Vështrim/Analizë

Prof. dr. Izet Ibrahimi: Gazi natyror si burim sigurie e diversiteti për furnizim me energji dhe si armë për t’u rikthyer te lufta e ftohtë

Gazi natyror në mes resursit për përmirësimin e sigurisë dhe diversitetit të furnizimit me energji dhe armës për rikthimin e luftës së ftohtë

 

Me “Rrjedhën Veriore 2” që nuk është vënë ende në punë, Rusia është gjithsesi furnizuesja kryesore e gazit në Evropë, dhe përbën 41 % të importeve të saj. Kështu që edhe është logjike të mendohet se Putini po e sheh këtë si një mundësi të rrallë për të ushtruar një ndikim të rëndësishëm politiko-ekonomik.

Gazi natyror zë 23% të burimeve energjetike në botë. Kërkesa në botë për gazin natyror rezulton në rritje me ritme shumë më të shpejta se sa kërkesa për naftë dhe burime të tjera të energjisë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës, deri në vitin 2018 kërkesat vjetore për gaz natyror janë rritur për më shumë se 16%, duke arritur vëllimin prej 4 trilionë m3. Sipas këtyre trendeve në një të ardhme të afërt gazi natyror mund të tjekalojë naftën, në furnizimin me energji të uzinave, amvsirisë si dhe në përdorimin si karburant për makinat. Arsyeja është se ekziston një varësi e madhe nga nafta anembanë botës, e cila  eshtë bërë edhe e shtrenjtë dhe me trende në zvoglim të platformave tradicionale apo rënie të rezervave dhe të cilësisë. Ndërsa, për dallim prej naftës, rezervat e gazit natyror në botë janë bukur stabile dhe pothuajse të mjaftueshme për të mbuluar konsumin aktual. Këto rezerva ndodhen të shpërndara në të gjitha kontinentet, ku Rusia, Irani, Katari dhe Turkmenistani disponojnë rreth 65% të të gjitha rezervave të njohura të gazit natyror deri më tani. Rusia, Irani, Katari dhe Turkmenistani disponojnë së bashku 125 trilion m3 gaz, kurse vetëm Rusia disponon 49 trilion m3. Ndërsa Katari, një shtet i vogël, fle mbi rezerva të barasvlefshme me 17 trilion m3.

Megjithatë, siç thoshte dikur Shiroka, e bukura ka edhe anën që vret. Kjo shperfaqet te thellimi i antagoizmave ne mes Rusisë dhe SHBA –BE, lidhur me konceptin e “Korridorit Jugor” dhe paltformës së Kryetarit Putin. Koncepti “Korridori Jugor” lindi nga nevoja e BE-së për diversifikimin e burimeve të enrgjisë,  zgjerimin e bashkëpunimit energjetik, uljen e varësisë nga importet e gazit rus dhe krijimin e një tregu energjie të integruar e konkurrues.  Ndërsa platforma e shefit te Kremlinit mori mbështetje në Samitin e vendeve eksportuese të gazit, të mbajtur më 2 korrik 2013, ku shtetet e “Forumit eksportues”, vendosën të kenë qëndrime të përbashkëta për  përpunimin e një qëndrimi solidar për çështjet që kanë të bëjnë me çmimet e gazit dhe që të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës së transportit të gazit, por edhe në rritjen e sigurisë së furnizimeve. Pra, që nga 2009 dhe 2013, që të dy këto formulime, janë paralajmërim, se bota po i afrohet epokës së nje lufte të ftohtë dhe të dy krahët, tubacionet e furnizimit me gaz i kanë shëndrruar në armë të fuqishme gjeostrategjike.

