Tjera

Organizata Dëshmorëve: Urim në shekullin e parë

URIM NË SHEKULLIN E PARË
Miq të dashur, një urim tejet të veçantë dërgojmë sot, për atdhetaren, edukatoret e brezave, për luftëtaren dhe fisniken Margarita Morcka (Popa).
Të gjithë në raste datëlindjesh urojmë me zemër të dashurit tanë dhe miqtë e zemrës që të mbërrijnë vitet e një shekulli. Sot, Margarita jonë është plot një shekullore.
Margarita (Popa) Morcka ka lindur më 5 tetor të vitit 1922 në qytetin e Elbasanit në familjen Popa nga babai, dhe nëna e saj nga fisi Paparisto, të dyja familje me tradita të hershme atdhetare.
Margarita është vajza e dr. Petraq Popës, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës më 1920 me një ekip sanitar nga Elbasani në këtë luftë, dhe i pari ekip i këtij lloi në vendin tonë. Në atë ekip ishte përfshirë edhe vëllai i doktorit, Miri Popa, babai i akademikut dr. Ylli Popës, Dianës, Rilandit…
Më pas, dr. Petraqi qe pjesmarrës në revolucionin demokratiko-borgjes të Qershorit 1924, dhe mbështetës i Qeverisë së Nolit.
Tërë familja Popa priti me indinjatë pushtimin fashist, dhe e tëra u përfshi në LANÇ deri në fund të saj. Familja Popa i dhuroi lirisë Dëshmorin e Atdheut, Bardhul Popa, vëllai i Margaritës.
Vetë Margarita ishte veprimtare e shquar e Organizatës së gruas të lagjes Sulejmanie, sot “Aqif Pasha”.
Zgjidhet delegate në Kongresin e Gruas Antifashiste dhe merr pjesë në këtë Kongres që u mbajt në Beratin e çliruar më 4 Nëntor 1944.
Margarita ka mbaruar shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë”.
Mbas çlirimit me hapjen e Institutit Pedagogjik, në Tiranë, kryen studimet e larta për histori-gjeografi.
Martohet në Tiranë dhe punoi si mësuese dhe drejtuese në shkollat 7-8 vjeçare.
Kudo punoi, dhe kushdo e njeh nga afër Margaritën, shprehet në një emërues të përbashkët, si gojë ëmbël, e thjeshtë, e qetë me fisnikëri gjenetike.
Në këtë ditë të veçantë, urojmë Margaritën për shëndet të plotë, dhe sa më gjatë mes nesh, me vlerat e saj të fisnikërisë së pa shtershme, bashkë me Aurorën vajzën e vetme, pjesë e pandarë e veprimtarive tona të OKDA Elbasan, me bashkëshortin Kastriotin dhe mbesën e saj të denjë!
Gëzuar shekullin e parë të jetës, e dashur Margarita!