Vështrim/Analizë

Mehmet Bislimi: Millesh Kopili – Kopiliqi (1374 – 1389)

Millesh Kopili – Kopiliqi
( 1347 – 1389)
Kufiri mes mitologjisë dhe historisë, shumë herë, figura të caktuara i ka lënë mes mitit dhe
realitetit. Këtë kufi, as sot, shkenca bashkëkohore nuk ka arritur ta zhbëj argumentueshëm, në
mënyrë që figurat e caktuara mitik t’i vendosi në rrafshin e historisë dhe me këmbë në tokë.
Koj dukuri, nuk është handikap vetëm tek ne shqiptarët, por edhe tek të gjithë popujt e botës,
të cilët bëmat madhore të figurave të tyre mitike, nuk kanë mundur t’i  përcaktojnë qartë në
kohë e hapësirë, përderisa mungojnë shënime, dokumente dhe kronik të kohës.
Këto bëma madhore, që popujt i kanë ruajtur në kujtesën e tyre, bartur me besnikëri nga brezi
në brez, natyrisht herë- herë të hiperbolizuara dhe herë- herë të mjegulluara, kërkojnë një
shtjellimi adekuat të epokave mitologjike, qasje shkencore kjo, që mungon edhe sot tek ne
shqiptarët, me aq sa kemi lexuar për Gjergj Elez Aliun, Doruntinën, Rozafën, Urën e shenjët e
tjera. Kjo mungesë faktesh shkencore për figurat mitike, nuk kursen as Persët, as Romakët, as
Grekët, as Allamanët, as Azurët, as Galët, as Valetët, as Ilirët- përkatësisht pasuesit e këtyre
etnive.
Bie fjala; tek Zviceranët, miti për Wilhelm Telin, ruhet edhe sot e kësaj dite në të dhënat e
tyre historike si: “ Die Alte Eidgenosenschaft”,  “ Gründungsmythen” etj. ku ishte bërë
aleanca- lidhja- Bündnis, mes Kantoneve Uri, Schwyz dhe Unterwalden, për të kundërshtuar
të plotfuqishmit e kohës së Habsburgve, që sundoni në kohën: Römisch- Deutschen Reich,
Perandoria Romake- Gjermane. Marrëveshja mes këtyre tri Kantoneve për të kundërshtuar
Habsburgët, ishte bërë me 1 gusht 1291, që shënohet edhe sot si dita kombëtare e Zvicrës.
Më pastaj, Mythos von “Rütlischwur”, ku sunduesit Habsburg, shfrytëzonin dhe nënshtronin
fshatarët e atyre rretheve. Në vazhdim, Wilhelm Telli, nuk ishte përkulur dhe nuk kishte
përshëndetur një kapelë-leckë të Habsburgve, duke e ruajtur kështu krenarinë e vet!
Der Herrscher Gessler- Sundimtari Gessler, njëri nga më gjakpirësit e Habsburgve, në shenjë
hakmarrje, ia kishte vënë një mollë mbi kokë të birit të Wilhelm Tellit, dhe e kishte urdhëruar
që ta qëllonte me heshtë!… Nëse do të dështonte, do ta godiste të birin në kokë, nëse do të
godiste mollën, do t’i falej jeta- kështu i kishte premtuar Herrscher Gessler, Wilhelm Tellit!
Wilhelm Tell, para kësaj sprove të madhe, në mënyrë precize, kishte goditur mollën mbi
kokën e të birit të vet!,  por gjakpirësi, Gessler,  prapë së prapë, nuk ia kishte falur Tellin! Kjo
ndodhi, që përplasjet e furishme mes realitetit dhe miteve edhe sot, në tërë Confederatën
Helvetike- CH, ruhet me plot fanatizëm. Janë qindra rrugë, godina, sheshe, male, institucione,
pije të ndryshme, burime uji, Kështjella, klube sportive etj, që emrin Wilhelm Tell e mbajnë
me respekt e krenari.
Adhurimi ynë nëpër kohë që haset kudo:
Ne, mitet i duam, dhe i kultivojmë po me aq fanatizëm, ani pse nuk kemi edhe gjithaq
dokumente e kronika të shkruara të kohës. Bie fjala: Miti për Doruntinën, Rozafen, Arbërin,
Urën e Shenjt e të tjera, që janë përcjellë besnikërisht nder brezni. Këto mite i mbajmë dhe
shënojmë me krenari, kemi me dhjetëra sheshe, Kala, klube, Shoqata, grupime kulturore
gjithë hapësirës sonë shqiptare etj. që mbajnë emrin e tyre, dhe kjo është e mrekullueshme që
pasuron kulturën shqiptare gjithandej.

