Opinion

Fatmir Brajshori: Angela Merkeli dhe Rexhep Mitrovica

Nuk e di pse por mbrëmë, sikur në ëndërr pashë Angela Merkel, që po e vizitonte Mitrovicen, dhe, pritja ishte organizuar në qendrën e kulturës që mban emrin „ Rexhep Mitrovica“. Ajo u ndal dhe e soditi godinën me kujdes. Meqë, i kishin thënë se do vizitonte Berlinin shqiptarë që emrin e kishte „ Mitrovicë“ i bëri përshtypje emri „Rexhep Mitrovica“ dhe pyeti (e tha Reksep Mitrovica) se kush ishte ai? I thanë me mburrje se ky ishte progjerman dhe se kishte shërbyer te Rajhu i Tretë; se kishte qenë nën urdhërat e Neuchbahut, një oficeri SS dhe përkrahës i Hitlerit! Angela Merkel veç sa nuk u çmend!Iku tutje larg dhe me nervozë tha: „Ky është sabotim, fyerje, turp… Shpresoj nuk filmuan mediumet se nesër shtypi do të na var me titujt: „Angela Merkel nderon një nazist të Rajhut të Tretë!“„Po jeni ju në vete, o shqiptarë?- pyeti ajo dhe vazhdoi: – „Po ne akoma e dënojmë nazizmin që e pjellëm vet teksa ju në Kosovë shërbëtorët e tyre i paskeni bë hero!! Largomëni nga këtu sa më parë!“- e urdhëroi një truproje. Iku mercedesi i saj. Duke dashur t‘i them „ndal se kam me të thënë diçka“ më doli gjumi.

U mendova se çfarë desha t‘i them? Ah po! Desha t‘i them: „Po ky gjatë asaj kohe, në Kralevë, tri herë ishte takuar me Ačimovićin minister serb nën sundimin serb, sikur Xhafer Deva me Kosta Peçancin, çetnikun serb, i caktuar për kufijt e Veriut, ku i kishin caktuar gjermanët; dhe që u njohën serbëve Veriun e Kosovës… Pastaj edhe në Beograd ishte disa herë, gjatë LDB… Iku në Stamboll ku jetoi gjerë në vitin 1967 dhe kurrë një fjalë se tha për Jugosllavinë! “Por Angela Merkel iku se u ndje e fyer nga pritja që donin t‘i bënin në shtëpin që mbante emrin e një pro nazisti! Por, pastaj u kujtova që Kosova është nëna e çudirave. Rrugët mbajnë emrat e Ramiz Sadikut, që ishte vëlla i Boro Vukmiroviqit që Landovica i dëgjonte“ pastaj akoma kishte rrugë me emrin „ Mareshalli Tito“ si dhe donin të ngrisnin përmendore për Fadil Hoxhën dhe rrugëve emra si Sinan Hasani! Hej, e dini sa budallai është sot? Këta budallenj, lëvdërohen se kaq gjeneralë e kaq vezirë ka pas nga shqiptarët në Perandorinë Osmane! Këta vezir, kryevezir, pasha a çka ishin? Ishin bërrllogu dhe plehu ynë!Pas 100 vitesh, do të dalë një pleh „historian“ dhe do t’i bëj Sinan Hasanin e Ali Shukriun “patriota”… Do të shkruajnë: Ka qenë një shtet i fort në Europë e Ballkan me emrin Jugosllavi dhe shqiptarët kanë qenë udhëheqës të atij shteti, sepse kanë dhënë Kryetarin e e atij shteti. Një shqiptar ka qenë kryetar,,, “Sa e pështirë kjo gjë! Dëgjoni o shqiptarë:„ Krejt këta që i shërbyen Osmanlijve, Kralevinave, Jugosllavisë, pastaj, Mehmet Ali Pasha themeluesi i Misirit ( shpalljen e pavarsisë nga Osmanët), Arkitekt Sinani, e do si këta, kanë qenë PLEH E BËRLLOG! Shumë më patriota kanë qenë gjysh e katragjysh që kanë lëvruar tokën e mbaruar bishta të sopatës, se ata renegat të të huajve!“Krejt çka në fund e mora pozitive ishte ëndërra: „Që Angela Merkel nuk ishte për vizitë në Mitrovicë, dhe se ne nuk u koritëm duke e dërguar te një shtëpi që mban emrin e një nazisti renegat dhe „ shqiptarë”! Se „ hajvanët“ që jemi, besoj e dini që: Edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, moti i kemi rehabilitu edhe fashistët edhe nazistët para se këtë ta bëjnë gjermanët dhe Italianët! Në Gjermani akoma është e ndaluar t‘u vihet emri fëmijëve „ Adolf“ dhe në Itali „ Benitto!“