të madhe e poshtëruese për duhanpirësin. Ishin bërë shumë vite që tymosja (rreth 14 vite!). Dhe e pija shumë këtë të keqe të madhe, që e quajmë DUHAN. Pak kush besonte që një ditë do t’i jepja dënimin me “vdekje” të keqes, – duhanit. Prindërit e mi e kishin dëshirë të madhe që të “prishesha” me duhanin. U dhimbsesha shumë që po e pija duhanin. Edhe unë po e kuptoja të zezën që të bënte duhani, – cigareja, por nuk e linja dotë. E provoja shpesh me nga disa ditë dhe e rifilloja! Më vinte inat sa s’bëhet. Të humbja luftën me duhanin e quaja dobësi karakteri. Lexoja që organizmi i njeriut nuk krijon varësi nga duhani, që është veç një shprehi e keqe, – ves.

Ndërkohë më rekrutuan dhe më degdisën ushtar në Beograd (ushtar jugoserbie!). Ishte nga fundi i vitit 1980 (6 tetor). Në kazermën ku më dorëzuan gjeta mjaft shqiptarë. Kryesisht djemë të rinj. Por, për fatin tonë ishin edhe tre – katër më të pjekur (rreth 27 vjeç). Ndër ta edhe Jashar Salihu, tash Hero i Shqipërisë. Me të u lidhëm dhe e nderonim shumë. Na u bë shokë, mik e mësues…

Jashari na tregoi se edhe ai e kishte lënë cigaren dhe nuk pinte më duhan. Me fjalën dhe shembullin e tij më ndihmoi të mirrja vendimin për ta lënë duhanin. Mëngjesin e 28 shkurtit 1981 i thashë: “Jashar, e lash duhanin. – Me gjithë mend e ke? Po, i thashë. -Mendoje mirë, më tha, se ti e pi shumë këtë dreq duhan”! E kuptova që i erdhi shumë mirë, por nuk besonte shumë që mund ta linja për gjatë… Ai, u arrestua më 9 maj 1981. Unë u dënova me paraburgim dhe, për këtë arsye, bëra du muaj më shumë në ushtrinë e pushtuesit. Por, cigaren nuk e ndeza. Lexoja shumë. Kjo ndoshta më ndihmonte ta “harroja” duhanin. Kishte edhe një diçka tjetër, që më ndihmonte: e kisha lënë me një mendje, kishte marrë fund. Pas lirimit nga ushtria, pa u bërë 40 ditë, rashë në burgun e pushtuesit. Nuk e ndeza kurrë as gjatë viteve të burgut… Me Jasharin, u takuamë dhe bashkëvepruamë në LPK – UÇK. Iu bë qejfi kur i thashë, ditën që u pamë pas aq vitesh, se nuk e kam ndezur qoftë edhe një cigare të vetme…

Sot, u mbushën 40 vjet, që i pata dhënë shqelmin duhanit, prandaj e kam si një ditë feste personale… Uroj, sidomos të rinjtë e të rejat duhanpirëse, që të kenë mençurinë, forcën dhe vendosmërinë për ta shqelmuar duhanin, që të mbrojnë shëndetin, mjedisin dhe xhepin e tyre! Por, edhe që të bëhen shembull për brezin e tyre dhe për ata që po rriten… Të kemi rini dhe popull të shëndetshëm!

 28 SHKURTI DATË E RËNDËSISHME PERSONALE

E di qe duhanxhinjve nuk do t”u vij “mire”, por vendosa te shkruaj per kete date te rendesishme per mua… Me 28 shkurt te vitit 1981 e kisha lene duhanin, te cilin e kisha pire qe nga mosha e njome, pa filluar shkollen! Kjo ishte nje “dhurate” e vogel e odes sone, e cila ishte gjithmone me mysafire, dhe e njerezve qe vertet me donin si djalë te vetem (aso kohe) dhe besonin naivisht se duke ma mesuar duhanin po me benin mire, po me burreronin…! E pija ate te shkret duhan me pasion si rralle kush. Keshtu me njihnin ne familje dhe shoqeri. E kisha lene shumehere nga dy-tri dite, dy jave e deri edhe nje muaj, por prap e filloja… Ne vitin 1980 (6 tetor), edhe pse isha student, u detyrova pa dashje te shkonja ushtar… Shorti me kishte rene te shkoja ne Beograd. Aty me ra fati te jem ne nje “çetë” me te madhin, Jashar Salihun, Skender Beqen nga Gjakova, nje Ilir …, nga Dibra, nje Osman Bujupi nga Istogu, te cilet ishin ne moshe me te pjekur se ne (27-28 vjec) dhe shume te rinj, moshatare te mite (19-20 vjec). Jashar Salihu ishte njeriu më me autoritet, me i respektuar dhe më me ndikim te ne te rinjte. Ai ishte profesor i anglishtes dhe njeri me nje perkushtim dhe angazhim te veçante kombetar e atdhetar. Ishte ai qe na flsite tere kohen per gjendjen e rende te popullit shqiptar ne Jugosllavi, per shtypjen, per padrejtesite qe na ishin bere dhe per deshiren e shqiptareve per liri dhe per t’u bashkuar me shtetin shqiptar-Republiken e Shqiperise ne nje Shqiperi te vetme… Prej tij kemi lexuar edhe revista te ndaluara te Tiranes (Shqiperia e Re, etj.), te cilat Jashari i merrte ne Ambasaden Shqiptare ne Beograd… Kete fakt ishim pak veta qe e dinim…

