Popujt dhe kombet kanë prioritetet e tyre specifike në kohë dhe hapësirë. Këto prioritete i imponon gjendja shoqërore, politike dhe rrthanat historike. Për shqiptarët, si komb, aktualisht veçoj tri prioritete më të domosdoshme, me të cilat duhet të merren dy shtetet tona shqiptare urgjentisht.
I pari është çështja e sigurisë kombëtare. Ky komponent është tepër i rëndësishëm. Zhvillimet, jo vetëm këto të fundit në Ukrainë por, para së gjithash, duke pasur parasysh se dy fqinjtë e kombit tonë: Greqia dhe Serbia (e para anëtare e NATO-s) historikisht kanë pasur qëndrim armiqësor ndaj kombit tonë. Prandaj, kur kemi parasysh se Shqipëria, ndonëse anëtare e NATO-s, nuk shquhet për një ushtri relativisht të konsoliduar, çfarë e kërkon situata jo edhe aq miqësore, sidomos e fqinjit të saj jugor, lë shumë për të dëshiruar. Siguria e Kosovës, që aktualisht mbikëqyret nga misioni i NATO-s (me siglën e KFOR-it dhe me mandat të OKB – së), varet kryesisht nga prania ndërkombëtare, por kjo nuk nënkupton siguri absolute karshi armatosjes së paparë të Serbisë…