Politikë

Blerim Muriqi: Në ditën e listave zgjedhore

ot, ra perdja, e shumë përpjekjeve të një armate rreshtuese për t’u përfshirë në listat e partive politike për Kuvendin e ardhshëm. Kupolat drejtuese të partive duhet të kenë qenë në hall të madh mes kënaqjes së partisë dhe të provuarit të duken ndryshe përmes anëtarësimeve të reja. Është bërë zakon që në prag të çdo palë zgjedhjesh të vërshohen partitë nga shoqëria civile dhe nga opinionbërësit! Është edhe një shtresë tjetër, si puna e të rreshtuarve të heshtur, të tipit të simpatizantëve, që në përditshmërinë e tyre nuk di njeriu t’i ndajë nga anëtarët militantë, por që në fakt të tillët janë të jashtmit e artë të partive. Kësaj radhe edhe të tillët e hoqën vellon, që i mbante të pa angazhuar në sytë e publikut, dhe ua mësynë listave zgjedhore sikur edhe është bërë sa herë ka patur zgjedhje. Të gjitha ndodhën edhe kësaj radhe dhe atë edhe më keq se ndonjëherë tjetër. E veçanta e kësaj dukurie ishte se vetëm tri parti u panë me perspektivë për këtë kontigjent të të angazhuarve: LVV, AAK dhe PDK. Vetëvendosja për trendin e rritjes dhe pritshmërisë së marrjes së pushtetit u pa perspektivë angazhuese si në rrafshin cilësor edhe në atë sasior. Por, duhet veçuar se, nëse ka diçka nga ku është krijuar postulati “te fituesi shkojnë të gjithë, ata që kanë një nevojë” dhe kur dimë se nevojat te ne janë edhe të shumta edhe të ndryshme, atëherë themi se çuditërisht te LVV-ja nuk kanë shkuar masovikisht, edhe pse ajo ka rritje drastike këto pesë vitet e fundit dhe tashmë asaj pushteti po i buzëqeshë në fytyrë.  

Befasia e këtyre kohëve paralistore të parazgjedhjeve është AAK-ja. Ajo në trendin e rënies dhe shuarjes së të voglave, sikur u dënuan nga partitë e mëdha, ia ka dalur të tërheq një numër të madh bashkimesh!?  

Ndoshta po iu hyjmë në hak qytetarëve votues, kur ata po i emërtojmë me “shtresë bashkuese” dhe nuk po i quajmë anëtarësime! Por, këto bashkime nuk kemi si t’i quajmë thjeshtë anëtarësime, kur dimë se këto bashkim-anëtarësime kanë një çmim, dhe ai është rreshtimi hierarkik në mundësinë konkurruese me singël të partisë, ose për të qenë çmimi edhe më i lartë, futja në kontingjentet për ekzekutivin e mundshëm apo sistemimin e lartë në rast opozite dhe shpresë e ushqyer nga pamundësia për të gjetur një punë a një mundësi nga bashkimet sasiore!  

PDK-ja, si e treta dhe e fundit në këtë tentim hapjeje, ia ka dalur të përfitoj bashkime vetëm cilësore dhe impakti sasior mund t’i vie kësaj radhe vetëm nga sentimenti, që një pjesë e popullatës e ka rigjetur për UÇK-në, të shtyrë nga padrejtësitë e trajtimit të lirisë sonë nga bashkësia ndërkombëtare me procesin e Hagës…  

Kjo qasje kaq bukëshkalë e partive ndaj anëtarësisë tregon se partitë tona në fokus të vetin nuk e kanë të bërit politikë, për çka do duhej t’i vendosin prioritetet angazhuese. Por jo, ato aletatin dhe mjetin e shohin produkt të nxitjes së armiqësive të brendshme, për çka ia kemi dalur gjithë këto vite të prodhojmë vetëm shëtitje nëpër lista e për lista.. E tillë mbetet edhe kjo yryshje në prag të listave zgjedhore meqë partitë nuk po ia dalin të reformohen nga brenda dhe ky ndryshim vetvetiu të sjell rezultate edhe në elektoratin e jashtëm e të luhatur, me çka do të ishte bërë e mundur që të kishim anëtarësime përkushtuese dhe jo bashkime të kushtueshme! 

Hapi i parë për zgjedhjet tashmë është hedhur. Më shumë se njëmijë emra në mbrëmjen e sotme i kanë shkuar KQZ-së me listat e partive. Listat kanë prodhuar egzaltime e hidhërime, por jo diçka që do të duhej të prodhonin përtej kësaj.  

Shtrimi i pyetjes së parë hipotetike që vie në këso rastesh, do duhej të ishte “PSE-ja e madhe” pse njerëzit mbeten peng të këtij kepërdorimi e fyerjeje nga liderët dhe kupolat partiake?!!! 

Koka e ulur nëpër partitë tona shpjegon moralin e munguar apo të nëpërkëmbur. Cila do që të jetë e vërteta e kësaj, ajo sot nuk na ndihmon dot t’ia dalim ta prodhojmë reagimin, sepse reagimi vie vetëm nga karakteret e papërkulura dhe brenditë e mbrujtura me parime, mungesë e cila po shihet kudo. 

Ndërimi i elitave pushtetore, i cili po duket në sfond, hiq PDK-LDK-AAK dhe ardhje LVV+ ndonjëra nga të vjetrat, nuk lë shumë hapësirë shprese. Sidoqoftë, le të shpresojmë se të paktën kjo të jetë hera e fundit, kur liderët apo kupolat partiake do të mund të sillen si shpotitës e fyes të elektoratit me thirrjen bashkim! 

Postimet e fundit !