Botë

Sadri Ramabaja: Brexit-i dhe pasojat e mundshme

Marrëveshja mes Londërës dhe Berlinit për largimin e parë që ndodhi në historinë e BE-së u përmbyllë në orët e fundit. Kjo dalje e Mbretërisë së Bashkuar a do të pasohet me dalje të reja nga BE?

Prishtinë, 30 dhjetor 2020 — Britania e Madhe u largua nga BE në 31 Janar 2020. Që atëherë, ka pasur një fazë tranzicioni politik që skadon ndërkohë me fundin e vitit 2020.

Në referendumin e inicuar nga Partia konservatore (2016) diferenca mes bllokut të qytetarëve që votuan pro daljes nga BE-ja dhe atyre që ishin për mbetje në BE ishte tepër e ngushtë: 52 me 48 për qind. Megjithatë, ky ishte vullneti politik i shprehur në kutitë e votimit dhe dalja e BM nga Unioni Europian tashmë është çështje e përfunduar.

“Lufta ka përfunduar, ne fituam”, u shpreh Nigel Farage, udhëheqës i fushatës për largim të Britanisë nga BE-ja.
“Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të shtetit tonë”, ka thënë mes tjerash ai.

Nëdrkaq personalitete të veçanta evropiane këtë moment e cilësuan si “të trishtë” dhe si “pikë kthese për Evropën.”

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair qe shprehur: “Unë e kam kundërshtuar Brexitin me secilën pjesë të qenies sime politike. Ndihem keq, si politikisht ashtu edhe emocionisht”. Sipas tij, Brexiti “është një shpërqendrim masiv” dhe në kundërshtim me interesat afatgjata të qytetarëve britanik. [1]

Pasoat e këti largimi mbeten të shihen në vitet që do të rrjedhin, por që tani mund të thuhet se ato janë më të mëdha ngasa supozohen në shikim të parë.

Meqë bisedimet ishin tepër të gjata dhe marrëveshja u arritë pothuajse në orët e fundit, arritja e saj krijoi në shikim të parë një lloj lehtësimi te që të dy ekipet që drejtonin këtë proces.
Kryeministri Boris Johnson mund të trumpetoj tashmë se marrëveshja ishte fitore historike për Britaninë dhe britanezët. BE po tregohet më e matur në deklaratat publike, duke pohuar jo pa krenari se ekipi negocius i Brukselit “ka dëshmuar unitet”.

Largimi i Mbretrisë së Bashkuar nga BE-ja bëri kështu historinë; krijoi modelin për marrëveshjet që mund të pasojnë me shtetet pasuese që po ndjekin rrugën e Anglisë. Nëse deri tani ishte propaguar se dalja nga BE-ja e cilitdo anëtar nuk ka gjasa të ndodhë, tani jemi para aktit të kryer historik. Madje, “tani ekziston një grup relativisht i qartë i marrëveshjeve që mund të shërbejnë gjithashtu si një model për imituesit në të ardhmen” potencohet në komentin e Berliner Zeitung-ut të 25 dhjetorit 2020. [2]

Sipas ekspertëve, paundi i fuqishëm britanik pritet të humbas vlerën reale deri 25%. Pasojat në këtë rast do të ndjehen, jo vetëm në Britni, por edhe në Gjermani dhe vendet skandinave që kanë ekonomitë e tyre të ndërvarura me atë të MB.

Eksportet e Britanisë, pavarësisht marrëveshjes së arritur, pritet të ndikohen ndjeshëm. Një shembull: Britania e Madhe eksporton mbi 40 përqind të makinave të prodhuara në ishull në tregun e BE. Nga 190,000 vende pune në këtë sektor, mbi 50% do të shuhen brenda dekadës pasuese.

Sidoqoftë, presidenca e Këshillit Gjerman kishte punuar gjatë pjesës së dytë të vitit 2020 me ngulmë për të siguruar që marrëveshja e partneritetit të keët mundësi të hyjë përkohësisht në fuqi më 1 janar 2021. Kjo marrëveshje e arritur më 24 dhjetor rrjedhimisht do t’i vendosë marrëdhëniet BE-MB në një bazë të re partneriteti.

Por, pasojat do të ishin edhe më të mëdha, nëse dalja do të bëhej pa marrëveshje. Një studim i London School of Economics vlerëson se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të rritet rreth gjashtë pikë përqindje më pak sesa nëse vendi do të ishte akoma në BE në dhjetë vitet pas një Brexit-i që do të bëhej pa marrëveshje.

Pasojat politike të daljes së BM nga BE janë domethënëse për BE.

Roli i Gjermanisë para së gjithash, merr dimenzione të reja. Madje, sipas politologëve Narisong Huhe, Daniel Naurin dhe Robert Thomson, ligjërues në London School of Ekonomik, treshja evropiane: Gjrmania, Franca dhe Polonia, do të forcoj pozicionet brenda BE-së, duke i dhënë ton formësimit të saj. Duke analizuar qëndrimet e tyre në Këshillin Evropian, ata konkludonë se, të tri shtetet në fjalë, do të bëhen “partnerë edhe më tërheqës të bashkëpunimit”, duke krijuar kështu një bërthamë të re të aksit drejtues të BE-së.
Ish ministri gjerman Joshka Fisher sugjeron që “BE dhe Britania e Madhe t’i përmbahen një politike të përbashkët në raport me Rusinë dhe Kinën.” Në këtë aspekt, sipas tij, mbetet e hapur çështja e institucionit që do të duhej të krijohej për të mbarështruar këto politika. “Zhvillimi i instrumentit të një “partneriteti të privilegjuar” është një mënyrë e mirë për ta bërë këtë”3 konkludon ai.

Për dy republikat tona (Shqipërinë politike dhe Republikën e Kosovës), do të ishte me interes një studim i mirëfilltë për të analizuar pasojat e Brexit-it, sidomos në rrafshin politik dhe atë të sigurisë. Fakti që BM angazhohej për zgjerimin e BE-së dhe në këtë kuadër edhe objektivat e vullnetit politik të Tiranës dhe Prishtinës për integrim më të përshpejtuar në strukturat euroatlantike, është e qartë se kemi humbur një nga mbështetësit më të fuqishëm dhe më me ndikim në BE.

BE-ja pas 31 dhjetorit 2020 nuk mund të thuhet se mbetet një model i pa alternativë.

_________________________

1https://www.businessinsider.de/wirtschaft/tony-blair-der-brexit-ist-eine-massive-ablenkung-2017-7/

2https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/brexit-deal-folgen-weitere-eu-austritte-li.128328

3. Joschka Fischer, Der Brexit und die geopolitischen Folgen https://www.wort.lu/de/politik/der-brexit-und-die-geopolitischen-folgen-5e1f25b8da2cc1784e354135

WRITTEN BYSadri RamabajaFollow