Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Aksioni për Mbledhjen e Armëve në Sllovi, Dimrin mes vitit 1955/56

Aksioni për Mbledhjen e Armëve në Sllovi, Dimrin mes vitit 1955/56

 Shkruan: Ismail Gashi Sllovia

 Sllavët që nga ardhja e tyre në trojet kosovare në fill të shekullit 11-të, dhunën ndaj shqiptarëve e kishin formë, mjet dhe qëllim të veprimit politikë. Andaj, për këtë kanë angazhuar, jo vetëm sistemet politike e shoqërore, por angazhuan edhe gjithë krijimtarinë shpirtërore e fetare. Serbët hartuan projekte e plane kombëtare, memorandume e marrëveshje, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare të pastrimit etnik të Kosovës. Na janë të njohura rrudhjet e hapësirës dhe të zvogëlimit të substancës kombëtare shqiptare gjatë epokës historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dëbimin me dhunë të popullatës shqiptare nga trevat etnike të Jablanicës, Kosonicës e trevave tjera, atëherë 1877/78, të banuara me shqiptarë.  Historikisht, që nga 1844 e deri më 1999, janë të njohura kolonizimet e vazhdueshme të hapësirës kosovare. Në këtë distancë kohore, serbët kanë ndërmarr lloj-lloj veprimesh politike e aksione dëbimi me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, largimin e shqiptarëve në Turqi e Shqipëri, si  edhe në kohët e mëhershme në Itali, Dalmaci, Srem e Istër. Dinastia e Karagjorgjeviqëve ndaj shqiptarëve të Kosovës ndërmori veprime dëbimi të dhunshëm të shqiptarëve. Përveç shpronësimit dhe dëbimit po cekim aksionet paraprake të masakrave e tmerrit të dhunëshme ndaj shqiptarëve, të cilat i detyruan popullatën autoktone shqiptare të largohen nga trojet etnike. Aksioni apo sië thuhet në popull “Yrrëfia e Parë”, më 1914. dhe “ Yrrëfia e Dytë”1924. Këto Yrrëfi dëmtuan rëndë substancën kombëtare shqiptare kudo në Kosovë. Këto Yrrëfi si kudo ndikuan edhe te shqiptarët e Sllovisë. Madje këtu, u bënë “zbrazje” të madhe. Në këto aksione të dhunës shtetërore serbe, vranë disa nga shqiptarët sllovias e gjymtuan shumë të tjerë. Në këto Yrrëfi veçohen veprimet e torturimit, frikësimit dhe ndjekjes së shqiptarëve, që të arrihet qëllimi shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta. Kjo në shumë raste tregohej formë e suksesshme për arritjen e qëllimit, dhe nuk shkaktonte ndonjë pasojë negative ndaj serbëve në politikën ndërkombëtare. Sipas gjitha njohurive dihet, se qeveritarët serbë në kohën e Mbretërisë së Kragjorgjeviqëve, Tito-Rankoviqit e deri të Miloshi, projektuan 24 plane e marrëveshje për pastrim etnik të Kosovës nga shqiptarët, këtë e planifikonin jo vetëm politika qeveritare e morali i filozofise politike, por edhe Akademia e Shkencave, Kisha ortodokse serbe dhe frymëzuesit nga shkenca, letërsia e gjithë krijimtaria e vetëdija shpirtërore serbe për krijimin e një filozofie të urrejtjes e moralit të keq politik shtetëror serbë. Titoja sipas projekteve të Qubrilloviqit e Andriqi, të rikonfirmaur, shovinistët milosheviqian sipas  Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe 1986, dhe 24 hartuesve tjerë që nga Garashanini/1844/ deri më 1999, provuan shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Një veprim i tillë do të shpejtonte dhunën e zyrtarizuar nga institucionet shtetërore serbe ndaj shqiptarëve. Andaj, pushteti Titoist, nga veprimet e mshefta të policisë, të udhëhequra nga Rankoviqi, dimrin mes viteve 1955/56, organizoi dhunë, torturë dhe rrahje masive të shqiptarëve në Kosovë, me motivacion gjëja mbledhjen e armëve të palejuara të cilat shqiptarët i