Lëvizja\UÇK

Menderes Zeneli: Në vend të urimit për Vitin e Ri

Për ilegalen, luftën dhe paqen në Karadak-Bukoc.

Bukoci i Karadakut të Preshevës, një vend kodrinoro-malor ,me një lartësi mbi detare afërsisht gjashtëqind metra. Fshati ka një reliev të kapërcyeshëm lehtë për të komunikuar me të gjitha katundet përrreth, si me Gosponicën, Garën, Shoshajën e Epërme e ato katundet më poshtë që quhen katunde fushe , që janë Rahovica, Shoshaja e Poshtëme, Corrotica, Rainca. Bukoci nga dy mahallë që kishte e që janë edhe sot, Hashanë e Garali, vetvetiu u formua edhe një lagje tjetër, ajo e Ajvazëve, ku zbret më poshtë, po mbetet ai emërtimi i moçëm i dy Lagjeve. Toponimet janë me emërtime shqipe figurativisht thirren si : Rrezja, Bunga , Lugi i Madh, Lugi i Bunarit, Kodra e Ndërmjeme , Kodra e Aneshme. Po edhe emërtimet sipas pronarëve, si Ara e Rexhepit të Hashanëve, Shpati i Hasiçit, te arat e Ajvazëve, Baçëja e Haxhi Bejtës, Ara e Sylës etj… Vepra arti janë çeshmja e Lazit, çeshmja e Sherifit, Hambari i Haxhi Arifit. Banorët e këtyre anëve kryesishtë janë marrë me blegtori e bujqësi.Thënë të vërtetën gjithëmon kanë mbijetuar përveç disa familjeve të pakta që e kanë siguruar jetesën,të tjerët,jo ! Banorët e këtyre anëve e kanë përjetuar jetën, nga mënyratë më të ndryshme. Në Familje ishinë 5 antarë e më shumë deri në 12 veta e përpjet.Jeta këtu nuk ishte e lehtë ,nuk është as,sot për ata pak banorë që jetojnë aty.Dhe dritat elektrike kanë ardhë vonë ,aty kahë viti 1984.Janë arsyet që kanë lëvizur te poshtë ,kështu janë shprehur për ata që e kanë lëshuar këtë vend,në Bukoc ka pak dy,tri shtëpi, më pastaj Rahovicë, Preshevë, Kumanovë ,Bilaç-Bujanoc,Gjilan,Fushë Kosovë, Prishtinë në vendet e Largëta Zvicër , Austri, Gjermani,Francë, Belgjikë,Suedi ,Amerikë, Kanada. Karakteristikat e këtij vendi të bukur janë më të ndryshme: hamonia në mes veti, si për ndihëma të nevojshme ,punë fushe e forma tjera.. Nga e tëra kjo që u pa deri tani ata që e shohin emocionohen e i kap malli për vendlindjen! Po këtu, më poshtë, do sjellim një përshkrim shumë domethënes për të gjithë ata që u përfshinë e dhanë kontribut të çmuar gjatë ngjarjeve të ndryshimeve historike nga 1981 deri te Konfereca paqësore me 2017, në Kore të Jugut, ku në raste të shpeshta ishin përcaktues. Shumë nga këta do i prek malli e nostalgjia pë një të kaluar jo të lagët. Pas ngjarjeve të bujshme të `81 një Organizatë ilegale që vepronte atëherë në Preshevë , ,,Bajram Curri“ku bënte pjesë edhe Burhan Hasani, më 4 Prill 1982 gjykata e Vranjës dënoi shumë veprimtarë të grupit , për hedhjen e trakteve në Preshevë e Rrethinë, ndër ta ishte dhe Burhan Hasani i cili u dënua me 5 vite burg. Arrestimi i tij na dha motiv edhe ne që të veprojmë . Në pjesën e dytë të viteve të 80-ta, veçanërishr në 82-tën …LPRK mori hov në organizim , dhe shumë nga këto anë u organizuanë pavarësisht se ku ishin. Vëllezërit Mejdi e Shabi Jahiu, në Zvicër, Mendere Zeneli në Preshevë , ku mbante lidhje me Kosovë, Sadik Zeneli në Austri. Pasi kishe pasur demostratat në tërë Kosovën për përkrahjen e minatorëve edhe në Preshevë shpërthyen demostratat të cilat u organizuan me 1 dhe 2 Shkurt 1990, ku në këto demostrata , si në shumë të tjera , morën pjesë të rinjtë e Bukocit. Pasi filloi pluralizmi politik në Preshevë gjatë viteve 90’ me disa veprimtarë dhe studentë nga