Prishtinë, 9 qershor 2014 (ripublikim)
Sot lexova diku një koment për votat e NISMA – s për Kosovën në Skenderaj dhe “humbjen” e familjes JASHARI, e cila, sipas këtij shkruesi të mjerë, e paska përkrahur këtë subjekt, por paska humbur me gjithë të!?… Nuk po zgjatem shumë, veç dashta të sjellë në vëmendjen e këtyre gazetarucve dhe të çdo shqiptari se Familja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk mund të peshohet as me votat e krejt shqiptarëve e lëre më votat e Skenderajt… Me vota kjo FAMILJE ishte “mundur” edhe para Lufte, kur shqiptarët tanë të mashtruar votonin 99% për paqe, dialog dhe mirëkuptim (tolerancë) me Sërbinë pushtuese dhe me forcat e saj terroriste… Ishte Adem Jashari shqiptari që vetëm me familjen, farefisin dhe një grusht bashkëluftëtarësh, të drejtuar nga një organizatë çlirimtare (LPK-UCK), i shpalli luftë, luftoi dhe fitoi kundër Serbisë dhe forcave të saj gjenocidiste, fitoi edhe kundër sahanlëpirësve dhe kolaboracionistëve të pushtuesit… Prandaj, ju njerëz të vegjël (të padukshëm…) mos e bëni Familjen JASHARI pjesë të fushatave tuaja denigruese për pak para që merrni nga “bosët” tuaj…! Familja JASHARI është fituese dhe përjetë faqebardhë para kombit, para Shqipërisë sonë dhe para krejt njerëzimit… Përpjekja, qëndresa, lufta, rënia dhe gjaku i Adem Jasharit dhe i familjes së Tij janë në themelet e lirisë sonë dhe të mbarë Shqipërisë, janë edhe në themelet e të drejtës sonë për t’u organizuar lirisht në parti politike dhe për të mbajtur zgjedhje e për të votuar pa frikën e shkaut, janë edhe në themele të ribashkimit të Shqipërisë…