poseduakan dhe me këto shqiptarët rrezikuakan pushtetin e sistemit socialist, jetën e përbashkët “Vëllazërim-Bashkimit” dhe kushtetutën më humane në botë, barazinë ndëretnike dhe sistemin “ideal” të zgjidhjes historike të të drejtave të pakicave të njohur ndërkombëtarisht. Por qëllimi tjetër dhe i vetmi i këtij veprimi policor administrativ, ishte që me këtë Aksion për Mbledhjen e Armëve, të shtyjë shqiptarët autokton të Kosovës që të shpërngulen nga Kosova në Turqi, shtet me të cilin titoja paraprakisht kishte biseduar, e më 1958 kishte rinënshkruan Marrëveshje e Qubrilloviqit, kur e ratifikoi shteti komunist i Titos dhe për këtë shërbim Turqia shpërblehej mirë materialisht. Policia e shtetit serbë, pa ndonjë pengesë shtetërore, e kundërshtim nga ndonjë pushtetar shqiptarë, që ishte në shërbim të verbët të këtij pushteti, organizoi dhe kreu të ashtuquajturin “Aksion për Mbledhjen e Armëve”në popull i njohur si “Yrrëfi”. Ky aksion kishte shtrirje në gjithë hapësirën e Kosovës në të cilin u trajtuan shumica e shqiptarëve, parapriu motivimin për ikje në Turqi.  Ky veprim politik e policor i dhunës serbe ishte shumë i ashpër nga pësuan mija e mija shqiptarë të pafajshëm. Pati dukuri të shpeshta, që një pushkë të blehejë nga policët serbë edhe dhjetë herë, kishte edhe mbytje të shqiptarëve me dajak, me motivacion se nuk dorëzonin armën, për të cilën sipas ekzekutorëve të shtetit serbë, ka dëshmi posedimi. Kishte edhe dukuri të arratisjes nga frika e mosdurimi i torturës policore, e madhe ishte dukuria e rrahjes masive e torturimit policor të shqiptarëve. Në anën tjetër sistemi politik me vetëdije heshte dhe ngulfatët informimin për atë që ngjante, sikur asgjë nuk po ndodh dhe nuk ditka për këtë veprim administrativ policor ndaj shqiptarëve. Kjo ishte marrëveshje mes veprimit të sistemit politikë e administratës policore që me këto veprime të arrihet qëllimi, pastrimi etnik i Kosovës nga shqiptarët. Ky ishte synim i vjetër i projektuar nga shumë pushtetarë, krijues e administratë legjislative serbe, madje edhe nga kokat e krijimtarisë historike e shpirtërore të deri atëhershme që, në vazhdimësi erdhën deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Serbisë në ditët tona, në fundshekullin 20-të.  Administrata dhe organet ekzekutive komuniste këtë aksion e shtrijnë në gjithë mjediset shqiptare të Kosovës. Këtë dimër shqiptarët u rrahën, u plaçkitën, u torturuan dhe u varrën për armët e kërkuara nga UDB-ja Tito-Rankoviqit, të cilët, vetëm pas një dekade do ti përmendën këto veprime ndaj shqiptarëve. Do ti përmendën nga vet titoja, sepse atë kohë edhe titos nga UDB-ja rankoviqiste i “hyri uji” dhe ju lëkund karrika. Këto Yrrëfi si kudo në Kosovë vepruan edhe në Sllovi. Në këto aksione të dhunës shtetërore serbe, vranë disa nga shqiptarët sllovias dhe gjymtuan shumë të tjerë. Në këto Yrrëfi veçohen veprimet e torturimit, frikësimit dhe ndjekjes së shqiptarëve, që të vetëshpërgulën nga trojet e veta, kjo në shumë raste tregohej formë e suksesshme për arritjen e qëllimit, pa ndonjë pasojë në politikën ndërkombëtare. Edhe i ashtuquajturi Aksioni për Mbledhjen e Armëve i organizuar nga policia komuniste e Titos, dimrin mes viteve 1955/56, aksion të cilin për çfajësim të politikës titiste ju ngarkua Rankoviqit, duke llogaritur se, jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtar, i kanë të njohura këto aspiratat historike serbe. Administrata dhe organet ekzekutive komuniste këtë aksion e shtrijnë në gjithë mjediset shqiptare të Kosovës.