Prishtina, më 5 Gusht 1990 u formuar « Shoqatën e Pavarur Demokratike », degë të kësaj shoqate pati edhe në Bukoc. Referendumi me 1 dhe 2 Mars 1992, për autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës me të drejtë bashkimi me Kosovën u mbajt edhe në Bukoc, Gosponicë, Gare dhe Shoshajë e Epërme. Kryetar i Komisionit ishte Gani Misini, ku mbi 90% të votuesve u përgjigjën pozitivisht. Në Preshevë në një Komision për numrimin e votave dhe rrjedhën e Referendumit ishte Iljaz Zeneli. Nga vitet 1992-1993 pasi në Kosovë situata filloi të keqësohet edhe më, në Preshevë organizimet ilegale për Çlirimin e Kosovës,rriteshin shpejt, shumica e veprimtarve ilegalë atë kohë ishin aktiv në PDSH. Në ilegalitet vepronin gjithashtu Reshati me shokë duke vepruar në sitemin e njohur të 3- shesë së LPK-së. Aty bënin pjesë edhe Fatmir Arifi, Xhemal Zeneli . LPK-ja mori iniciativë ti pengonim zgjedhjet lokale të Serbisë në Preshevë duke hedhur trakte nëpër qytet.. Në vitet 1996-1997 në Kosovë kishin filluar tëorganizoheshin për luftë, gjithashtu edhe ne filluam të organizoheshim në grupe të vogla për bartjen e armatimit prej Maqedonisë deri në Preshevë , ku kishte bazë edhe në Bukoc duke hapur bunkere për strehim të armatimit. Në grupe të vogla filluam menjëherë të vepronim duke bartur armatimin e parë nga Maqedonia deri në Preshevë dhe janë strehuar tek shtëpia e Hikmete Bajramit e motra e Bekim Bajramit, pastaj u bë shpërndarja e armatimit duke i paisur me armatim personal për gjendje gadishmërie. Xhemal Zeneli ishte përgjegjës për të formuar grupe në Rahovicë për bartjen e armatimit, ndërsa Reshat Ajvazi ishte caktuar që ti organizonte të rinjtë e fshatrave përreth për sigurimin e depove të armatimit dhe furnizmin me ushqim. Në Bukoc për sigurinë e fshatit, ruajtjen e armëve dhe ruajtjen e ushqimit ishin të angazhuar Vasuf Zeneli në bashkëpunim me Xhemal Ajvazin, Naser Aliun dhe Mitat Ajvazin , përgjegjës ishte Fatmir Arifi. Elmi Ajvazi kishte për detyrë të vëzhgoj gjithë fshatrat përreth Bukocit dhe të raportonte se ku ishin vendosur forcat serbe që në këtë mënyrë të bëhej siguria e rrugëve për të bartur armatimin drejt Kosovës. Bazat e UÇK-së ishin të vendosura në shtepinë e Fatmir Arifit, Reshat Ajvazit, Xhemal e Vasuf Zenelit. Xhemal Zeneli ishte përgjegjës për sigurimin e ushtarëve të UÇK-së të cilët vinin nga Zonat e Luftës së Kosovës në drejtim të Maqedonisë për furnizim me armatim dhe anasjelltas. Lufta në Kosovë merr përmasa të gjera , ku lidhjet me Shtabin e Përgjithëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i mbante Xhemal Zeneli e Fatmir Arifi. Radio Kosova e Lirë kishe marrë emër. Idea ishte e Adrian Memetit, në organizim ishin edhe Mentor Hoxha e Shefqeti nga Gjakova, Bastri Beka nga Akrashtica e Vushtrrisë, Fatmir Arifi e Xhemal Zeneli. Aparatura u bart nga Kumanova deri në Preshevë nga disa pjesëtarë tjerë të UÇK-së, ndërsa nga Presheva deri në Kosovë (Sllubicë) kanë marrë pjesë : Reshat Ajvazi, Xhemal Zeneli e Fatmir Arifi dhe të tjerë… Aparatura u bart me traktorin e Mustafë Shaqirit prej Rahovicës tek Shoshaja e Poshtme, Brija e Bukocit, Gare e deri në Sllubicë, ku vazhdoi rrugën nën përcjelljen e ushtarëve të Gjilanit deri në bazën kryesore në Malet e Berishës. Pasi që fshati jonë ishte qendër e lëvizjeve së ushtarëve të UÇK-së, filluan të vinin refugjatë dhe ushtarë