Tjera

Marin Mema: “Edhe 99 herë të rrëzohemi përsëri duhet të ringrihemi”

GËZUAR miq kudo jeni!
“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi”. ❤️ Petro Nini Luarasi
Me rradhët e këtij burri të madh, patrioti të kulluar, njeriu që dha shpirtin e zemrën për shqiptarinë , dua t’Ju uroj në këtë ditë të veçantë. Gëzuar Pashkët të dashur miq kudo ndodheni. ❤️
Ju uroj të gjithë mirësinë e dashurinë e botës, lumturinë e bekimin, ngrohtësinë e dritën, shëndetin e gjithçka Ju do zemra.
Ne gjurmët e patriotëve, rilindasve, njerëzve të mirë të këtij Kombi duhet të ecim çdo ditë. Të ruajmë respektin, vlerat, dashurinë, mirëkuptimin. Të lëmë mënjanë problemet, inatet, urrejtjen ! Ta duan më shumë njëri-tjetrin dhe të punojmë të gjithë bashkë për vendin tonë.
Të mos harrojmë rradhët e At Irakli Pyllit “ Unë besoj në Zot, në Abetare dhe Komb”.
Burra si Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Fan Noli, At Stath Melani e gjithë patriotët e rilindasit e tjerë duhet të jenë dritë për të ardhmen. Ata qëndruan të gjithë bashkë në ditë të bukura e të vështira, sepse në zemër kishin Kombin!
“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi”. Këto janë shpirti me të cilin duhet të ecim përpara ! ❤️