Vështrim/Analizë

Sa jetë do ishin shpëtuar? U rekrutua nga serbët, ky është ushtaraku francez që spiunoi planet e NATO-s dhe vonoi 6 muaj bombardimin e Serbisë

24 Marsi 2024 është 25 vjetori i nisjes së fushatës Ajrore të US-NATO-GB për çlirimin e  nga makineria kriminale të Millosheviçit !

Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë filloi më 24 mars 1999/

Ky 24 mars shënon 25 vjetorin e kësaj date të rëndësishme në historinë e shqiptarëve.

Por sulmi mund të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane një gjeneralmajor serb, Jovan Millanoviç.

Qindra jetë do ishin shpëtuar, qindra gjymtime dhe përdhunime do ishin shmangur – nëse sulmi do ndodhte më herët.

Millanoviç, të cilin mediat e Beogradit e quajnë “Xhejms Bondi serb” është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s – raporton gazeta DITA.

Në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, Millanoviç thotë se më 1995 kishte detyrë të ishte spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë. Ai shkruan se i ishte ngarkuar detyra që të ndërtonte një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s.

Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.

“Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t’i jap detyra. Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat”, thotë Millanoviç, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është marrë më 12-13 tetor.

Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.

“I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri. Çfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t’i mbartja ato? Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e mbarta. Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd”, thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave u bë ripozicionimi i forcave serbe. Pas kësaj sulmi u shty për 6 muaj”.

Roli i shërbimeve sekrete franceze në ndihmë të Beogradit është evidentuar disa herë.

Publicistët Miranda Vickers dhe James Pettifer në botimet e tyre për Kosovën sjellë në shqip nga DITA e kanë konsideruar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha si “shumë të afërt me shërbimet franceze”.

Vetë Berisha ka një raport të komplikuar me Kosovën dhe ka patur deklarime dhe vepra të debatueshme në faza kyçe të historisë së saj.