të plagosur, e për këtë përgjegjës ishte Xhemal Zeneli, ku detyra e tij ishte të organizonte luftëtarët që vinin nga Kosova në drejtim Preshevë – Kumanovë dhe të ruante armatimin që ishte strehuar tashmë në Bukoc ; kurse shtëpitë të cilat ishin pika kyçe të pritjes së ushtarve (UÇK-së) ishin: në Rahovicë (Mustafë Shaqiri), Preshevë (Bekim Bajrami, Reshat Ajvazi). Theksoj se Mide Ajvazi (Bukoc), Xhevrije Arifi (Bukoc), Martaneshë Arifi (Bukoc), Salihe Ajvazi( Preshevë), Mejreme Zeneli( Preshevë) dhe Bedrije Shaqiri(Rahovicë) ishin gratë të cilat u përkujdesën për ushtarët e UÇK-së, pastaj për ushqim, pastrimin e veshmbathjeve, të cilat meritojnë mirënjohje për kontributin e tyre. Pas fillimit të bombardimeve të NATOS mbi forcat Serbe, paramilitarët serbë filluan vrasjet dhe plaçkitjet e shqiptarëve në Malësi. Me 30/5/1999 edhe në fshatin Bukoc hynë paramilitarët serbë duke i maltretuar poashtu njerëzit e fshatit, për fat të mirë aty ishtë kryetari i bashkësisë lokale Isa Ajvazi i cili intervenoi duke i penguar dhe mori përgjegjësinë për fshatin ku paramilitarët serbë kryen vetëm plaçkitje dhe u tërhoqën. Personat që shkonin për të marr pjesë në formimin e Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati Istref Klinaku, Merxhan Avdyli dhe një Ish-Oficer nga Zhegra i plagosur në Llap( i cili iu bashkangjit, qu shkonte për shërimin e tij jashtë vendit), ishin të vendosur në Sllubicë tek lagjëja e Zahirëve për të vazhduar rrugën në Kumanovë. Me urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm, pjestarët UÇK-së ishim të obliguar për t’i përrcjellur nga Sllubica , Fshat në periferi të Gjilanit për në Kumanovë. Xhemal Zeneli, Mustafë Shaqiri, Reshat Ajvazi e shumë të tjerë ishin përgjegjës që ta siguronin rrugën nga Lagjja e Zahirëve deri në Bukoc e pastaj në Rahovicë, e nga Rahovica deri në kufi me Maqedoninë. Ushtarët hecnin afërsisht 1 Kilometër pararojë për sigurin e këtyre. Aty pari i kanë rënë edhe Daut Ilajazi, Shef shtabi i Zonës Operative të Karadakut, Fatmir Mehmeti Kom. i Policisë Ushtarake me të bijën Shqipen.Në luftën e Kosovës gjithë fshati Bukoc ka qenë në gjendje gatishmërie e kane dhënë kontribut, ndërsa ushtarë që morën pjesë në luftën e Kosovës ishinë, Reshat Ajvazi, Fatmir Arifi, Xhemal e Vasuf Zeneli, Elmi Ajvazi, Xhemal Ajvazi, Naser Aliu, Mitat Ajvazi, Jeton Arifi, Bekim Bajrami, e Arben Arifi. Pas përfundimit të luftës së Kosovës, pjestarët e UÇk-së u vendosën në Gjilan për ti pritur ushtarët e UÇK-së, të cilët grumbulloheshin nga të gjitha zonat e Kosovës, kishin mbetur vetëm disa ushtarë që ishim të parët që hynë në Gjilan nga njësiti I Preshevës. Aty kanë qenë, Reshat Ajvazi, Mustafë Shaqiri, Fatmir Arifi, Xhemal Zeneli … Ushtarët e Luginës së Preshevës u vendosën në konviktet studentore, ku ishin mbi 100 pjestarë dhe filluam të organizoheshim për fillimin e luftës edhe në Preshevë. Takimet mbaheshin sipas nevojës dhe filluam të përgatiteshim për luftën në Luginë të Preshevës, poashtu u formua edhe Këshilli politik dhe ushtarak. Me datën 3/6/2000 u bë ndarja e detyrave të sektorëve ku si përgjegjës për Luginë të Preshevës u zgjodh Mustafë Shaqiri. Sektorët u ndanë në dy grupe për grumbullimin e armatimit nëpër Kosovë, përgjegjës ishte Xhemal Zeneli, Reshat Ajvazi, Fazli Hajdari, Fatmir Arifi, Lulzim Ibishi dhe Abdulla Selimi etj . Përgjegjës kryesor