Pllakë nderimi dhe mirënjohjeje në Kishnarekë (Kisha Ndrecês)
Azem Syla është një nga veprimtarët e hershëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare – OMLK – së në Shqipërinë Verilindore (Kosova me viset e saj). Pas BASHKIMIT politik të organizatave patriotike të asaj kohe: OMLK – LNÇKVSHJ – FRONTI KUQ, më 17 Janar 1982, Azemi, gjatë viteve të nëntëdhjeta ishte një nga drejtuesit e LPK – së, e cila mori përsipër programin dhe vendimin historik për organizimin dhe drejtimin e Luftës së armatosur çlirimtare. Azemi, bashkë me Aliun e Xhavitin, ishin zgjedhur nga organizata (LPK) në Sektorin e Veçantë për organizimin dhe strukturimin e njësiteve të armatosura (krahu i armatosur i LPK – së). Në Kosovë përgjegjës (“shef”) i krahut të armatosur ishte zgjedhur Xhavit Haziri, i cili në verën e vitit 1998 ishte kapur nga forcat pushtuese serbe dhe ishte ekzekutuar fshehurazi nga forcat terroriste pushtuese (edhe sot nuk dihet vendi i ekzekutimit dhe nuk është gjetur kufoma e Tij!).
Më 17 Nëntor 1994, Kryesia e LPK – së emërtoi krahun e armatosur të LPK – së (njësitet e armatosura) me emrin USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, miratoi Shtabin Qendror të UÇK-së dhe Komunikatën publike, me numër 11, e cila iu dërgua mediave nga posta e Shkupit… Zhvillimet dhe veprimet në terren u intensifikuan, radhët e UÇK – së po rriteshin… LPK – ja mbeti deri në vitin 1998 mbështetja e vetme morale, politike, financiare dhe njerëzore e UÇK – së. Përkrahje dhe bazë jetike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe LPK – UÇK – së ishte shteti ynë AMË …
Përkrahje dhe bazë e rëndësishme për veprimtarinë ushtarake të UÇK – së brenda kufijve krahinor të Kosovës së pushtuar u bë edhe Maqedonia jonë shqiptare, që ishte pavarësuar nga Jugoserbia në vitin 1992…
Pas disa vitesh Shtabi Qendror u quajt Shtab i Përgjithshëm i UÇK – së. Komandant i Përgjithshëm ishte emruar Azem Syla, ishte krijuar Drejtoria politike e UÇK – së, etj. (zhvillime të njohura, pasi UÇK – ja tashmë kishte fituar edhe njëfarë “legjitimiteti” ndërkombëtar, sidomos “njohjen” nga SHBA – ja).
Edhe zhvillimet e pas Luftës janë të njohura: me sukseset, gabimet dhe dështimet… Megjithatë, Çlirimi dhe shkëputja e Kosovës (pa vise) nga Serbia ishte fitorja më e madhe e kombit shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Prandaj, u bë edhe nderimi dhe mirënjohja për Azem Sylën (Veteran i Lëvizjes dhe i Luftës Çlirimtare) me një Pllakë nderimi e mirënjohjeje, me një shenjë për kujtesën tonë kombëtare kolektive.
Për ta nderuar dhe për t’i shprehur mirënjohje Azem Sylës, brezit të tij dhe Lëvizjes sonë Çlirimtare kishin ardhur bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, bashkëdrejtues e komandantë, bashkëfamiljarë dhe miq nga të katër anët e Atdheut tonë të përbashkët: Shqipëria andej dhe këndej Drinit.
Nderim për veprimtarinë kombëtare, patriotike e çlirimtare të LPK – UÇK – së, të Azem Sylës dhe të secilit shqiptar që në kohë, vende dhe rrethana të ndryshme iu përkushtua dhe u angazhua e luftoi, dhe angazhohet e lufton, për zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes shqiptare, (ri)bashkimin e Shqipërisë në një shtet.
Nderim e Lavdi për Familjen e Madhe JASHARI!
Nedrim e Lavdi të rënëve për liri e bashkim kombëtar!
add a comment