Vështrim/Analizë

Ismail Gashi: Me dalldisje nuk fshihet shëmtia politike

Refleksione politike

ME DALLDISJE NUK FSHIHET SHËMTIA POLITIKE

            Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komunizmit sllav, Pasi ndihmuan politikën sërbe që, të ndjek dhe trajtoj në polici sërbe afro 700 mijë shqiptarë dhe në gjykata sërbe të denon shqiptarët me 250 shekuj burg, Tash me një lëvizje prej akrobatit politik, u shëndrruan në patriotë e demokrat shqiptarë, të cilët tash e sa vjet pas pavarësisë faliten e mbajnë leksione për çështjen shqiptare e shtetërore në Republikës së Kosovës.

Shtresimi politik i një kategorie shqiptarësh të niveleve e mjediseve të ndryshme në Kosovë, në sisetmin politik komunist sllav të ish-Jugosllavisë 1945-1990, ku gjatë ishin zëri, ishin mendimi, ishin kërbaqi, ishin syri e veshi i atij sistemi komunist, Praktikisht të tillë I shërbyen besnikrisht sundueve komunist sllave, vetëm për të keqën shqiptare dhe për ndjekjen e gjitha vlerave materile e shpirtërore të identitetit e perkatsisë etinke shqiptare, por asnjëherë, e për asnjë arsye e çështje edhe për të tjerët-joshqiptarët. Këto kuadro u ndërtuan, u formuan dhe u përgatitën që nga pas Luftës Necional Çlirimitare, ku shqiptarët, jonatyrshëm ishin në bashkëluftim me okupuesit e deri atëhershëm, të cilët shqipëtarëve ju kishin mbush mandjen, se pasluftës lirinë do ta gëzojnë të barabart me gjithë popujt të tjerë. Këto ishte rrjedha nga premtimet pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo u kuptua kështu nga shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet tjera etnike të Jugosllavisë mbretërore SKS. Shqiptarët luftuan bashkë me popujt të tjerë për çlirim nga fashizmi. Fashizmi, Nazizmi e Komunizmi, ishin bimë të liga e pjellës së keqe, dalur në këtë kohë 1941-1945. Fashizmi frynte traditën kombëtare të popujve që e krijuan. Ndërsa komunizmi ishte një ideologji politike edhe më e keqe e më shëmti, që në emër të një barazie njerëzore e kombëtare, luftonte gjitha vlerat e lavdishme pozitive historike të popujve, traditen e tyre historike deri edhe besimet fetare. Me një fjalë, komunizmi xhvishte njeriun, deri në shkallën e një proletari delirant e një trupi inert, pa gjak e pa pasuri materiale e pa ndjenja e dashuri ndaj atdheut, popullit dhe vlerave kombëtare.

