-”Duhet t’ua themi hapur titisteve dhe agjenteve te tyre ne Kosove se shqiptaret jane vetem shqiptare, se ata nuk jane as albanci, as albaniec, as arnaute, as albane, as albaneze dhe as arbereshe. Dhe ne qofte se ata duan te dine se c’jane arbereshet, ne ua themi: ata kane qene shqiptare qe emigruan ne nje vend te huaj 500 vjet me pare, kurse shqiptaret e Kosoves kane lindur ne vendin e tyre dhe atje do te vdesin, se kete vend te tyre ua rrembyen serbomadhi dhe Kongresi famekeq i Berlinit dhe se, kete grabitje te tokave te Shqiperise nga shovinistet serbe, qe e mbeshteti dhe e mbrojti imperializmi boteror, titizmi kerkon te perjetesoje me cfaredo menyre, duke ua nderruar shqiptareve edhe emertimin e tyre.
-Prandaj akademizmat, sofizmat e te tjera manovra nuk kalojne dot ne popullin shqiptar te Kosoves dhe as qe mund te behet kurre ky serbizim i shqiptareve, sic eshte bere italianizimi i arberesheve, te cilet, me gjithe shekujt qe kane kaluar, nuk e kane harruar origjinen, traditat dhe zakonet e gjuhen e tyre.” (E.HOXHA,”Nje manover e ndyre antishqiptare e Titisteve dhe agjenteve te tyre.”)
-”…theksova se do të ishte antimarksiste dhe një tradhti kombëtare në qoftë se ne do ta neglizhonim faktin që në Jugosllavi jeton, në tokat e veta, një popullsi e madhe shqiptare, në goftë se nuk do të pyetnim për fatin e saj. Mbrojtjen e vëllezërve tanë kosovarë dhe të të drejtave të tyre ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë, gjithnjë, brenda normave ndërkornbëtare e njerëzore, brenda normave të fqinjësisë së mirë midis dy shteteve.” (E.HOXHA, ”Politika dhe qendrimet tona ne marredheniet shteterore me Jugosllavine dhe ne mbrojtje te vellezerve tane kosovare jane parimore, te vendosura dhe te pandryshueshme”)
-”Shqiptarët e Kosovës po luftojnë dhe duhet të luftojnë të bashkuar dhe në unitet, ndryshe i merr lumi. Serbi përpiqet dhe do të përpiqet t’i përçajë, pse e shikon se ata janë një forcë e madhe.” (E. HOXHA, ”Kriza e brendshme jugosllave” )
-”Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës duhet të kuptojnë mirë një gjë, që forcën ata e kanë vetëm në popull dhe jo në “famën personale”. Popullin ka frikë Titoja dhe jo personin me tituj e me nishane.
Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bien në provokacionet e serbëve, por të mbrojnë të drejtat e tyre dhe këto t’i mbrojnë tok me masat, të mos lejohen armiqtë të akuzojnë masat për “shovinizëm” kur ato janë në rrugë të drejtë dhe këta të mos e heqin veten si “prudentë e të zgjuar”, kur tërhiqen nga frika dhe IMO popullin në baltë të akuzohet dhe të merren masa kundër tij. Një udhëheqës i tillë nuk është i popullit, po i regjimit titist, ai sot është, nesër hidhet në baltë nga serbët si një leckë pa vlerë.
-Intelektualët dhe rinia në Kosovë luajnë dhe do të luajnë një rol të madh në mbajtjen gjallë të patriotizmit të kulluar shqiptar. Prandaj këtu duhet të përqëndrohen aktualisht përpjekjet, që kjo forcë e gjallë jetike të mos degjenerohet dhe të bëhet aleate dhe ndihmëse e një klase punëtore kosovare, që po ngrihet dhe po kalitet në luftë me titizmin revizionist dhe me shovinizmin serbomadh. (E. HOXHA, ”Turbullirat ne Kroaci dhe Kosove” )
”Populli kosovar, dhe kur themi kosovar ne kuptojmë gjithë vëllezërit tanë, shqiptarët, që rrojnë në trojet e veta në Jugosllavi, është i mrekullueshëm, si i gjithë populli ynë. Ne këndej e kemi për detyrë të luftojmë e të bëjmë sakrifica për të, të bëjmë një politikë të zgjuar e të vendosur, që, duke mbrojtur si sytë e ballit Republikën Popullore të Shqipërisë, të luftojmë edhe për të gjitha të drejtat e popullit të Kosovës. Por ai e di se jetën e ka me Shqipërinë. Se kur do të realizohet kjo, është tjetër çështje, duhen mend, politikë e urtë, trimëri, vendosmëri dhe pjekuri në situatat që krijohen dhe për shfrytëzimin e tyre. Veçanërisht rol të madh do të luajë vetë populli i Kosovës dhe udhëheqësit e shëndoshë të tij.