Përderisa Bashkimi Evropian insistonte në reformën e tregut të energjisë mbi parimet e “Paketës së Tretë… “, e cila nënkupton ndarjen e biznesit të shitjes dhe transportimit të burimeve të energjisë, Rusia kërkonte modelin e kontratave afatgjata dhe mbronte konceptin për mosndarjen e biznesit të shitjes dhe shperndrajes – transportit të gazit. Ky debat, i cili arriti pikun, pak para pushtimit të Krimes dhe kur Rusia fillimisht kërkoi nga Ukraina rritjen e çmimit të gazit. Kjo rritje e çmimit të gazit shkaktoi rrënimin e sistemit financiar të Ukrainës. Kurse më vonë Rusia i ofroi një çmim më të ulët të gazit për Ukrainën vetëm që të tërhiqej nga afërsia me Bashkimin Evropian. Pra, ky nuk ishte debat i thjesht “gypash”, por njëra nga betejat më të ashpra gjeopolitike në mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve. Pushtimi i Krimes dhe paralajmërimet ruse për pushtimin përfundimtar të Ukrainës, në njërën anë, si dhe kërcnimet me saksione nga ana BE-së dhe ShBA-së, në anen tjeter, dëshmojnë se për Evropën, Ukraina ka një rëndësi të veçantë pasi që është një lokacion transit për energjinë. Ku nga e gjithë sasia e gazit të importuar, 25% e të cilit në Evropë vjen nga Rusia, dhe ku 80% e tij kalon nëpër Bjellorusi dhe Ukrainë. Po ashtu, roli i Ukrainës si vend transit energjetik është i rëndësishëm edhe për Rusinë, ngase 2/3 e të ardhurave të Gazpromit deri para disa viteve vinin nga shitjet e gazit që kalonte nëpër Ukrainë. Nga e cila sasi Ukraina çdo vit përfitonte përafërsisht 100 milion dollarë nga taksat e transitit të gazit natyror. Mirëpo, interesat ruse në Ukrainë nuk ndalen vetëm në aspektet ekonomike, ato janë edhe më të mëdha se sa ato Evropiane. Ukraina për Rusinë është e rëndësishme edhe për aspektet ushtarake. Rusia për gjatë gjithë historisë së saj ka punuar që qytetin bregdetar të Sevastopolit, të jetë jo vetëm i populluar me mbi 70% me banorë rus, por edhe të instalon bazën më të fuqishme të saj. Është e mundur që Rusia më shumë se për pushtimin klasik të Ukrainës është e interesuar për “pushtimin e moderuar të Evropës” përmes zgjerimit të rrjetit të gazit, nga një degëzim jugu, e që pretendon të degëzoj gazin e saj në rajonin e Ballkanit, duke anashkaluar Ukrainën. Kjo  platformë e Putinit, do të kalonte nga Deti i Zi për të dal në Ballkan drejt Hungarisë dhe Austrisë dhe në Greqi drejt Italisë si dhe të rrisë kapacitet e tubacineve përmes “Rrjedhës Veriore 2”, e cila një pjesë e gazit do ta dërgoj në Republikën Çeke, tjetrën në Gjermani, Sllovaki, Hungari, por Ukraina dhe Rumania do të jenë të fundit në radhë. Kjo do të minimizonte rolin e gazsjellësit TAP-pjesë e koncepti “Rrjedha Jugore” dhe në të njetën kohë do t’i krijonte favore Gazpromit rus për furnizim edhe të Ballkanit Përendimor.

Përderisa Blinken “Rrjedhën Veriore 2”, e quajti një projekt gjeopolitik rus, në të njetën kohë Joe Biden ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen në funksionim të këtij gazjesllësit nëse Rusia pushton Ukrainën, mund të vlërsohet si çështje shumë më serioze se sa një krizë enrgjetike.

Shtrohet pytja, pse ka arritur deri në këtë nivel anatagonizmi Rusi- SHBA?

  • Nëse analiza bëhet nga konteksti i sigurisë së furnizimit më resurse energjetike, atëhere mund të thuhet se, funksionalizimi i “Rrjedhws Veriore 2”, pa një marrëveshje kompromisi, Ukrainës do t’i krijoj deficit gazi për 10 deri në 15 miliardë metra kub, gjegjësisht, 1/3 e nevojave të importit për në vendet e BE-së. Nëqoftëse kjo ndodh, atëhere Ukraina do të detyrohet t’i kthehet Rusisë dhe ta lusë për sasi shtesë të gazit, sepse prodhimi i saj është i kufizuar dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar këtë burim energjie mjaftueshëm as për nevojat e veta.
  • Ndrësa analiza bëhet nga aspekti i sigurisë, funksionalizimi i “Rrjedhws Veriore 2”, ka implikime të mëdha. Mos të harrojmë se marrëveshja e vitit 2010, ka detyruar Ukrainën t’i dorëzonte bazën e saj detare në Krime Rusisë, në këmbim të një çmimi më të ulët të gazit.

Nuk po aludoj në atë se BE, e përçarë dhe SHBA e tejzënë me probleme tjera në botë do ta dorëzojnë Ukrainën tek Rusia, por përvojat e dhjetë viteve të fundit kanë deshmuar se gjërat kanë lëvizur në drejtime favorizuese për Rusinë. Pra, kriza e furnizimit me gaz është problem sigurie, numër një, sepse përveç që do të kthente prapa tregun evropian (në kontrata aftagjata), pra në një regres për të paktën për 12 vite, kjo njëkohësisht do të shënonte pikun e antagonizmave gjeostrategjik. Sepse, sapo “Rrjedha Veriore 2” të vihet në punë, rusët do të riorientojnë të gjithë gazin në këtë rrjedhë, ku me ç’rast, Ukrania dhe koncepti “Korridori Jugor” përveç që do të përjetonin goditjen më rrënuese të mundshme, njëkohësisht kjo do të nxiste përçarjen në mes antarëve të BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Kujtojeni, rastin me Hungarinë, më 1 tetor, kur rusët e ndryshuan transitin përmes Ukrainës në Hungari, me ndihmën e Rrjedhës Turke. Ndrësa përmes “Rrjedhës Veriore 2”, e cila po cilësohet si Rrjedhë Gjermane, ekziston një rrezik real, që në mungesë të transitit ukrainas, shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore mund të mos kenë qasje në gaz. Në këtë kuptim, nëse SHBA-ja dhe Gjermania nuk kriojnë një alenacë të qartë mbështetjeje për Ukrainën, atëherë më seriozisht se kurrë është e rrezikuar jo vetëm siguria e Ukrainës, por edhe siguria e Evropës Lindore.