Shqiptarët, përkundër robërisë sllave që nga 1912, e cila ju kishte bërë dëmtime të mëdha kombëtare, materiale e shpirtërore në Jugosllavinë mbretërore, prap u renditën në luftë bashkë me sllavët. Krahu komunist përfshiu, mashtroi ose detyroi që, shqiptarët të angazhohen në rradhët e tyre, edhe pse jashtë përcaktimit të qenies së tyre kombëtare. Ata u angazhuan me shpresë, se pas luftës, do të realizojnë premtimet e të drejtës kombëtare e historike e të drejta njerëzore. Edhe pse, deri në Luftën e Dytë Botërore ishin të robëruar, po nga këta popuj sllav, ata të bashkuar me robëruesit vazhduan luftën kundër një pushtuesi tjetër, fashizmit. Shqiptarët, ju besuan premtimeve komuniste slave, duke mendura se më këtë luftë “çlirimtare”, vërtet do dalin triumfues, ju bashkuan LNÇ, si në Kosovë edhe në trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë Londinëze, në Pollog e Kumanovë, Ulqin,Tivar, Plavë e Guci. dhe Luginë të Preshevës. Por, nga fashizmi i megaloidesë grake, më së keqi pësuan shqiptarët në Qameri. Ne këtu do prekim vetëm shtresimet politike të shqiptarëve në Kosovë e troje tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat pas përfundimit të LNÇ, mbetën përseri në përbërje të okupuesit historik, në shtetin politik komunist Jugosllav. Pa synuar të prekim shumë nga ngjarjet gjatë kohës së LNÇ në Kosovë, edhe pse kishte ngjarje të rëndësisë së veçantë, si Kuvendi i Bujanit. Rasti i emblemës tipike të shqiptarit Shaban Polluzhësh që nuk e mashtruan as gradat e as postet e premtuara, ta largojnë nga mbrojtja e popullit të vet. Shqiptarët praktikisht u mashtruan se, pas përfundimit të luftës së përbashkët me popujt të tjetër të mbretërisë SKS, jo natyrshëm mund të kuptohet se, po nga këta okupues të deriatëhershëm, do të fitojnë të drejtën për vetëvendosje e ndarje teritoresh sipas përkatësisë etnike apo bashkim me shtetin shqiptar, nga ishte ndarë padrejtësisht me 1913 në Londër. Përkundazi, shqiptarët me të përfundur të luftës së Dytë Botërore 1945 humbën gjitha premtimet, Kosova dhe vise tjera shqiptare mbeten, prap nën sundim sllav. Shqiptarët, tani u kategorizuan për kombësi qellimisht që me kushtetutë të ish-Jugosllavise, nuk mund të kërkojnë vetëvendosje, ndarje e shtet në vedi, Nuk u kategorizuan ne Komb. Andaj shqiptarët, për të mbetur kombësi, në Jugosllavinë komuniste i coptuan në 4 pjesë të njësive federale Jugosllave. Kosova, mbeti në robërinë sërbe, të cilës me veprime delirante, ju ndërrua edhe emërtimi nga Kosovë në Kosmet, ose Kosovë e Metohi, term të cilin, jashtë të drejtës kushtetuese, edhe sot e përdorë fryma nacionaliste sërbe. Kosovës në sistemin komunist ju dha status injorant të kufizuar juridik si, provicë, krahinë dhe gjithmonë pa të drejtë vetëvendosjeje. Gjatë sundimit komunist ndaj shqiptarëve u organizuan shumë procese të tmerrshme e ndjekje politike, nga të cilat shumë atdhetarë shqiptarë ishin të mbikqyrur nga sistemi, ndiqeshin e përndiqeshin, e shumica prej tyre u denuan me dhjetra vite burgim, e u trajtuan temrrshëm në burgjet sllave. Sistemi komunist në shumë mjedise shqipëtare, mbyllte shkollat e posahapura shqipe, me motivacion të mungesës së kuadrit mësimdhënës. Madje, ky sistem komunist shkollën shqipe e hapi, edhe pse fashizmi, me një fare mënyre, priu për të drejtën e mësimit shqip, në shumë mjedise e vendbanime shqiptare. Por, vetëm nivelin fillor katërklasësh, e jo tetëklasëshe, me këtë shkëputej hallkësh, pamundësonte të rinjve shqiptarë vazhdimësinë në shkollim të matejm fillor dhe të mesëm. Në nivelet politike e qeveritar, kuadrot shqiptare në qeverinë e Titos, deri me 1966, nuk kishin asnjë pozitë, e as të drejtë përfaqësimi, as në nevel të Republikës së Sërbisë, pjesë e të cilës ishtë, e as në nivel të Federatës Jugosllave. Përgjithsisht shqiptarët u trajtuan sipas projekteve sërbe, që nga “Naqertanija” e Grashaninit, e projeti i të “famshmit”, Qubrilloviq, të cilin titoja e rizbatoi edhe me 1958. Si edhe projetin e Andriqit, fatkeqësisht nobelistë për letërsi, ku planifikohej pastrimin etnike të viseve shqiptare, deri