për strehimin e armatimit në zonat kufitare ishte Mustafë Shaqiri, Vasuf Zeneli, që kishin për detyrë t’i sistemojnë armatimet në këto fshatra: Gare, Bukoc, Gosponicë, Kukaj dhe ishin poashtu përgjegjës për ruajtjen e armatimit. Vëzhgimi në terren bëhej çdo ditë në dy grupe për ti vëzhguar pikat e forcave serbe, për detyrë e kishin, Fatmir Arifi, Reshat Ajvazi, Jeton Arifi, Mustafë Shaqiri, Blerim Krasniqi, ku ishim çdo ditë në kontakt me ushtarët e Bukocit që qëndronin në fshat. Pasi ishte pika kryesore Lagjja e Zahirëve në Sllubicë, aty pregatiteshim për në lëvizje ku kishim armët dhe paisjet personale (Bazë). Më datën 25/10/2000 në Lagjen Zahirëve, me propozimin e Mustafë Shaqirit, Reshat Ajvazit, Lulzim Ibishit, që Brigada 113 të emërohet « Ibrahim Fejzullahu » (dëshmor i UÇk-së). Në këtë takim ishte edhe Luan Xhemaili, i cili erdhi nga Zvicra, që raportoi se Fondi « Zëri i Atdheut » është duke funksionuar dhë u është përcaktuar mërgimtarëve që të japin nga 500 CHF.Më 27 nëntor te Lagjja « Zahirët » grumbulloheshin ushtarët dhe i bashkangjiten një njësiti nga fshati Bukoc për përgatitje për luftë. Pas shumë takimeve dhe përgatitjeve, vëzhgimit në terren, Shtabi i Brigadës « 113 Ibrahim Fejzullahu »vendosi që me 28 nëntor 2000 të hyj në Maxhere për ta vendosur Brigadën 113 në fshat. Në mëngjesin e 28 nëntorit dy njësitë hynë në Maxhere, njësiti i parë i udhëhequr nga Kom. Mustafë Shaqiri dhe njësiti i dytë i udhëhequr nga Kom. Lulzim Ibishi. Nga fshati ynë iu bashkuan luftëtarëve të UÇPMB-së. Gjatë vëzhgimit të fshatrave përreth në Maxhere, me 6 dhjetor 2000, forcat serbe kishin bastisur fshatin Bukoc. Me datën 8 dhjetor 2000 gjatë vëzhgimit në fshatin Bukoc një njësit i komanduar nga Mustafë Shaqiri dhe një njësit nga Drenica në rrafshin e Bukocit (Kodra e Varenave) hasën në forcat serbe, pas dyluftimit mposhten forcat serbe duke u tërhequr me humbje, menjëherë u mbështet nga Batalioni i Parë ku njësiti i Shaban Ukshinit ( Terri) nga Zhegra i dolën në ndihmë dhe forcat tona u vendosen në Bukoc. Gjithë fshati u mobilizua dhe i bëri strehë ushtarëve të lirisë duke vendosur pikat në të gjitha hyrjet e fshatit. Në ndihmë dolën të gjithë fshatrat përreth. Beteja e Brijës Bukocit(15/4/2001) – forcat serbe tentonin ti mposhtin forcat e UÇPMB -së në brijë të Bukocit ku ka qenë i vendosur një tog nën udhëheqjen e Mitat Ajvazit .Këtu beteja e dyluftimit zgjati mbi 1 orë, mirëpo, tentimi I forcave serbe për të marrë këtë pikë ishte e pamundur pasi një njësit i mbështetur nga Mustafë Shaqiri u erdhi në ndihmë nga Batalioni në Maxhere duke zbrapsur kështu forcat serbe. Luftimet zgjaten disa ditë, me datën 22/4/2001 ra dëshmor Qenan Rahimi dhe kjo pikë nuk u dorëzua deri në përfundim të luftës . Batalioni i Dytë e mori emrin e dëshmorit Qenan Rahimi. Më 12/5/2001 Batalioni i Dytë Qenan Rahimi vendosi të hyjë në Rahovicë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm. Ushtarët e fshatit Bukoc siguruan pikat përreth me urdhër të Komandantit Mustafë Shaqirit, disa ushtarë nga Bukoci hynë në Rahovicë.Fatmir Guraziu i cili i doli në mbrojtje fshatit duke mbuluar me zjarr nga Brija e Bukocit për t`i mundësuar hyrjen e ushtarëve në Rahovicë. Granatime kishte gjatë tërë kohës nga forcat serbe. Pashyrjes në Rahovicë, në hyrje të Preshevës u vra Shaban Shahini dhe u plagos Xhemal Ajvazi. Në betejën