-Në qoftë se udhëheqësit shqiptarë të Kosovës lidhen ngushtë me masat e popullit, në qoftë se zemra dhe pulsi i tyre rrahin njësoj me ato të popullit, në rast se ata i studiojnë situatat dhe i zgjidhin problemet në rrugën marksiste-leniniste, pavarësisht nga regjimi titist që sundon atje, pavarësisht se formalisht bëjnë pjesë në një parti revizioniste, siç është LKJ, punët për popullin e Kosovës mund të shkojnë duke u konsolidaar, në favor të tij. Kjo mund të duket si një gjendje kontradiktore, por është dialektike. U duhet adaptuar situatave që të luftohet për krijimin e situatave më të mira, duhet bazuar në të drejtat e fituara për të fituar të reja, duhet të bësh të gjitha sforcot që të përfitosh sa më shumë nga situatat legale që paraqiten, për të forcuar pozitat e fituara.
Duhet të dish e të mësosh për të qenë “i lakueshëm” kur duhet, pa bërë lëshime parimore, s’duhet humbur çdo gjë e fituar për të arritur diçka të parëndësishme, duhet me qenë gjakftohtë në veprime për kauzën e madhe të popullit dhe në këtë kohë ndjenjat e zemrës për popullin të jenë të zjarrta.” (E. HOXHA, ”Pse ky interesim i titisteve per Kosoven”)
”Dy rrugë paraqiten: o të punosh në ilegalitet dhe të krijosh një pushtet dhe një parti ilegale, ose të pranosh statukuonë aktuale, të futesh brenda dhe, duke përfituar nga demagogjia e tyre, ta marrësh kalanë nga brenda dhe pastaj të bësh spastrimet.
Që të dy variantet lypin njerëz të sprovuar, që t’i njohin mirë situatat dhe të dinë të veprojnë dhe të manovrojnë me shkathtësi.
– Ata duhet të mbështeten te populli, të mos bien në pozita shoviniste, të mbështeten edhe në orientimet e PPSH, të studiojnë me vëmendje materialet e saj. A ka udhëheqës të tillë? Mund të ketë, nuk dimë, pavarësisht nga gabimet që mund të kenë bërë. Dhe në mos ka sot, lufta do të krijojë të tillë. Kosovarët janë shumë të zgjuar, trima dhe patriotë, ata janë dhe do të bëhen edhe marksistë-leninistë të vërtetë. Ky është besimi dhe bindja ime e plotë dhe e patundur.
-Udhëheqja kosovare, e mbështetur dhe e lidhur me popullin, duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që të zhvillojë arsimin dhe kulturën kombëtare në masa, të forcojë sidomos mësimin e gjuhës shqipe dhe historinë e popullit shqiptar. Veçanërisht ata, pa e ndarë atë nga luftërat e përpjekjet e popullit shqiptar të RP të Shqipërisë për liri dhe pavarësi, duhet të zhvillojnë dhe t’i mësojnë popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi historinë e luftërave dhe të kryengritjeve të tyre kundër turqve dhe serbo-malazezëve. Për këta të fundit, natyrisht, duhet të atakojnë idenë shtypëse, barbare, antishqiptare të serbomëdhenjve, të kralëve të Beogradit dhe të Cetinës, brenda kuadrit historik dhe pa rënë në shovinizëm. Kjo është një punë delikate, por është e domosdoshme që të preket prej tyre.” (-PO ATY)
-”Ne i kuptojme pozitat delikate te gazetes “Rilindja”, deri diku edhe te udheheqjes shqiptare kosovare, ne pergjithesi. Por per sa i perket kesaj udheheqjeje, realiteti nuk eshte se ata s’kane si bejne ndryshe. Udheheqesit shqiptare te Kosoves jane titiste, kane bindje titiste dhe e mbrojne ate qe thone se “cdo gje qe kemi fituar, e kemi fituar ne saje te Titos”. Natyrisht, ne saje te Titos populli i Kosoves u vra, u shtyp, u persekutua, u debua ne Turqi dhe po debohet edhe sot e kesaj dite nga vendi i tij ne emigracion.
-Udheheqja shqiptare kosovare nuk kupton ose nuk deshiron te kuptoje se gjendja e sotme ne Kosove nuk u detyrohet “deshirave e qellimeve te mira” te Titos, po rrethanave katastrofike qe krijoi ai, krizes se madhe nga e cila vuan Jugosllavia. Ne keto kushte te veshtira per te, Tito kapitalisti preferon heperhe t’i kete shqiptaret e Kosoves me mire “miq”, sesa armiq. Por Titoja popullin shqiptar te Kosoves nuk do ta kete kurre mik. Miq ai do te kete ne Kosove disa individe shqiptare, te cilet i ka duanxhinjte e tij dhe servile njekohesisht. Me anen e tyre mendon Titoja te genjeje kosovaret.
