Lëvizja\UÇK

Bedri Halimi: Aktivitet kulturor e shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës

Sot, në Instituin Albanologjik të Prishtinës, u mbajt Tryeza për Heronjtë e Janarit (në kuader të Vitit jubilar për Pranverën Shqiptare ’81), me ç’rast u lexuan disa kumtesa dhe evokime kujtimesh nga studiues e pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve si: Dr. Sabit Syla, Dr. Bashkim Lajçi, Dr. Besnik Rahmeti nga Maqedonia, Hydajet Hyseni, Dr. Agim Vinca, Dr. Shyqri Galica, Ali Lajçi, Elheme Hetemi, Agush Buja, Emrush Xhemajli, Xhevat Bislimi, Bedri Halimi etj.

Njëkojësisht në këtë rast u bë edhe përurimi i dy librave të botuara kohet e fundit nga Shoqëria Lëvizja: libri “Adem Demaçi – Zëri i Kosovës” i përgatitur nga veprimtari Sejdi Gega, dhe libri “Levizja 3” me kumtesat e mbajtura në Simpoziumin e Tretë Shkencor për Lëvizjen, të mbajtur në Prizren. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me veprimtaritë që do të organizohen gjatë këtij viti për 40 – vjetorin e Pranverës Shqiptare ’81. Organizimi i këtij aktiviteti, u bë nga Këshilli Organizues për shënimin e 40 vjetorit të Pranverës Shqiptare ’81.