Tjera

Shoqëria LËVIZJA: Gëzuar festat e Nëntorit shqiptar!

GËZUAR FESTAT E NËNTORIT SHQIPTAR!
Të dashur anëtarë dhe dashamirës të Shoqërisë LËVIZJA! Veteranë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe të Luftës Çlirimtare të UÇK – së! Familje të Dëshmorëve dhe të Heronjve të Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare për liri e bashkim të kombit në një Shqipëri! Të dashura motra e vëllezër shqiptarë!
Urime Nëntorin e Kryeheroit dhe Kryeprofetit tonë, Gjergj Kastriotit! Urime Nëntorin e njësimit të alfabetit tonë, Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë me 90 000 km², Nëntorin e themelimit të PKSH – së, Nëntorin e Çlirimit të shtetit shqiptar nga nazifashizmi, Nëntorin e njësimit të gjuhës sonë, Nëntorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Nëntorin e Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Gëzofshim në një Shqipëri-shtet të vetëm me flamurin kuqezi! E gëzofshim Shqipërinë deri aty ku bukës i thonë bukë e ujit ujë! Rroftë Shqipëria! Rroftë Flamuri i saj kuqezi! Përjetësisht Nderim e Lavdi të rënëve për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e Atdheut tonë të vetëm në një shtet kombëtar! Gjithmonë gëzime për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë! Përjetësisht falënderim dhe mirënjohje edhe për Mërgatën tonë shqiptare që qëndroi dhe qëndron gjithmonë në krah të Atdheut! GËZUAR! GËZUAR! GËZUAR!