Tjera

Xhevat Hasani: Nderim për Medlin Olbrajtin

Homazh respekti për ish-Sekretarën e Shtetit Madeleine Albright

Sot me 23 mars të vitit 2022 mbylli sytë ish-Sekretarja e SHBA-ve, gruaja e madhe e botës, që bashkë ish-Persidentin amerikan Bill Clinton dhe me personalitete tjera amerikane dhe botërore, në pranverën e vitit 1999 i shpetuan shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi serb.

Lajmi për vdekjen e ish-Sekretarës SHBA-ve z. Madeleine Albright, do të duhej të ishte një lajm trondites për të gjithë njerëzit progresit dhe liridashës në Botë. Por, lajmi për vdekjen e saj në radhë të parë do të duhej të ishte tronditës për të gjithë shqiptarët në viset e tyre në Ballkan dhe sidomos për shqiptarët e Kosovës. Arsyet për këtë dihen: z. Albright ka qenë sekretare e shtetit amerikan, pikërisht derisa Serbia po kryente gjenocid dhe spastrim etnik masiv të shqiptarëve nga Kosova. Albrigt gjenocidit dhe pastrimi etnik të shqiptarëve të Kosovës me idealet e saj demokratike dhe liridashëse për të gjithë njerëzit në botë, si askushtjetër i ka dal përpara dhe i ka thënë STOP!

Goditja e caqeve ushtarake të Serbisë në Kosovë dhe në Serbi nga NATO-ja, për shpetimin e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb, në masë të madhe ka qenë meritë e z. Albright. Kombi shqiptar nuk është një komb bukë-shkal që i respekton miqtë e tij vetëm kur është në rrezik. Ai ka ditur dhe di t`i respektoj dhe t`i kujtoj miqt e tij edhe në kohë lirie e paqe për jetë e motë. Prandaj do të doja që Kosova ish-Sekretarën e SHBA-ve Albright, ta kujtoj me respekt e dinjitet në seancën më të afërt parlamentare që do ta ketë. Kosova duke e kujtuar dhe repektuar z. Albrght,  ajo ndër të tjera tregon se vërtet po bëhet shtet. Ai komb që nuk i nderon dhe respkton miqtë, ska dyshim se herët a vonë e pëson nga armiqtë. Historia është mësuesja e jetës!