Vështrim/Analizë

Dr. Sadri Ramabaja: Projekti i Novisadit dhe gjeopolitika postmoderne serbe

Fundi i Luftës së ftohtë ishte e pritshme të ishte edhe fundi i Federatës Jugosllave. Shkërmoçja e RSFJ-së i krijonte mundësi objektive gjeopolitikës postmoderne serbe për ripozicionim në dobi të zgjerimit të hapësirës jetike në perëndim – përmes krijimit të Republikës Srbska në Bosnjë dhe kështu edhe të rikonfigurimit të fuqisë gjeopolitike serbe. Ndërkohë me Beogradin si qendër drejtuese e zonës së ashtuquajtur “Mini Shengen”, hë për hë vetëm si ide, ajo shtrin influencën tutje në hapësirën shqiptare si tërësi.

Prishtinë, 7 janar 2021 – Në rrugëtimin e gjeopolitikës serbe ndikim pati, krahas gjeopolitikës gjermane, edhe ajo ruse, sidomos kur bëhet fjalë për intencat permanente të Beogradit për zgjerim të hapësirës jetësore në dëm të shqiptarëve. Kjo do të vihet re që në etapat e para të gjeopolitikës si mendim dhe akt politiko-ushtarak. Këtë periudhë Serbia do ta shfrytëzoj në maksimum për zgjerim të hapësirës jetësore në jug, fillimisht (1877–1912), ndërkaq pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, edhe në perendim (Bosnjë). Në epokën e dytë, rspektivisht erën e dytë gjeopolitike (1945 –1990)”, ku diskursi gjeopolitik u zhvillua si në teori edhe në praktikë, Serbia do ta aplikojë për aq sa i lejonin rrethanat, duke u kufizuar brenda hapësirës Jugosllave.

Me afrimin e fundit të Luftës së Ftohtë (1990) Serbia do t’i rikthehet epokës së dytë të gjeopolitikës, duke projektuar zgjerimin faktik e real të gjeografisë serbe fillimisht në dëm të kroatëve e boshnjakëve, e më pas, përmes projekteve si ai PATKOI edh enë riciklimin e Toplicës në Kosovë, eedhe me çmimin e gjenocidit.

Idetë mbi të ashtuquajturin “Mini Shengen”, që në fakt do të duhej të kishte emrin real “Projekti i Novisadit” në bazamentitn e të cilit është intenca për rikrijimin e Jugosllavisë së re pa Sllovenin dhe Kroacin, por me Shqipërinë dhe Kosovën brenda, duke i dhënë Beogradit sërish rolin drejtues e dominues, duket se janë produkt i gjeopolitikës post-moderne.
Ashtu siç konsiderohet testamenti politik i Rishëljesë, që bazohet në teoritë e realizmit politik, duke hy në histori si gurthemeli i gjeopolitikës franceze, edhe Naçertania e Garashaninit mund të cilësohet si gurthemeli i gjeopolitikës serbe.

Shkolla franceze e gjeopolitikës gjatë gjithë procesit të ngjitjes së saj në shkollë më vete, ishte dhe mbetet si “përgjigje ndaj konceptit gjerman të gjeopolitkës.” [1]


Etapat e para të gjeopolitikës serbe dhe zgjerimi drejt jugut

Në rrugëtimin e gjeopolitikës serbe ndikim pati para së gjithash, krahas gjeopolitikës gjermane, edhe ajo ruse, sidomos kur bëhet fjalë për intencat permanente të Beogradit për zgjerim të hapësirës jetësore në dëm të fqinjëve, para së gjithash në dëm të shqiptarëve. Kjo do të vihet re që në etapat e para të gjeopolitikës si mendim dhe akt politiko-ushtarak, që do të shprehej përmes rivalitetit të ashpër të fuqive imperialiste (1875–1945). Këtë periudhë Serbia do ta shfrytëzoj në maksimum për zgjerim të hapësirës jetësore në jug, fillimisht (1877–1912), ndërkaq pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që do të shpërthejë pikërisht duke u provokuar drejtpërdrejt nga Serbia (atentati ndaj princit Feranc Ferdinand, në Sarajevë, 1914), edhe në perendim (Bosnjë), me ç’rast ajo projektet që kishte prodhuar mendimi gjeopolitik e gjeostrategjik serb, po i aplikonte në praktikë.
Edhe epokën e dytë, rspektivisht erën e dytë gjeopolitike, që përfshin periudhën që karakterizohet si “Rendi botëror i Luftës së Ftohtë (1945 –1990)”, [2] ku diskursi gjeopolitik u zhvillua si në teori edhe në praktikë, Serbia do ta aplikojë për aq sa i lejonin rrethanat, duke u kufizuar brenda hapësirës Jugosllave. Ajo zotronte komplet tregun e Jugosllavisë, ndërkaq drejtonte edhe politikën e jashtme duke marrë në konsideratë mbi të gjitha interesat jetike serbe brenda federatës.

Me afrimin e fundit të Luftës së Ftohtë (1990) Serbia do t’i rikthehet epokës së dytë të gjeopolitikës, duke projektuar zgjerimin faktik e real të gjeografisë serbe fillimisht në dëm të kroatëve e boshnjakëve, e më pas, përmes projekteve si ai PATKOI edh enë riciklimin e Toplicës në Kosovë, eedhe me çmimin e gjenocidit.

