Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: EDHE PAS 17 VITESH PRISHTINA PA PËRMENDOREN E KOMANDANTIT LEGJENDAR-ADEM JASHARI

EDHE PAS 17 VITESH PRISHTINA PA PERMENDOREN E KOMANDANTIT LEGJENDAR-ADEM JASHARIT
Prishtinë, 7 Mars 2015
Perpjekja, qendresa, lufta dhe renia e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, dhe e Familjes se Madhe JASHARI e bene Prekazin nje vend pelegrinazhi per mbare kombin shqiptar dhe per njerezimin qe nderon vleren universale, LIRINE… Kruja dhe Prekazi sot jane vendet me te shenjta per shqiptaret e cilesdo fe, ide, parti, ideologji apo krahine…
Ne kete vend te shenjte po shkojne edhe hipokritet, profiteret, uzurpatoret, trafikantet, matrapazet, tregtaret e flamujve dhe mashtruesit e te gjitha ngjyrave, qe kane kapur shtetin dhe po ia marrin frymen Kosoves shqiptare… Kete kategori shqiptaresh i pame edhe sivjet duke vendosur lule te varri i Komandantit Legjendar, Adem JASHARI, dhe te varrezat e JASHAREVE ne Prekazin e shenjte per cdo shqiptar…!! Keta hipokrite e mashtruese te veshur me pushtetin e grabitur dhe te uzurpuar bene edhe deklarata te “forta” per perkushtimin, guximin, heroizmin, lavdine, atdhedashurine e Adem Jasharit dhe te bashkeluftetareve te tij…!! “Shembull i pekushtimit, flijimit dhe atdhedashurise…, shembull se si duhet Kosova…”, po thonin ata para kamerave!! Jane, pikerisht soji i ketyre qe “lavderojne” atdhedashurine, heroizmin, luften dhe flijimin e Komandantit Legjendar, te Familjes se Madhe JASHARI dhe te bashkeluftetareve te Komnadantit Legjendar, por nuk e duan shqiptarine e Komandantit Legjendar, nuk e duan (e perbuzin…) Flamurin dhe Himnin per te cilin Ai u perpoq, qendroi, luftoi dhe ra si askush tjeter ne fushen e nderit, te heroizmit dhe te lavdise shqiptare…!! Jane keta hipokrite e matrapaze qe i thurrin “himne” Komandantit Legjendar, por qe nuk e duan dhe nuk e mbrojne lirine e Kosoves (po e hane perdite nga pak…), per te cilen Adem Jashari, Familja e tij, bashkeluftetaret, UCK-ja dhe kombi shqiptar u perpoqen, qendruan, luftuan dhe flijuan shume…!! Jane pikerisht keta perfituese te luftes, jane edhe keta sabotuese te luftes per clirimin e Kosoves, jane keta uzurpatore dhe tregtare flamujsh, te bashkuar si asnjehere me pare, qe po perpiqen me te gjitha format, menyrat dhe mjetet qe disponojne (duke bashkepunuar edhe me te huajt…) per ta “kosovarizuar” (deshqiptarizuar) Kosoven e Shqqiperise dh per ta zhvleresuar dhe perbaltur Luften Clirimtare te Komandantit Legjendar, te UCK-se dhe te kombit shqiptar…!! Jane keta, soji dhe sorollopi i tyre, qe po perpiqen me te gjitha fuqite e tyre qe ta “zhveshin” dhe privojne popullin shqiptar ne Kosove nga vlerat e tij kombetare, nga simbolet e tij, nga historia dhe nga trashegimia kulturore e historike…!! Madje, keta profitere te luftes dhe aleatet e tyre (sabotuesit e perpjekjeve dhe te luftes per clirimin e Kosoves) jane angazhuar, permes “akademise” se tyre dhe “akademikeve” me shpirt, mendje (ndoshta edhe gjak…) e shkolle filojugosllave, edhe per krijimin e nje gjuhe te re, gjuhes “kosovare”…!! Jane keta qe Kosoven e cliruar me perpjekjet, luften dhe gjakun e Komandantit Legjendar, te UCK-se dhe te kombit shqiptar po e lidhin fort e me forte me Serbine neofashiste…!! Jane keta profitere e sabotuese te luftes per liri qe po i bejne rrush e kumbulla pasurite e Kosoves, te cilat Adem Jashari dhe UCK-ja i donin dhe luftonin qe t’ia kthenin popullit shqiptar te Kosoves…!!
Jane, keta (aleanca e profitereve dhe e sabotuesve te luftes per clirimin e Kosoves…), qe nuk lejuan deri sot te ngritet permendorja (monumenti=mani men) e komandantit Legjendar, Adem Jashari, ne Prishtine…!! Lulet dhe deklaratate e tyre per Komandantin Legjendar jane per nevojat e tyre politike-partiake dhe per ta mbajtur me lehte pushtetin dhe shtetin qe e kane kapur dhe po ia marrin frymen ketij populli! Jane keta, profitere e sabotuese te luftes per liri, qe nuk kane lejuar deri sot te behen ne Prishtine permendoret e Heronjve te Kombit: Rexhep Males e Nuhi Berishes, Afrim Zhitise e Fahri Fazliut dhe permendorja e Bajram Bahtirit! I vecova keta pese heronj, sepse rane ne Prishtine duke qendruar dhe duke luftuar me arme ne dore ne nje kohe qe dikush as endrra per lirine e Kosoves nuk donte dhe nuk guxonte me pa, sepse fatin e Kosoves e shikonin te lidhur perjetesisht me Jugoserbine…!! Eshte soji dhe pjella e tyre qe ngriten permendoren e I. Rugoves ne Perishtine, permendoren e atij qe jo vetem nuk beri asgje per lirine e Kosoves, por ishte dhe mbeti kryesabotuesi i lirise se Kosoves…!!
Komuna dhe Kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti, duhet ta marrin persiper, ta nisin dhe ta ndertojne permendoren e Komandantit Legjendar ne Prishtine dhe permendoret e heronjve tjere te kombit… Permendorja e Komandantit Legjendar ne Prishtine duhet te jete me e madhja (ne permasa—), me madheshtorja dhe me e realizueshmja artistikisht… Duhet te jete si vet Adem JASHARI dhe Heroizmi i Tij, si vete ideali i Lirise dhe bashkimit te Shqiperise…