Në Sllovi, si edhe kudo në vendbanimet tjera të hapësirբs shqiptare, ky Aksion u zhvillua pesë(5) Netët e Bartolomeut, në të cilat policia serbe, në shërbim të së cilës ishin edhe katër shqiptarëRrahman Llajshevci  njohur edhe më herët nga slloviasit, Ramushi Halimi e Rrahimi, mbiermrat nuk i kemi, ju harrofshin edhe emërattë prir nga një sërboqetik Kërsta musteqok, tip i Miliq Kerstes, trajtuan shumë burra shqiptarë të këtij fshati. Ashtu siç më kujtohet, meqë isha nxënës i klasës së tretë fillore. Aksioni në Sllovi ka filluar më 6 shkurt 1956.  Ne nxënësit e shkollës fillore, sipas normativës shkollore të asaj kohe, mësimin për gjymëvjetorin e dytë shkollor, duhej ta fillonim më 6 shkurt 1956, si ishte ligjërisht për çdo vit shkollor. Meqë policia, “Yrrëfia”, siç thonin burrat ato ditë, erdhi nga Smallusha në Sllovi, që në mëngjes, me një saj të madh udhëtimi, sepse ishte dimër dhe kishte borë e madhe, policët serbë u vendosën mu në lokalet e shkollës sonë, e cila kishte dy mësojtore dhe një zyrë e një korridor të vogël. Mësuesi Nazmi Zymeri-Spanca nga Llugaxhia, i cili asaj kohe ishte mësues në fshatin tonë, po sa u tubuam para shkollës për të filluar mësimin, mësuesi na doli para ne nxënësve dhe na tha, që të shkojmë në shtëpi për disa ditë, mësimi nuk do të mbahet, sepse shkolla jonë është e zënë. Ne u kthyem të shqetësuar, sepse i shihnim policët aty dhe kishim shqetësimet e prindërve, nga të cilët ne shtepi tona kishm degjuar biseda rreth ardhjes se milicve. Shkolla jonë, siç thash kishte dy mësojtore, një zyrë dhe një korridor të vogël. Klasa jonë në të majtë të hyrjes, ku mësonim ne fëmijët shqiptarë, ajo ishte pa dysheme drrasash, ishte vetëm tokë dhe pak sa më poshtë nga dera kur hynim në klasë. Ndërsa, mësojtorja e nxënësve serbë ishte në të djathtë të korridorit ishte në nivelin me korridorin dhe derën e hyrjes në klasë, kishte dysheme dërrasash të cilat pastroheshin dhe lyheshin mirë. Kjo ishte “barazia” komuniste mes etnive  Në vazhdimësi të koridorit dhe hyrjes, ishte zyra e mësueseve. Aty në zyrën e mësuesve u vendosën ekipi policorë. Që më 6 shkurt në orët e mbrëmjes u ftuan gjithë burrat e fshatit të tubohen në shkollë. Policia atyre ju tregoi “qëllimin”e këtij aksioni. Natën e parë, për inskenim politik kishin shkuar edhe disa qytetarë vendor serbë, të cilët kokorisnin me policët, sidomos. Mila i Ovramit, Momir Trajkoviq, Vllada i Milanit dhe Vllada Mitkoviq që ishin dofarë këshilltarësh të fshatit bashkë me disa këshilltarë nga rradhët e shqiptarëve vendor. Fshatarët shqiptarë pasi morën shpjegimet policore të vendosur në mësojtorën e nxënësve serb, pritni fillimin e katrahurës policore. Kanonada filloi. Policët me një fletore dilnin në mësojtore para masës së burrave shqiptarë dhe  thërrisnin 5-6 ose edhe më tepër, i ndanin për trajtim policor të asaj nate. Ata i qitnin nga mësojtore dhe i vendosnin në zyrën e trajtimit, tash zyrë e torturës dhe rrahjes së shqiptarëve. Masa tjetër ishte e detyruar të priste në mësojtore dhe të përcillte e dëgjonte piskamën, gjëmimin, gjamën që vëllai apo fqiu apo bashkëfshatari i tij përjetonte nga tortura policore. Këto veprime vazhdonin gjatë tërë natës, pas një “shujte”rrahjesh policët të rrahurin e hidhnin jashtë në borë e në të ftohët, aty duhej të qëndronte disa minuta apo edhe me orë të tëra, dhe prapë të kthejë brenda në torturim fizik. Kështu veprohej me shqiptarët gjatë gjithë natës deri në mëngjes. Në mëngjes i lëshonin të shkojnë në shtëpi, rrallë kush e kush mund të shkonte në këmbë të veta. Shumica barteshin nga të tjerët që nuk ishin torturuar asaj nate, apo vinte dikush tjetër nga familje dhe e merrte babanë, vëllain e rrahur dhe e dërgonte në shtëpi, pa të drejtë të dërgohen te mjeku apo ti ofrohej ndihmë mjekësore për shërim. Ato zakonisht nëse mund të bëheshin, kryheshin msheftas dhe në sekret rigoroz si për familjen ashtu edhe për mjekun që ofronte ndihmën mjekësore. Shqiptarët rriheshin ashpër me shkop gome shqelma, grushta dhe dru. Ato ditë e net ishin netët e bartolomeut për shqiptarët e sllovisë me borë dhe acar të madh, sikur edhe moti ishte hisedar apo kishte shqetësim për këtë vuajtje njerëzore. Qëndrimi pas rrahjes në borë, të torturuarit shqiptarë për ti ikur sado pak të ftohtit, kapeshin për trupa të kumbullave, që asaj kohe ishin në oborrin e shkollës. Natën e parë policia të parin e mori Shaqir Bytyqin-i njohur si Shaqa i Demoviqe, për inskenimi asaj nate u morën edhe dy serb, vëllezërit Kërsta e Milan Kostiq nga ky fshat. Me të cilën serbët emituan kërcënime dhe rrahje, duke i rënë tavolinës dhe një pastoqie deleje. Kërsta Kostiq e sidomos i vëllai i tij Milani, që kishte zë të madh, të bërtisnin me gjithë forcën, se nuk po mund ti durojnë rrahjet policore. Këta dy serb për tu dukur nga qytetarët tjerë se po malltretohen njësoj si shqiptarët edhe serbët i qitën pak edhe në oborr të shkollës, që të duken. Por, pas “turnit” të parë, ata dhe të tjerë serbë lirohen dhe nuk dukën më.