-Eshte pra per kete arsye, dhe kjo shpreh pikepamjen servile te udheheqjes kosovare, kur na thone ne “Rilindje” se “kur atakohet Titoja, atakohen shqiptaret e Kosoves”. Na marrshin te keqen e shqiptareve te Kosoves dhe tonen. As ne, as kosovaret, nuk kemi dert dhe s’duam t’ia dime nga te pelliturit e titisteve shqiptare. Keta kujtojne se do te na frikesojne dhe do te na imponojne pikepamjet e tyre revizioniste dhe antishqiptare. Edhe ne Kosove, me siguri, artikulli i “Rilindjes” ka bere efektin e kundert te asaj qe priste udheheqja kosovare.
-Keta udheheqes titiste kosovare mendojne se, edhe pas zhdukjes se Titos, gjendja e tyre, pale e Kosoves dhe e popullit te saj, do te vazhdoje te jete “e favorshme”. Ata mendojne se kjo udheheqje e stisur nga Titoja, ne momente krize, do te vazhdoje te dominoje dhe te udheheqe Jugosllavine jashte dhe ne kundershtim me rivalitetet e klaneve te ndryshme kapitaliste, jashte rivaliteteve nacionaliste, aq shume te acaruara qysh tash, pse ato jane pjelle e regjimit kapitalist titist. Pas Titos keto rivalitete nacionaliste do te behen politika dominuese ne Jugosllavine postitiste.” (E. HOXHA, ”Populli kosovar nuk do te jete kurre mik i titisteve”)
”…populli i Kosoves dhe njerezit e pjekur dhe politik te tij, jo vetem qe nuk duhet te genjehen nga demagogjia titiste, por duhet te perfitojne. Si? Te ngrihen me arme? Ky do te jete nje gabim fatal dhe nje gje e tille s’mund te kete sukses, pa e pergatitur kete shume kohe me pare. Per lufte s’mjafton vetem guximi dhe trimeria individuale. Revolucioni eshte nje ceshtje nga me seriozet, me seriozja dhe ai pergatitet, pastaj shperthen, ai piqet, pastaj behet. Nuk mund te shkohet nga parimi i gabuar antimarksist se “meqe shqiptaret e Kosoves jane kunder serbeve” kryengritja do te marre zjarr dhe do te kete sukses. Ne kete rruge do te kete disfate.
-Lufta e armatosur ne Jugosllavi duhet te jete njekohesisht dhe kryesisht kunder regjimit reaksionar titist. Kjo s’mund te behet pa popujt e Jugosllavise dhe pa vellazerim me ta, pavaresisht se kush e jep sinjalin, shqiptaret, serbet, malazezet apo kroatet, dhe natyrisht flas kurdohere per kryengritesit revolucionare, dhe jo per rankovicistet e te tjere, qe edhe keta mund te dalin ne mal dhe te luftojne per qellimet qe dime.
“Lufta e izoluar e Shqiperise” me nje Jugosllavi te tille, eshte vetevrasje.
Aktualisht ceshtja per kosovaret vihet qe te pergatiten, te perfitojne nga kjo situate, per te forcuar pozitat ne vend, per te kerkuar me kembengulje te drejta demokratike legale me te medha, per t’i konsoliduar keto te drejta dhe te gjitha keto te sherbejne si njefare baze per pergatitjen e pergjithshme e te shumanshme. Udheheqesit shqiptare ne Kosove, megjithese jane te komprometuar dhe, kush me shume e kush me pak, jane te shitur te titizmi, ata prapeseprape jane shqiptare, por shoviniste shqiptare, plus dhe revizioniste. Atyre nuk duhet me u pase besim, por duhet me u gjete pikat e dobeta (jo ne rruge agjenturore, po politike) qe te lekunden, dhe qofte edhe jashte vullnetit e deshires se tyre te lejojne nga zori, dhe ne rruge legale, forcimin e pozitave te shqiptareve ne Kosove e ne viset e tjera shqiptare. Por qe te behet nje pune e tille, per ta shtrydhur limonin e per ta flakur tej, duhen njerez te qarte politikisht dhe te vendosur ideologjikisht ne rrugen marksiste-leniniste. Keta njerez ne Kosove duhet te dalin nga populli, nga revolucioni, se, me sa dime ne, dhe ne dime shume pak, te gatshem nuk gjenden.
-Por zhvillimi progresiv, revolucionar do te beje te sajen, medoemos do te çaje rrugen dhe do te shembe pengesat.
Ne do te ndihmojme me luften tone te drejte vellezerit tane kosovare dhe gjithe popujt vellezer te Jugosllavise.” (E.HOXHA, ”Kosova eshte shqiptare mbetet Shqiptare dhe i perket Shqiperise.