Politikë

Shemsi Reçica: Gjykata speciale dhe humbja e LDK – së në zgjedhjet 2021

Humbja kaq e thellë e LDK-së në Zgjedhjet 2021, jo vetëm në raport me LVV-në e Kurtit, por edhe në raport me PDK-në e Thaçit e të Veselit, pas goditjes së tyre nga SPECIALJA – është treguesi më i qartë i GJYNAHEVE të mëdha të Mustafës & CO, ndaj Kosovës e shqiptarëve, por edhe ndaj vetë LDK-së. Eksponentë të LDK-së, tash sa vjet, kanë shumëpritur, në heshtje, që pas arrestimit të krerëve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së, Thaçi e të tjerët, PDK-ja do të dobësohet e do të dëmtohet, në raport me LDK-në, ndërsa LDK-ja do të favorizohet e do të forcohet. në raport me PDK-në. Megjithëkëtë, dhe përkundër këtyre pritjeve, në Zgjedhjet 2021, të parat pas arrestimit të krerëve politikë dhe ushtarakë,të UÇK-së nga SPECIALJA, LDK-ja PËSOI humbjen më të madhe, GODITJEN më të rëndë, në historinë e saj, nga zgjedhësit e Kosovës, të cilët LDK-në e renditën PAS PDK-së. Humbja kaq e thellë e LDK-së në raport me PDK-në, në ditët më të rënda të kësaj të fundit, të goditur nga Specialja, është edhe një tregues i qartë i KATANDISJES së LDK-së, nga Mustafa & Co. Humbja e saj kaq e thellë, pra jo vetëm në raport me LVV-në e Kurtit, por edhe në raport me PDK-në e Thaçit e të Veselit, pas goditjes së tyre nga SPECIALJA – është tregues i qartë i GJYNAHEVE të mëdha të Mustafës & CO, ndaj Kosovës e shqiptarëve, por edhe ndaj vetë LDK-së. Këto gjynahe, prandaj, duhet të jenë në fokus të analizave “të thella“, të paralajmëruara nga Mustafa & CO, për shkaqet e rënies aq poshtë të LDK-së, në Zgjedhjet 2021.