e Rahovicës ranë edhe dëshmorë të tjerë. Veprimtarët dhe ushtarët të fshatit Bukoc (ish të burgosurit politik, Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria çlirimtare e Kosovës, Ushtria çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc) 1. Burhan Hasani – i burgosur politik 2. Shabi Avdiu – LPK, UÇK, Zvicër 3. Mejdi Jahiu- LPK, UÇK, UÇPMB Zvicër 4. Menderes Zeneli – LPK,UÇK,Përfaqësues politik për PMB5. Sadik Zeneli- LPK,UÇK,UÇPMB, Austri 6. Arben Arifi- UÇK, Kosovë 7. Reshat Ajvazi- LPK, UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi ZOP 8. Fatmir Arifi- LPK, UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi ZOP 9. Xhemal Zeneli- LPK, UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi zëdhënës i ZOP 10. Xhemal Ajvazi- UÇK, UÇPMB, Invalid lufte 11. Vasuf Zeneli- UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi Brigadës 113 12. Mitat Ajvazi – UÇK, UÇPMB, Komandant Kompanisë Batalioni I Dytë Bukoc 13. Elmi Ajvazi- UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi Batalioni I Dytë Bukoc 14. Naser Aliu -UÇK, UÇPMB, Komandant Togu Batalioni i Dytë Bukoc 15. Jeton Arifi- UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi i Brigades 113 16. Naim Ajvazi- UÇPMB, Përgjegjës i depove në Batalionini i Dytë Bukoc 17. Refik Ajvazi- UÇPMB, Përgjegjës për furnizim me ushqim Batalioni i Dytë Bukoc 18. Tomor Misini- UÇPMB, Komandant Skuadre Batalioni I Dytë Bukoc 19. Shefik Ajvazi- UÇPMB 20. Malush Misni- UÇPMB 21. Agron Arifi- UÇPMB 22. Vllaznim Arifi- UÇPMB 23. Bashkim Arifi- UÇPM24. Vaxhit Aliu- UÇPMB 25. Suat Zeneli- UÇPMB, ushtar në kompanin e Shoshajës 26. Nexhat Avdiu – UÇPMB, ushtar në Brigadën 115 « Nijazi Azemi »27. Bekim Bajrami – UÇK, UÇPMB 28. Teuta Bajrami- UÇPMB 29. Blerim Bajrami- UÇK, 20/21 nëntor 2015 demostratat për Librin e Abetares (Preshevë-Bujanoc) Më 20 nëntor të vitit 2015 demostratat në Luginë të Preshvës të organizuara nga studentët e Preshevës të cilët studiojnë në Kosovë dhe Tiranë të mbështetur nga Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, me kryetar Fatmir Arifin, zv. Mustafë Shaqiri dhe anëtar i kryesisë Reshat Ajvazi, demostrata u zhvillua për Librin e Abetares pasi regjimi i Beogradit e kishte ndaluar dhe vazhdon ta ndaloj mësimin me Librin Shqip (Abetaren). Mbështetës tjerë kishim edhe nga Kosova (Fetnete Ramosaj, Faton Mehmetaj ) nga Tetova (Albulena Halilit) dhe nga Shqiperia ( Majlinda Hoxha). Organizatorë nga Lugina e Preshevës ishin studentët : Shkodran Ajvazi(Bukoc), Agron Shaqiri (Rahovicë), Premtim Nuhiu (Gosponicë), Blerina Ajvazi (Moderatore e tubimit, Bukoc), Adelina Ajvazi (Bukoc), Florian Nuhiu (Gosponicë), Vllezërit Sokol dhe Labinot Selmani (Llojan) Arbër Veseli, student në Tiranë dhe Behar Limani (Lluçan, Bujanoc). Demostratat u organizuan në Preshevë me 20 nëntor dhe në Bujanoc me 21 nëntor. Demostratave iu bashkuan të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato treva, në ngritjen e zërit për Librin Shqip, pas këtyre demostratave studentët ende vazhdojnë të ngrisin zërin deri në plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në vitin 2015 organizata më e madhe ndërkombëtare jo-qeveritare në botë për paqe (HWPL- Heavenly Culture, Ëorld Peace and Restoration of Light ) nga Korea e Jugut vie në Kosovë saktësisht në Universitetin e Gjilanit ‘’Kadri Zeka’’, aty u bë