            Kush janë të rrahurit në Sllovijë në shkurtin e 1956?

1.Shaqir Bytyçi, Plak i vjetër, me urtësi familjare e kombëtare. u rrah me motivacion se posedon pushkë, por praktikish akuzohej se është kundër sistemit komunist dhe për këtë e ka rrahur mësuesin që në një festim të një majit, dogji gardhin Xha Shaqës. për çka Momir Trajkoviq inskenoi rrahejn e tij në lokalet e komunës.

2. Hamit Berisha, Poashtu plak i vjetër, më kujtohet në mëngjes djemtë e qonin për krahësh në shtëpi, ai bërtite nga dhembjet e rrahjes së fort.                                                                                                       

3. Demush Bytyçi, U maltretua tejmase, vetëm pse, nuk lëshonte zë, nuk bërtiste nga dhëmbjet. Ky ishte një bashkëluftëtar i Adem Gllavicës, i cili pas luftës nuk ishte larguar nga familja dhe Kosova.  Pushteti komunist i titos gjatë e kishte në mbikqyerje.

4. Beqir Bytyqi, Ky ishte nga familja e Demoviqe, vëllai i Idrizit Bytyçit  që në largim nga Kosova bashkë me Adem Gllavicën u vra në Greqi, kur NDSH-ja nuk kishte shumë hapësirë veprimi kundër komunistëve. Beqa me Idrizin më 1932 ishin shpërngulur në Shqipëri, por ishin kthyer prapë në Kosovë.

