Komenti

Shemsi Reçica: DEBATET POLITIKE NË ÇAJTOREN T7 TË B. BUZHALËS

Katandisja kaq e shëmtuar, kaq e neveritshme dhe kaq e dëmshme, e debateve dhe e debatuesve, në T7-shin e Buzhalës, në RTV Dukagjini, etj., do të duhej të ishte temë e një debati të gjallë e të mirëfilltë, në kuptimin më të lartë të fjalës, në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. *****Berat Buzhala & Co, me emisionin Pressing, një emision ANTIMODEL i debateve televizive për brezin e ri, ka kohë që T7-shin e tij e ka shndërruar në ÇAJTORE, ku, për t’iu shmangur gjykimeve negative të fanatikëve fetarë muslimanë, në gota të çajit pihet alkooli (pra, jo çaji) dhe nën ndikimin e alkoolit, me hingirizje e me hingëllima, për t’i mbytur brengat dhe monotoninë e jetës së përditshme, të njëtratshme, “debatohet” KUTURU, për tema të mëdha politike. Aty, B. Buzhala & Co “debatojnë” me zë të lartë, me mimikë, me kokë, me gjymtyrë e me gjithë trupin, për dhunimin e vajzave dhe të grave shqiptare nga kriminelët serbe, për krimet të tjera të tyre në Kosovë e për tema të mëdha politike dhe, njëkohësisht, qeshin me zë të lartë e zgërdhihen, hingirizen e hingëllojnë të mërdhezur, si në emisione humoristike, argëtuese, dëfryese e zbavitëse(!). Provoje-ni! Shikoje-ni Pressing-un e mbrëmshëm (16.01.2021 dhe jo vetëm) në T7-shin e Berat Buzhalës, për t’u bindur vetë për NIVELIN e debatit dhe për SERIOZITETIN e moderatorit e të debatuesve në atë emision! Vlerësoje-ni dhe emëroje-ni vetë, me emrin ADEKUAT, që do të korespondonte me atë debat! Shikuesit dhe dëgjuesit shqiptarë, dashamirës të mediave elektronike, duke e parë nivelin e ULËT të “debateve” dhe JOSERIOZITETIN e debatuesve, në ÇAJTOREN T7, të B. Buzhalës, do t’ua kishin ZILI edhe mediave “enveriste”, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, dhe atyre “titiste”, në Jugosllavinë e Tito-s, për të cilat flitet pareshtur në ÇAJTOREN T7, të B. Buzhalës. Çajtorja T7 e B. Buzhalës, kështu, është bërë turpi dhe hora e dheut e gjithë mediave në Kosovë, e shikuesve, e dëgjuesve dhe e lexuesve të tyre, por edhe e gjithë Kosovës e qytetarëve të saj, para mediave të huaja dhe para gjithë botës. Katandisja kaq e shëmtuar, kaq e neveritshme dhe kaq e dëmshme, e debateve dhe e debatuesve, në T7-shin e Buzhalës, në RTV Dukagjini, etj., do të duhej të ishte temë e një debati të gjallë e të mirëfilltë, në kuptimin më të lartë të fjalës, në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

28Xhemajl Pllana, Lumturi Hysaj and 26 others3 Comments3 SharesLikeCommentShare