promovimi i kësaj organizate, rolin dhe qëllimin e saj. Kjo lëvizje, e cila operon bazuar tek vullnetarë është e shtrirë në më shumë se 130 shtete të botës dhe operon si një organizatë jo fitimprurëse në bashkëpunim me Departamentin e Informacionit Publik në Kombet e Bashkuara. Roli I kësaj organizatë është të vendos paqë ne botë dhe ndalja e luftërave. Nga dhjetori 2015 Blerinë zgjidhet antare e IPYG (grupit internacional të të rinjëve për paqe) nga koordinatorja e kësaj lëvizje nga Korea e Jugut znj. Sophia Kim , duke marrë kështu ftesën për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e Paqes 2016. Më 15 shtator 2016 në Seul (Kore Jugore) si përfaqësuese e vetme e të rinjëve të Kosovës merr pjesë në këtë Samit. Atje pritet nga Delegatët e rinj të IPYG, gjatë qëndrimit 3 ditor në Kore, zgjidhet si lidere e të rinjëve kështu duke marrë ftesën përsëri për pjesëmarrje mirëpo kësaj rradhe duke kërkuar që numri i të rinjëve nga Kosova të rritet dhe pranuan që të marrin pjesë 3 të rinjë. Në këtë samit Blerina zgjedh dy studentë të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ , antarë të Parlamentit Studentor dhe organizatës studentore Rinia Studentore «Kadri Zeka» (RSKZ), Dritor Mehmeti dhe Adrian Bajrami. Nisja për në Samitin e Paqes u bë 16 Shtator 2017, aty pritet prapë nga delegues të IPYG si dhe percjellsve që i shoqëronin gjatë tërë qëndrimit në Korene Jugore, saktësisht këtë vit në Incheon, ku qëndrimi zgjati 8 ditë. Kësaj rradhe Blerina do të promovonte Luftën e Kosovës(19998-1999) para tërë pjesmarrësve nga e gjithë bota, përveq prezantimit të saj për luftën, për të treguar Gjenocidin e tmerrshëm të serbëve ndaj Kosovës dërgon edhe librat në gjuhën angleze të autorëve: F e t n e t e R A M O S A J Kundër Harresës – Against Forgetfulness) dhe B a r d h y l M A H M UT IT (Mashtrimi i Madh- Blood Lebel), këta libra u jepen si dhuratë Udhëheqësit të HWPL Z. Man Hee Lee dhe lideres së grupit të të rinjëve Rebbeca Kim (IPYG). Këta libra ishin një nga dhuratat më të çmuara që u dërguan atje sepse më së miri tregonin dhe vërtetonin se çfarë kishte ndodhur në Kosovë dhe se çfarë kanë hequr gjithë Shqiptarët ndër vite. Ende vazhdon të jetë pjesë e IPYG dhe do të vazhdoj të përfaqësoj gjithë shqiptarët në mënyrën më të denjë ! … Në vend të përfundimit – Ky përshkrim modest për Bukocin, do një Falenderim të veçant për të gjithë ata njerzë që janë përfshi në këto ngjarje shumë të bujshme ! Menderes Zeneli, në emër edhe të gjithë të lartë përmendurve të vendlindjesë sonë ,një F A L Ë N D E R I M të Përzemërt për të gjithë Shokët e veprimarisë Legale ,Ilegale Ushtarake , humaniste. Është krenari për ne , që kemi bashkpunuar me të gjithë këta shokë e miq, të idealit e që kanë pas besim për të ecur bashkë drejt një qëllimi.Ne nuk jemi ndalur ,kur kemi pas qëllim, por nuk kemi harruar për të shkuar bashkë me shokë edhe për këtë shkrim, qëllimmirë e kemi bër bashkë me shokët që na ndihmuan , duke na ofruar Fakte të dorës parë , konsullta, sugjerime e këshilla. Ne i pranuam e i pranojmë edhe në të ardhmen. Nuk janë të gjitha, ka edhe më, po sa për një kujtim , sa nostalgjik,aq përmallor ! Ata,që e shohin ,natyrisht që kanë shije për lexim, mirënjohet dhe lavdatat janë për të gjithë, për ndonjë pasaktësi ose harresë e pa qëllimtë, kritikat i shkojnë Menderesit.Shumë sinqerisht e miqësisht!