te Memorandumi i ASHAS, SANU-së të 1986. Në vitin 1948 jugosllavët shkëpusin marrëdhëniet me Shqiperinë, shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi, me ligje diskriminuaese ju kofizohen gjitha të drejtat në identitetin kombëtar dhe mbrojtje te tërësisë hapësinore kombëtare, ju ndalohet flamuri kombëtar, ju kufizohet e drejta në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë. Në procesin mësimor, kufizohen lëndët mësimore që kishin përmbajtje kombëtare, si historia, mësimi i kufizuar i letërsisë shqiptare nga autorët e traditës, gjeografia kombëtare, lënda e edakatës muzikore me përmbajtje kombëtare dhe nga edukata figurative. Këto diskiminime në sistemin shkollor, mbikëqyreshin nga shteti dhe përcilleshin me presione e ndjekje politike të mësimdhënësve shqiptarë. Dimrin mes vitit 1955-1856, shteti Jugosllave qe organizuar Aksioni për Mbledhjen e Armëve, kur u rrahen, u mbyten dhe u dëbuan mija shqiptare të Kosovës. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjate viteve 1950-1966 vetëm sa u thellua. Administrimi sërb, organizoi ndjekjen dhe arrestimin e shqiptareve, Po mos të ishin, kohërat, peronalitet dhe ngjarje nga e kaluara e lavdishme historike, e atdhetarë të dalluar të vëprimtarisë ilegale shqiptare, në këto rrethana të rënda okupimi, si Kadri Halimi, Ali Aliu, Patriku e frymëzuesi i atdhetarisë Adem Demaçi, unifikuesi e Haroi Metush Krasniqi, Ismail Dumoshi, e qindra e mija veprimtarë të ilegalës shqiptare, dhuna sllave me veçntinë karakteristike të veprimit antikombëtar të kuadrove shqiptare në sherbim të saj, edhe kjo hapësirë shqiptare do të fanitej, si dikur Jabllanica e Kosanica, apo më vonë Qameria. Këto kuadro shqiptare, jo se nuk sakrifikuan asgjë për popullin e vet, por me verpimet e tyre e damtuan dhe dëshmonin edhe urrejtje ndaj vlerave pozitive dhe traditës së lavdishme historik Kështu, dhuna sllave vazhdoi deri kur, përkundër vështërsive politike e shtetërore, filloi formimi e rinisë shkollore, studentore e klasa intelektuale, Pas 1966, ndodhi një shpërthekim i dhunës gjenocidale dhe nisi lëvizja e kuadrove universitare, intelektuale, ndodhi njësimi i gjuhës standarde, erdhën grupe artistike e letrare nga Shqiperia në Kosovë, ngritet vetëdija kombëtare në nivelin e masës rinore studentore e intelektuale. Më 6 tëtor 1968 në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Prizren, shpërtheu revolta tudentore e intelektuale shqiptare për të drejtat e kërkesa politike e kombëtare të studentëve, të cilat më 27 Nëntor të 1968, përfshin gjithë Kosovën dhe më vonë  edhe viset tjera shqiptare, si në Tetovën  dhe Ulqinin. Vetëm atëherë sistemi komunist Jugosllav i shqetësuar nga këto demonstrate shqiptare, mori në shqyrtim dhe pranoi, kërkesat e studentëve shqiptarë, lejoi përdorimin e Flamurit dhe Himinit kombëtar, që për 20 vjet as nuk kërkohej nga udhëheqësitë shqiptarë, e as nuk lejohej nga komunistët sërbë. Barazoi përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në proporcion me strukturën kombëtare. Pranoi hapjen e paraleleve dhe numrin e nxënësve, sipas trukturesë së popullësisë në gjitha nivele e shkollimit. Këmbngulja e studentëve të 1968, detyroi sistemin komunist sllav, që në Kosovë të hap Universitetin më 1970, dhe nga pozita juridike e statutit, Kosovës ju pranua Kushtetuta dhe përfaqësimi i Kosovës në nivele jashtë Kosovës, në Sërbi dhe Federatën Jugosllave. Por, kërkesa për Republikën e Kosovës dhe e drejta për vetëvendosje, sikur u inskenua me disa plotësime të drejtash kushtetuese dhe u shtye deri në kërkesat madhore të Demonstratave të Pranëverës së Madhe Kosovare të 1981, organizuar nga Levizjet e grupe të veprimtarëve atdhetarë të cështjes kombëtar,jo nga UDB-ja e nentoka sërbe apo KGB-ja ruse, Nuk ka asgjë të vertetë mendimi, sipas disa udhëheqësve komunist shqiptar se,këto Demonstrata rrënuan gjithçka ishte arritur deri atëherë. Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprijnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 12 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008.

