Vështrim/Analizë

Prof. dr. Izet Ibrahimi: Pandëshkueshmëria e krimeve serbe hendek i pakapërcyeshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

PANDESHKUESHMËRIA E KRIMEVE SERBE, ARSYE E “RIKTHIMIT NË KOSOVË”

Dokumentari “Rikthimi në Kosovë” i gazetarëve të luftës: Vaughan Smith e Julius Straus dhe Imer Deliut, i cili u shfaq dje në kino “Armata” nën status privat, na rikujtoi edhe një herë portën dhe çmimin nëpër të cilën po kalon liria jonë.

Meqë, dokmentari nuk kishte ndonjë hyrje të veçanët, Besniku, më i madhi në moshë nga katër fëmijët e mbijetuar të 26 shatorit të vitit 1998 në Abri të Epërme, Imer Deliun e personifikoi si “njeri më të fortë se guri” dhe kryeheroin e tij. Ndërsa, Julius Straus me fjalën e tij hyrëse, për këtë “Rikthim”, më rikujtoi pjesë nga referati që lexova në përvjetorin e parë të kësaj ngjarjeje më 26 shtator të vitit 1999, ku ndër të tjera konstatoja se: “Jasharajt me heorizmin dhe sakrificën e pazakontë të tyre, e krijuan “Epopenë e UÇK-së”, e cila gjatë gjithë rrugëtimit tonë për çlirim u bë emblema dhe kushtrimi më kumbues për moblizim mbarëkombtar. Ky kushtrim, bëri që, këtu në Abri të Epërme, dhe jo vetëm, edhe i “palinduri” të jetë në luftë. Ndërsa 23 të rënët e 26 shtatorit të viti 1998, që nga Diturija 6 javëshe e deri te Pajaziti 90 vjeç, ishin thirrje për reflektim të faktorit ndërkombtar, e që rezultoi me zbarkimin e Misionit Vëzhgues Ndërkombëtar. Udhëheqja brilante me këtë mision e Amabsadorit William Walker, jo vëtëm që mobilizoi aleancat më të fuqishme përendimore kundër gjenocidit serb, por njëkohësisht na dha kohë e hapësirë për të vazhduar me strukturimin dhe avancimin e nivelit oprativë të UÇK-së në terren…”. Kështu që, sa herë e ndjejë nevojën t’i thërras kujtesës, i rikthehem ditarit tim, e veçanërisht kësaj cope referati, dhe gjithëherë më rezulton se diçka e tillë, si me BeH, po ndodh edhe në Kosovë: pandëshkueshmëria e krimeve serbe dhe atë deri në tendencat e mohimit të gjenocidit serb kudo në Kosovë. Pra, në vend të dokumentimit dhe dënimit të krimit, mbetjet e padrjetësisë, me zellin e tyre të lartë antikombëtar, kanë krijuar hapësirë, që kriminelët t’i paraqesin si viktima, e viktimat si kriminelë!

Pse, do të rezulton i sakët, një pohim i tillë?

Aleanca antifashiste me të drejtë, fitoren ndaj nazifashizmit, e konsideron momentin, kur kësaj ideologjie iu ndalua veprimi në vendin e saj të origjinës. Pra, edhe pse kryeideologu i saj, kishte përfunduar me “vetëvrasje”, kjo alenacë themeloi, Gjyqin e Nyrembergut, për ndjekjen penale të anëtarëve të shquar të udhëheqjes politike, ushtarake, gjyqësore dhe ekonomike të Gjermanisë naziste, të cilët planifikuan, kryen, ose përndryshe morën pjesë në Holokaustin dhe krimet e tjera të luftës. Fitore ndaj nazifashizmit aso kohe u konsiderua, vetëm kur përfundoi kjo epokë e ndritëshme e drejtësisë ndërkombëtare, e cila në fakt edhe i dha fund së vepruari nazifashizmi si teori dhe praktikë gjenocidale. Ndërsa, tek rasti i gjenocidit serb, qendrat ndërkombëtare të vendosjes dhe ato kombëtare, sikur u mjaftuan me “vetëvrasjen” e Milosheviçit, dhe nuk vazdhuan më tutje, me çrrënjosjen e fashizmit serb që në origjinën e tij. Kështu që, paralelisht me konstituimin e Administratës së UNMIK-ut në Kosovë, zbarkoi Dreckun, i cili duke qenë pas Vuçiqit, si zëdhënsi më i zëshëm i ideologjisë gjenocidale serbe, vazhdoi me mobilizimin e mbetjeve të padrejtësisë dhe diskriminimit, të cilët i autorizoi për hartimin e dosjeve të shpifura mbi krimet e UÇK-së dhe pengimin e ndëshkueshmërisë së krimeve serbe.