Paradoksi tjetër, që haset po ashtu kudo nëpër kohë, të vë para përgjegjësisë:
Ne, nuk respektojmë në nivelin e prekshëm, figurat tona me peshë kyçe në kohërat më të
rëndësishme, që i dhanë kahen e duhur historisë dhe etnisë sonë shqiptare në Ballkan. Figurat
historike këto, siç është ajo e Millesh (Nikollë) Kopilit- Kopiliqit, e cila as gjëkundi në trevat
shqiptare- gjithandej, nuk u përjetësua në nivelin e duhur?!
Millesh (Nikollë) Kopili- Kopiliqi, para së gjithash është figurë historike, me ëmë e at, me
grua e fëmijë, me farë e fis e katund, ishte Kopiliqas, nipash i Likocit. Millesh Kopili, vdiq
vetëm 16 vite para së të lindte Gjergj Kastrioti ynë i madh!, Milleshi, ishte bashkë-kohanik e
bashkëluftëtar me Kastriotët, Arianitët, Dukagjinët etj. me të cilët edhe kishin mbajtur
Kuvende burrash për t’u organizuar në mbrojtje të tokës, duke u betuar në fe, zot e atdhe!
Milleshi, në Kopiliq, kishte shtëpi e katandi, kishte rend të organizuar. Pra kjo ishte figurë
madhore reale dhe aspak mitike, a nuk meriton më shumë kjo figurë?, pyetje që duhet të
shtrohet me sa zë kemi:
Çka është bërë deri me tani për figurën e Millesh (Nikollë) Kopilit-Kopilqit?
Sa shtatore janë ngritur për Milleshin në trevat shqiptare, sa rrugë, Institucione, sheshe,
godina, shkolla apo Kazerma ushtarake, mulli, lumenj, burime uji, Muze, shoqata
sportive, njësite ushtarake, shoqata kulturore, kuvende e të tjera, mbajnë emrin e
Millesh Nikollë Kopiliqit sot!?… Duke u nisur nga fshati i tij i lindjes e deri tek komuna
e tij- Skenderajn, më tej së kaç; drejt Prishtinës e Tiranës, nuk ka as edhe një obelisk, as
nam e nishan për këtë figurë, që popujt të tjerë, shqyhen e zhgërryhen për ta
përvetësuar ketë figurë kaq të madhe dhe të pakontestueshme historike!
Absurditeti dhe paradoksi shqiptar, që nuk kapërdihet me asgjë! Mjerim i
pashpjegueshëm intelektual, politik, kulturorë, filozofik dhe kombëtar shqiptarë!
Po, megjithatë nuk duhet të mohojmë çdo gjë, sepse  ka disa shkrime të historianëve
tanë tek tuk, të paraqitura në ndonjë tryezë, por pa ndonjë peshë të zhurmshme
historike. Ka disa këngë të mbledhura. Këtu duhet cekur kontributin e veçantë
shkencor, që ka bërë autori, Ahmet Qeriqi, me romanin e tij: “Guri i Betimit”, si dhe në
punimet e mëhershme, kushtuar Millesh Nikollë Kopilit- Kopilqit, roman me peshë
kronike- historike i zhanrit letrar. Në këtë roman, autori Qeriqi ka bërë shtjellimin e
asaj periudhe epokale për shqiptarët, e ka bërë me guxim, me fakte e dëshmi të
pakontestueshme, duke nxjerrë në sipërfaqe tërësinë e këtij rrafshi mbi gjashtë
shekullor, duke e zbritur këtë mit në rrafshin historik.
Janë edhe disa studiues të tjerë, të cilët kanë spikatur rolin e Millesh Kopiliqit në
Betejën e Kosovës të 15 qershorit të vitit 1389 dhe historisë së lavdishme shqiptare të
asaj periudhe kohore e cila u përvetësua nga serbët në aspektin fetar, u manipulua në
aspektin historik dhe versioni i deformuar u shpërnda në shtetet e Evropës e në disa
shtete të botës, të cilat nuk kanë sa duhet të dhëna për versionin shqiptar të Betejës së
Kosovës, edhe pse ka shumë fakte e dëshmi që mbështesin realitetin objektiv historik të
kohës dhe që po pasqyrohen e po pasurohen nga studiuesit, sidomos në Kosovë.
Millesh Nikollë Kopiliqi, i ka marrë jetën Sulltan Muradit  të Parë në tokat shqiptare,
ku ai me ushtrinë e tij të madhe kishte ardhur, nga Edreneja për të pushtuar këto troje,
ndërsa shqiptarët, serbët dhe forcat aleate të krishtera kishin rezistuar me aq sa kishin

mundur, por koalicioni ishte thyer edhe për shkak të tradhtisë së Vuk Brankoviqit e
disa prijësve të tjerë.
Tani, nëse dikush e bëri një mur për Sulltan Muradin, dikur një tyrbe, pse ne  nuk e
vumë nga një gurë për Millesh Kopiliqin, qoftë në vendin e fushëbetejës, qoftë në
vendlindjen  e tij,  në Kopiliq, qoftë në komunën e tij Skenderaj, qoftë në Prishtinë në
Tiranë e më tej, ku mund të gjunjëzohemi para gurit dhe emrit të madh të Millesh
Nikollë Kopilit- Kopiliqit!

Postimet e fundit !