Opinion

Preng Çuni: Lufta nuk është shaka

Lufta nuk është shaka !!!
E kam fjalën për ju horra që e shkatrruat Ushtrinë.
Për ju që shkatrruat shtetin, mbrojtjen e integritetit territorial dhe mbrojtjen e popullit.
Për ju qeveritarë që vepruat si bandë grabitësit duke shitur gjithe armatimin e ushtrise vlera cila shkonte deri 130 miljard dollarë.
E kam fjalën për ju qeveritarë horra, servil dhe të papërgjegjshëm për fatet e ketij populli, teksa pozonit duke qeshur kur artistet e Hollivudit sharronin automatikët.
E kam fjalën për ju budallenj që qeshet e talleshin me bunkeret e vendstrehimet e ndertuar në epokën e Socializmit.
E kam fjalën për ju qeveritare servilë të huajve, që pozonit duke qeshur para kamerave kur “zbuluat” vendstrehimet e vendosjes së komandes në kohën e luftës”.
Jam kurioz të di se ku do fusni kokën tani ju budallenj të mjere qe u tallët me bunkeret të cilët ishin ndërtuar për t’u mbrojtur nga një lufte e cila sigurisht sot vjen nga ajri ?
Flas për ju “naiv, apo ju idiote të lindur” sepse për qeveritaret e di se ato do të jenë të parët që do t”ja mbathin ashtu sikur mbreti.
E shihni se çfarë po ndodh në konfliktin Izrael, ku njerzit për të shpëtuar nga bombat futën në dhomat bunker të ndërtuar nga shteti..
Kur isha në Kosovë për të rivarrosur një dëshmorë ish komandant i UÇKsë (Abedin Rexha ), njëri nga banoret e fshatit me tha se ja ketu kemi shpëtuar gjithë familja duke me treguar një kanal 2 apo tre metra i mbuluar me disa shkurre e drurë si formë tuneli, ndërsa mua me shkoj në mëndje tunelet e vendstrehimet moderne ku ishte parashikuar strehimi I gjithë banoreve të gjithë qytetit.
Prandaj ju pyes sot ju qeveritare horra se ku do ta strehoni popullin gjatë luftës e cila ndodhet sot në prag ?
Më se do ta ushqeni ketë popull ju horra në rast të një lufte eventuale ?
Ku I kini rezervat ushqimore ?
Ku I kini armët për t’u mbrojtur ?
E shihni se çfarë keni bërë ?
E latë gjithë ketë popull në mëshirën e fatit..