5. Haqif Gashi, U rrah tejmase, SS-ët e morën më 1944 dhe qëndroi me disa shqiptarë të tjerë katër vjet në Gjermani. Nuk e dashti ofertën të zënë punë në administratën shtetërore komuniste, sepse Haqif Gashit i pengonte ideologjia komuniste, që pengonte besimin fetar, përcaktimin njerëzor e moral. Haqifin e rrahen se u miqësua me familjen e Zymer Akllapit NDSH-isht . Pas kësaj rrahje jetoi disa vjet i sëmur dhe nga ato pasoja vdiq më 1965.

6. Kadri Gashi, U rrah aq shumë, sa kur e liruan harroi edhe opingat. e kishte denoncuar një serb vendor. Sepse Kadriu e paska gjuajtur atë me pushkë gjatë okupimit gjerman, ose “Ditën e Shipnisë”. Kadri Gashi ishte një adhurues i përbetuar i çështjes kombëtare, nuk e donte komunizmin e as “bashkëjetesën” e “Vëllazërim-Bashkim” të titos.

7. Ukshin Selman Kryeziu, Gjatë kohës së Shqipërisë, Ukshini paska bërë zullum në serbët vendor, bashkë me Brahim Berishen,kane rrahur e maltretuar disa serbe sllovias.Uka realisht nuk e ka dashur sistemin komunist.

8. Ibrahim Berisha, Vokoqinca, poashtu bashkë me Ukshinin kanë bërë zullum në serbët vendor, të dy nga këto rrahje gjithë jetën e kaluan të pa aftë për punë.

9. Xhemail Krasniqi-Qehaja, U rrah shumë, nuk dihet pse, kush bëri me gisht nga ai njeriu i urtë e punëtor. Kishte raporte të mira fëqinjsore me disa familje serbe vendor, veçmas me disa familje kolonistësh që jetonin në Sllovi

10. Zejnullah Bytyçi, Poashtu u rrah fort, Mixha Zejnë, jo vetëm që nuk i ka dashur serbët, por as nuk ka mundur ti shoh me sy, sepse ka vuajtur ai dhe të parët e tij nga serbët. Ai për mos me i takuar serbët, thuhet kurrë nuk ka shkuar në Lypjan apo diku në rrafsh nëpër fashati vereb  Dobratin, por ka shkuar kah Smallusha.

11. Ilaz Kryeziu-Toli, E rrahën, sepse ishte burrë me karakter të fort dhe tiparet larta urtësie, ishte tejet i varfër dhe mezi ia dilte të mbijetojë. Pas kësaj katrahure shkoi në Shkup bashkë me të vëllain Ismailin. atje edhe vdes.

12. Elmaz Kryeziu- Toli, Vëllai Ilazit, edhe ky u rrah se urrehej nga serbët vendor. Ishte burr i urrët dhe pa ndonjë ekspozim disponimi kundër shtetit dhe politikës komuniste.

13. Ramë Kryeziu-Hashani, U rrah shumë, sa ishte i gjallë bënte edhe shaka në llogari të komunizmit titoist, i luta thoshte xha Rama per milicet serb ne Aksionin e Armeve, mos më rrihni pash Titen, ata më sillnin edhe më shumë. Kur ju thash mos më rrihni pash kralin. U ndalën menjëherë. E pash se nuk janë të titës, po të kralit.Lutja e parë më shkoi huq.

14. Halim Gashi-Suhadolli, U rrah aq shumë, sa pastaj ju prish këmba dhe ju deshtë ta këpuste në gju. Jetoi ashtu invalid me këmbë të shkurtuar në gju. Me siguri dikush nga serbët vendor ia ka bë me gisht policisë që të rrahet Halimi.

15. Shashivar Bytyçi- Hoxhës, U rrah se dikur ishte policë i Shqipërisë dhe para serbëve nënvlerësoi kralin serbë. Pas aksionit shiti gjithë pasurinë e madhe që e kishte dhe me 1962 shkoi në Turqi me katër djelmët dhe shumë nipër e mbesa. Atje i jetojnë pasardhësit Qamil Bytyqi,tash i njohur per veprimtar i çështjes shqiptare

16. Sefedin Bytyçi,- Hoxhës, Vëllai i Shashivarit, u rrah për shkak të traditës kombëtare të familjes. Edhe Sefa shkoi në Turqi më 1971 bashkë me katër djemtë ku edhe tash jetojnë atje, Sefa vdiq në Turqi.