Pra, ishte Jashar Salihu qe me “ndihmoi” dhe qe ndikoi shume ne vendimin tim per ta lene duhanin pergjithmone. Nuk e piva kurre më, as kur rashë ne burg dhe as pas burgut. Madje, u angazhova gjithmone dhe bera fushate (bej edhe sot…) kunder duhanit. Nga kjo fushate kane “perfituar” shume njerez dhe shoke e miq te mite, te cilet e kane lene duhanin dhe nuk e kane pire me… E tregova kete “histori” personale per te “sensibilizuar” sado pak punen e duhani dhe te demeve te medha qe shkakton ai per shendetin dhe mjedisin tone jetesor… Prandaj, shoke dhe miq te mi, mos u kurseni duke folur dhe propaganduar kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire edhe femijet, te rinjte, gra e vajza… Shume keq! Shtoja kesaj edhe perhapjen e droges… Edhe me keq! (28 shkurt 2014)

FATMIR BRAJSHORI – TUSHI

E vetmja gjë që më bën „nostalgjik“ për të kaluarën është pirja e duhanit…

Kur e pata lënë isha mërzitur shumë.

Fillova, së pari ta kujtoja se sa shumë pata hequr për ta mësuar pirjen e duhanit.

– Sa shumë herë i kisha djegur pantallonat e xhepat e brendshëm, sepse kur kalonte babai, ashtu të ndezur e fusja në xhep…

– Pastaj, kur vinin mysafirë e i linin cigaret deri sa dilnin me i la duart para buke, unë shpejt e shpejt, fët e i nxirrja një ose dy dhe i fusja në xhep…

– Pas buke më duhej të shkoja gjithmonë në WC me ndez një…

– I fshihja mos me m’i gjetur babai, në qorape ose në oborr në zgavrën e një blloku (tjegulle)…

Eh, kur e kujtoj një moment… veç sa e futa një gjysmë cigare në xhep (kishim mysafirë), kushëriri T. i tha dajës tim : «Më duket që ky po e pi duhanin“, kurse daja i sigurt ia ktheu: „Jo, ky kurrë s’e pi. Notat krejt 5-she i ka“. Dhe, para të gjithëve më thirri për t‘m’i kontrolluar xhepat… E futi dorën në xhep dhe „fap“ doli cigarja…

Shumë pata hequr me mësuar pirjen e duhanit!

Kur e mësova, më thonin „ lëre“, por kur i kujtoja vuajtjet, „a lihet bre?“, e pyesja veten…

Njëherë në Tiranë u sëmura keq. Erdhi Azem Syla e kur më dëgjoi duke u kollitur më tha: „Eja të dërgoj në spital për kontroll. Shkuam dhe Rentgeni doli mirë… Mjekja më pyeti: „A e pi duhanin? I thash „e kam lënë qe dy ditë!“

„Po të gjithë kur sëmuren e lënë dhe kur bëjnë më mirë e nisin prap!“

Pas dy ditësh bëra më mirë, zbrita nga pallati te kiosku poshtë dhe bleva dy pako „ Parisiene“

Kur erdha në Zvicer më thanë shokët:

„ Lëre duhanin, sa i hargjon 6 FR për një pako cigare, më mirë e blen një gjysmë pule të pjekur, e han dhe të kënaq!“

U thashë:

„ Mirë e keni Ju, ama pas pules së pjekur, çka shkon një cigare se!“

Epilogu

Që nga viti 1999 (shtator) e deri më sot, s’e kam ndezur as edhe një cigare të vetme!