Rikonfigurimit të fuqisë gjeopolitike serbe

Idetë mbi të ashtuquajturin “Mini Shengen”, që në fakt do të duhej ta kishte emrin real „Projekti i Novisadit” në bazamentitn e të cilit është intenca për rikrijimin e Jugosllavisë së re pa Sllovenin dhe Kroacin, por me Shqipërin dhe Kosovën brenda, duke i dhënë Beogradit sërish rolin drejtues e dominues, duket se janë produkt i gjeopolitikës post-moderne. Ky projekt serb dëshmon se gjeopolitika serbe nuk ka hequr dorë nga objektivat e saj themelore — zgjerimi dhe dominimi në Beogradit në Evroën Juglindore, por në pamundësi për qasje klasike, ai ka adoptuar elemente të reja të gjeopolitikës post-moderne, duke ju përshtatur qasjes së Brukselit dhe Moskës përgjithësisht për Evropën Juglindore dhe në veçanti për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shqipëria gjendet në një pjesë nevralgjike të kontinentit të vjetër që dikur njihej me emrin Gadishulli Ilirik. Emri “Ballkan” vjen nga fjala turke qe do të thotë “një zinxhir i maleve i pyllëzuar.” Emri i lashtë grekë për Gadishullin Ballkanik ishte “gadishulli i Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou Haímou)”. [3]
Në Mesjetën e vonshme ai u quajt Gadishulli Balkanik, sipas maleve të Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej diku 55 milion banorësh me dendësi 110.7b/km2.

Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë.

Ky gadishull, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Ai krijon raporte të veçanta si me kontinentin mëmë — sidomos Evropën e Mesme, po ashtu edhe me Azinë, saktësisht me Gadishullin e Azisë së Vogël, respektivisht Gadishullin e Anadollit.

I tërë Ballkani ka pasë qenë “sinonim me perandoritë e vjetra Turke e Bizantine, me vargmale të paqeverisura që kishin penguar zhvillimin dhe me një standard zakonisht më të ulët të jetuari, që shkojnë pas dhjetëvjeçarë e shekuj krahasuar me tokat e perandorive të mëparshme Habsburgase dhe Prusiane në zemër të Europës.” [4]

Me shpërbërjen e Perandorisë Otomane dhe asaj të Austrohungarisë gjeopolitika ekspansionsioniste e Serbisë e mbështetur nga Fuqitë e Mëdha si Rusia, Franca dhe Anglia, në përputhje me interesat e tyre, u shtri tutje në jug e perendim, kryesisht në dëm të shqiptarëve, ndërkaq gjatë epokës së Luftës së ftohtë, nën petkun e Jugosllavisë ajo do të shndërrohej në fuqi rajonale dominuese. Nëdrkaq në epokën e gjeopolitikës postmoderne, Serbia pretendon ta zëvendësojë Jugosllavinë e Titos përmes krijimit të të ashtuquajturës zonë “Mini Shengen”. Këtë hap Serbia po e bën nën ombrellën e Procesit të Berlinit, e kundër tij, duke marrë në konsideratë edhe interesat strategjike për ruajtjen e balancit mes shteteve të Ballkanit. Le të kujtojmë faktin se Procesi i Berlinit ishte dhe mbetet një iniciativë e përbashkët e BE-së me 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku rol qendror kishte edhe Komisioni Evropian. Ky rol i Komisionit Europian ndërlidhet me faktin se, ky proces mbështet qasjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe pranimin e tyre në BE, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, që përjashton çfardo rikrijimi të mundshëm të Jugosllavisë së re dhe dominimi të mundshëm të Serbisë. Shih për këtë, ky proces duhet të shoqorohet shpejt me një „Plan Marrshal“ për tejkalimin e pozicioneve që pretendon t‘ i ndërtojë Serbia në dëm të kombeve tjera të rajonit dhe shqiptarëve në veçanti.

Përfundim

Fundi i Luftës së ftohtë ishte e pritshme të ishte edhe fundi i Federatës Jugosllave.
Jugosllavia e re, respektivisht RSFJ-ja, ishte pasuese e Mbretrisë Serbo-kroato-sllove, e krijuar nën patronatin e drejtpërdrejtë të Konferencës së Versajes. Nëse ajo ishte de fakto produkt politik i përplasjeve të interesave gjeoplitike mes dy blloqeve tadicionale — atij gjerman në njërën anë (Gjermani-Austri) dhe anglo-francez e rus, në anën tjetër, dhe si e tillë mori fund me fillimin e LDB dhe pushtimin gjerman. Shkërmoçja e RSFJ-së i krijonte mundësi objektive gjeopolitikës postmoderne serbe për ripozicionim në dobi të zgjerimit të hapësirës jetike në perendim – përmes krijimit të Republikës Srbska në Bosnjë dhe kështu edhe të rikonfigurimit të fuqisë gjeopolitike serbe. Ndërkohë me Beogradin si qendër drejtuese e zonës së ashtuquajtur “Mini Shengen”, hë për hë vetëm si ide, ajo shtrin influencën tutje në hapësirën shqiptare si tërësi.

_______________________________

Fusnotat/Shënimet

1. Mirela Metushaj, teza e disertacionit, UT http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/03/POZICIONIMI-GJEOPOLITIK-I-SHQIP%C3%8BRISE-N%C3%8B-PERIUDH%C3%8BN-POSTKOMUNISTE.pdf

2. Po aty, f.33

3. https://sq.wikipedia.org/wiki/Gadishulli_Ballkanik

4. Kaplan, Robert D., “The revenge of Geography”, Random House, New York, 2012, f.6.