17 Halil Gashi-Suhadolli, U rrah sepse i kishte mësyjë dikush nga serbët vendor, ishte i urtë dhe nuk kishte ndonjë verpim antiserb.

18. Hajdin Sopa- i Abazit, Vërtet ishte simboli i urtësisë së fshatarit tonë, ishte rrezistent e në vazhdimësi antiserb. Ai ishte ndër më të moshuarit që iu nënshtrua rrahjes, por serbët dhe pushteti komunist “nuk e fali” për pastërtinë kombëtare që Mixha Hajdin e kishte virtyt. Ka shumë çka të flitet e të thuhet për këtë burrë tipik shqiptarë.Vdekja e tij dhe moskujdes ynë, kanë mbuluar shumë dëshmi për kohën e ngjarjet në lokalitetin tonë.

19. Sabit Sopa. Djali i Mixhës Gjumë, punëtor i vyeshëm dhe fshatar i pastër me moral kombëtar. Këto tipare nuk kishte si mos të urreheshin nga serbët.

20. Ajet Krasniqi-qehaja, Ai u rrah pse u interesua ç’po  ngjet me djalin e axhës së tij Xhemailin.

21. Bajram Gashi, Mulla Bajrami i Brahoviqe, i njohur për NDSH-ist dhe antikomunist. ishte plak shumë i vjetër dhe me urtësi e zgjuarsi tipike shqiptare të fshatarit shqiptar.

22. Ferat Berisha-Munishi, U trajtua ashpër dhe u rrah egër, edhe pse nuk kishte ndonjë veprim konkret antikomunist apo antiserb.

23. Rexhep Kryeziu-Kadirës Dikur i internuar SS në Gjermani ku qëndroi 4 vjet, Njeri punëtor dhe bukëdhënës, ishte i ardhur nga gadimja në hise të nënës në Sllovi.

24. Nebih Bytyçi-Mullavdive, Njeri si edhe gjithë familja të urtë dhe punëtor, pa ndonjë shenjë të keqe në asnjë pikëpamje.

25. Mon Behxhet Gashi, ndoshta më i riu që ju nënshtrua dhunës, në këtë aksion të komunistëve serbë.

26. Ramadan  Pacolli,  Ramadani bashk me mixhën Hajdin ishin në regjistër për trajtim policor, me motivacion se kishin armë pa leje. Mirëpo, këta të dy kërkuan afat për sjelljen e armëve dhe gjatë këtij afati ata u larguan dhe nuk u paraqitën më para policëve.Kështu praktikisht i shpëtuan torturës policore.

            Kjo është lista e të rrahurve në aksionin e Armëve në Sllovi edhe pse nuk do të thotë se kjo është listë e përfunduar. Kërkoj falje nëse ndonjë i maltretuar nuk më është kujtuar, apo për atë nuk jam informuar. Lëshimi është i paqëllimtë.

 

Ps. Diku në shkurt-mars 1956 në Bujan aksioni i armëve ka përfshijë thuja të gjitha familjet shqiptare. Ky aksion ka përfunduar kur nga dhuna policore Avdi Dragaqina diku kah 40-50 vjeçar ishte i qalë në këmbe, kur i erdhi ”shpiti në fyt” ditën e tregut në Lypajn, dite e henë, ne tentim te vetmbytjes u fut nën akull të lumit Sitnica, për tu vetvrar. Por, fati i tij që të mbetet i gjallë, qytetarët që kishin ardhur në treg, e panë veprimin trishtues te Avdiut dhe me vrap thyen akullin dhe e zorrën të gjallë. Avdiu ka jetuar edhe disa vjet pas aksionit të armëve. Por, me atë ditë të veprimit të trishtuar të Avdi Dragaqinës, aksioni u ndërpre në Bujan.