E çfarë po ndodhë tek ne, në Kosovë?

Në fundin e qershorit të vitit 1999, mee një grup bashkëluftëtarësh, në komunën e Drenasit, si një nga komunat mee numrin më të madh të masakrave dhe dëmeeve nga lufta, patëm filluar me grumbullimin e dëshmive mbi gjenocidin dhe hartimin e dosjeve mbi krimet serbe, mirëpo, këto dosje nuk patën mundur të arrinin më larg se sa në zyrat e Këshhillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Kjo sespse, aso kohe, angazhimi, për dokumentimin e krimeve të luftës dhe diskursi ynë publik mbi gjenocidin serb si ideologji dhe praktikë fashiste, nga administrata e UNMIK-ut, e ish-zyrtar titisto-millosheviçist, (të cilët tani më e kishin rikonsoliduar pushtetin e tyre), fillimisht u vlerësua si “florkorist”, e më vonë edhe u pengua tërësisht. E ne, grupin, që inicuam këtë nismë, na flakën në disa cepe rrugësh, nga ku që nga ajo kohë, e deri më sot mbetëm duke kërkuar të pagjeturit nëpër varrezat masive, dhe duke brohoritur, “Drejtësi për çlirimtarët”, “Zajednica nuk kalon”, “Jo demarkacionit”, “Jo gjykatës speciale”, e ndonjëherë edhe pse përpiqeshim të jemi lotfshehur, shpërthenim në vaj nga rrëfimet e të mbijetuarve, siç ishte edhe ky i Lirdona Deliut, i njërës nga të mbijetuarat e përballjes me ideologjin fashiste serbe më 26 shtator të viti 1998. Mbrëmë, Liridona me zë e figurë na tha; “…, se rruga për në shkollë, i binte nga varrezat e familjes sime, dhe që mos të më shihnin shoqet, që po qaja, çdo herë nisesha gjysmë ore më herët. Kapërceja pranë secilit varr dhe më pas ndalesha tek varri i nënës, për të cilën, vetëm pasi i bëra 10 vjet e mora vesh se kur është vrarë kishte qenë shtatëzënë. Fshihesha pas një guri, që ishte tek koka mamës, e me që më dukej se vezullonte, e përqafoja me gjtihë forcën që kisha, sepse edhe pse ishte gur, e ndjeja se po më fal dashuri nëne. Pasi ngopesha në përqafim me te, dhe lodhesha duke qarë, ikja për në shkollë, por gjithënjë duke u premtuar se do rikthehem edhe në ditët tjera”.

Liridona, Vaughan Smith e Julius Straus dhe Imer Deliu, autorët dhe protagonistët te “Rikthimi në Kosovë”, përmes ketij dokumentari po përpiqen të thonë, se dokumentimi dhe dënimi i gjenocidit serb, është jo vetëm fitorja përfundimtare ndaj ideologjisë nazi-fashite në vendin e origjinës në Serbi, por edhe pengesa kyçe për krijimin e “botës serbe”, e cila mund të jetë një nga krijesat më të frikshme të shekullit XXI, e cila, po pati fuqi, do të vë në pikëpyetje jo vetëm pajtimin dhe paqen shqiptaro-serbe, por edhe gjithë stabilitetin në rajon e më gjërë.