Komenti

Xh. Gjini: Zgjedhjet në Maqedoninë shqiptare

ZGJEDHJET NË MAQEDONINË SHQIPTARE
Gara zgjedhore e partive dhe kandidatëve për Kryetar në Republikën e Maqedonisë Veriore mund të thuhet se ishte kryesisht demokratike.
Partitë shqiptare garuan me dy kandidatë. Për kapriçot dhe ambiciet e sëmura këto parti nuk arritën pajtueshmēri të garonin me një kanditat! Që shqiptarët të garonin me dy kandidat “kontribuan” edhe kësaj here interferimet “vëllazërore” të ndonjē partie a politikani që ka nevojē për hapësira të reja!!
BDI-ja dhe Kryetari i saj dëshmuan, si gjithmonë, pjekuri dhe mençuri politike e kombëtare. Dëshmuan se edhe në kushte të një fushate të papresedan denigrimesh, shpifjesh e trillimesh populli shqiptar me shumicë e voton Ali Ahmetin dhe koalicionin – frontin e partive të angazhuara për Evropën.
Pjesë e orkestrimit të fushatës së ndërtuar me shpifje, denigrime e trillime, që nuk i besojnë as vet, ishte edhe Prishtina zyrtare (partia në pushtet!!), e cila ka kontributet dhe meritat më të mëdha (pas atyre që pranuan të përdoren…) për çarjen e unitetit politik e kombëtar në një shtet ku, populli shqiptar, akoma nuk ka fituar ststusin e popullit shtetformues!
Them që askush nuk është kundër alternimit të pozitave edhe në Maqedoninë shqiptare. Mirëpo, ndryshimi ose zëvendësimi i Ali Ahmetit dhe partisë që ai drejton duhet të meritohet me ide politike progresive e demokratike, me program e projekte në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe me angazhim, punë e veprimtari konstruktive, demokratike e zhvillimore, që e bindin popullin shqiptar… Partiza e grupe që i ofrojnë popullit shqiptar ide, programe e projekte ala kasamçe dhe ala taravarçe nuk mund ta fitojnë besimin e popullit shqiptar atje.
Partiza që kërkojnë ta zëvendësojnë Ali Ahmetin me politikanë si kēta që kanë kandiduar, duke llogaritur në përkrahjen e partisë që ka pushtetin në Kosovë, nuk mund të korrin rezultatet që i duan aq shumë! Duke sharë, shpifur e trilluar nuk fitohen zgjedhjet! Edhe vota e mërgimtarëve ua dha përgjigjjen e merituar pas asaj fushate të ulët që bënë në Perëndim…
Populli shqiptar në Maqedoninē e tij (si edhe në gjithë gjeografinë shqiptare) meriton politikanë dhe kandidatë shumë më të mirë, më të kultivuar, më të ditur, më të përgjegjshēm dhe më të përkushtuar se këta që ka ofruar “opozita e bashkuar”, nëse do ta “mund” Ali Ahmetin dhe partinë që ai udhëheq pas katër vitesh… Kurse partitë politike, politikanët dhe qeveritarët e Prishtinës, po të kishin integritetin e nevojshëm intelektual, qytetar, moral, politik e kombëtar, do të duhejë të kontribuonin (brenda kuadrit të pranueshëm dhe në hap dhe koordinim të plotë me shtetin tonë AMË…) për marrëveshje, bashkërendim, unitet dhe kohezion politik, social e kombëtar të forcave politike në Maqedoninë tonë…
Por, më e mira është që shqiptarët (forcat e tyre politike) ta mundin nacionalshovinizmin sllav (“maqedonas”) dhe ta përmirësojnë edhe më tej pozitën kushtetuese të popullit shqiptar dhe rritjen e mirëqenies ekonomike, sociale, kulturore, arsimore e shkencore të shqiptarëve…