Për të gjitha këto padrejtësi kombëtare që përjetuan shqiptarët, qevritarët shqiptarë, që ishin sistemuar në shërbim të këtij sistemi totalitar komunist, nuk bënë as minimumin e përpjekejes e sakrificës. Madje, asnjëri nga shumë personalitete politike e shoqërore, shqiptare, në asnjë nivel e forum politik e shtetërore që ishin, nuk bënë asnjë tentim apo përballje të sacrificës minimale kundërshtimi e kërkese për mbrojtjen e të drejtave shqiptare. Pas zhvillimit të gjithë këtyre ngjarjeve e përpjekjeve sakrifikuese dhe realizimit të disa nga kërkesat e studentëve, peronalitetet shqiptare, krekoseshin atëherë, e faliten edhe sot, se gjithë këto të arritura janë meritë dhe kontribut i tyre. Në krahun e politikës e shtetit komunist, ishin renditur dhe shërbenin verbërisht kuadro shqiptare të egërsuara ndaj vlerave shpirterore e materiale shqiptare. Egërsisht e me besnikri të verbërt i shërbenin armikut, duke ndjekur e malltretuar bijtë më të mirë të popullit shqiptarë. Mes tyre kishte udhëheqës që, ndëshkonin egër çdo ecje afirmative shqiptare, duke denuar bartësit e ilegalës kombëtare. Ky “shpetim”, mbetja në robrinë komuniste sërbe, sipas disa intelektualëve, është meritë e komunsitëve titist si Fadil Hoxha, të cilët edhe sot, për “kontributin që ka dhënë në të mirën e Kosovës”, kërkohet ti ngritet përmendore, Mehmet Hoxha, Ali Shukriu e Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Veli Deva, Mehmet Maliqi e Xhevdet Hamzës, dhe pasuesitë të tyre Mahmut Bakalli e Azem Vllasi, i  cili, ato vite me injorancë delirante ndërroi identitetin kombëtar, andej, edhe tash nuk e ka vështirë të ndërron përcaktimin politik,  Por, të tillë ishin edhe shumë kuadro politike e shtetërore të sistemuara në gjithë përbërjen e në gjitha verpimtaritë nivelet e mjediset e Kosovës. Nga të cilët shumë nga kjo kategori ishin në strukturuara në nivele komunale të Kosovës. Këta “udhëheqës”, gjatë gjithë kerierës së tyre të shërbimt të verbërt politik e “qeveritare”, kurrën e kurrës, nuk u dëgjuan, se në ndonjë rast, moment, mejdis apo nivel politik e qeveritar, ta kenë ngritur zërin, e të dalin në mbrojtje të  shqiptarëve apo trojeve shqiptare. Mbi 20 vjet, jo vetëm që heshtën, por edhe kundërshtuan dhe denuan çdo tentim apo kërkesë për përdorimin e simboleve kombëtare, Kurrën e kurrës, asnjë strukturë e nivel politik, këto kuandro shqiptare, nuk ngriten zërin, Pse shqiptarët po likuidohen me procese gjyqësore e burgosje të pa bazuara. Nuk doli asnjë politikan a qeveritar shqiptarë në mbrojtje të demonstratave e kërkesave politike e kombëtare të 1968, Përkundrazi qortuan dhe me  fjalor banal deri te “bira e minit 300 grosh”, kërcnuan ngjarjet që thyen atë pamje false të liberalizimit komunist jugosllav. Kurrën e kurrës, nuk kanë reagua e kundërshtua plaçkitjen e vlerave materiale të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurrën e kurrës, nuk kanë kundërshtua, Pse shqiptaret po shpërgulen nga trojet e tyre etnike, Kurrën e Kurrës nuk janë kundërvua. Pse shqiptart po rrahen, po mbyten e po ndiqen nga vatrat e tyre për pushkën që nuk e kishin. Pse kurrën e kurrës këto kuadro udhëheqëse e politike shqiptare, nuk folën në logari të mbrojtjës së një grupi, individi apo një verpimi të arsyeshëm të ilegalës shqiptare, apo për ndonjë interesi të Kosovës e shqiptarëve. Pse këta “qeveritar”që edhe sot fatkeqësisht kokorizen, thuaja çdo ditë i shohim dhe i dëgjojmë në media elektronike dhe të shkruara, se ata ishin të vlefshëm dhe lozen rol e kryen detyra të mëdha kombëtare, si ishin të ditur siç dalin edhe sot,  shumë të “dobishëm” për popullin e tyre. Madje, për ata populli shqiptar atëherë“, paska bë be në krye të tyre”. Shih për këtë, edhe sot, pas shumë vjetësh lirie në Republikën e Kosovës, këta lider komunist krekosën, duke fryer noçkën me “krenari” se udhëqësit e tashëm, që njëherit janë çlirimtarët e këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, mu nga padronët e këtyre “qeveritarëve” komunist sllavë, nuk janë të nivelit meritor me kohën dhe ngjarjet për Kosovën dhe shqiptarët. Keta “qeveritarë” komunist tash, sa të trimëruar dhe të azdisur, Madje edhe “atdhetar” e personalitete të “ditura”,kerkojnë kreun e shtetit apo përfaqësuesimin e Kosovës në takime diplomatike ndërkombetare. Sepse, askush nuk hapi as bisedë, për gjitha këto dëmtime shpirtërore e materiale që, këta i shkaktuan për më shumë se pesë dekada popullit shqiptar gjatë “qeverisjes“, dhe shërbimit të tyre të verbërt në sistemin komunist sllavë. Nuk i mori kush as në bisedë, pse lejuat dhe ndihmuat okupuesit sërbë plaçkitjen e vlerave materiale të kësaj toke, atëherë dyfish të robëruar, nga komunizmi pushtues dhe okupatori sllav. Pse juve, kurrën e kurrës, nuk ju dëgjua zëri, së paku se, ishit aty ku vendosej dhe merreshin qëndrime antishqiptare. Po ku ishit ju, kur Sërbia kryente krime antinjerëzore gjenocidale e bënte pastrim etink të trojeve shqiptare. Ku ishit ju, apo edhe ju me shërbimet tuaja ndihmonit që, të kryheshin veprime të madh të kriminalitetit ekonomik në këtë hapësirë shqiptare mbi këtë popull.

Ka edhe shumë Pse-ja të tjera që juve duhet, jo vetëm të ju thuhen, por edhe të kërkohet përgjegjesi. Koha do ju lëkund ndërgjegjën, pa kërkua ndëshkim, por historia dhe populli nuk falin askënd nga mallkimi, As  edhe nga ndëshkimi.