Vështrim/Analizë

Blerim Muriqi: Ukraina meriton vëmendjen dhe përkrahjen e botës demokratike dhe të vullnetarëve

Një luftë e drejtë, gjithmonë merr vëmendjen dhe gëzon angazhimin e vullnetarëve të botës së lirë, të idealeve për lirinë. Ajo merr mbështetjen e madhe morale, admirimin ndërkombëtar dhe jo pak edhe angazhimin vullnetar në rrugën e saj për ta marrë edhe mbështetjen ushtarake të botës së lirë.

Sot, sa asnjëherë tjetër në historinë e re, Rusia ekspasioniste ia ka mësyer Ukrianës për ta kthyer atë në plaçkë lufte, për hapin e saj vendimtar të goditjes kundër Përëndimit për ta imponuar veten sërish në determiniuesin e bipolaritetit të botës. Në letrën kërcënuese me përmasë ultimative ajo i tha botës se ajo donte për hise të kishte perimetër sigurie të shtrirjes territoriale në masën e BRSS-së së dikurshme, me çka zëri i saj do të bëhej ndër dy të parët e rregullave të reja, o nuk do kishte siguri për askë!

Ky kërcënim edhe mund të shpie në luftë me miliona viktima, por asnjëherë në fitoren ruse.

Derisa “ariu rus” të bie në gjumin e tij të ngrirjes, populli i Ukrainës po e pëson. Ne Shqiptarët e njohin egërsinë e krimit që di të prodhojë mendësia e kriminelëve të tipit Milosheviç, kur janë në drejtim të shteteve, këtë e njohin Boshnjakët, këtë e njohin kroatët. E ka parë bota e lirë gjenocidin serb në ballkan. Millosheviçi është miniatura e prëbindshit Putin. Populli Ukrainas është në rrezik të madh. Edhe sot në paraluftë atje po bëhen krime ruse, në Krime a në Donbask. Po përgaditen tjera në gjithë rripin kufitar me Bjellorusinë dhe Rusinë deri në Donesk.

Vullnetarët mund të mos jenë fati i një lufte, por ata janë morali i shtuar i secilës luftë të drejtë. Të gjitha luftërat për liri janë bekuar me vullnetarë nga popuj tjerë. Ky është një ogur i mirë që pas kryqëzatave.

Në kohën e re mjafton të kujtojmë Spanjën, Francën, Italinë, Rumaninë e së fundmi, Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën. Kudo kishte vullnetarë. Ukraina sot poashtu i meriton ata!

Aradhat vullnetare sot do duhej të dilnin nga brohorima e protestave solidarizuese me Ukrainën kudo shteteve të Evropës, kudo mepropoleve të botës. Pse heshtin popujt e lirë?!

Bota duhet të ndalojë për një çast dhe sa nuk është vonë ta izoloj Rusinë e Putinit. Ndërprerja e marrdhënieve me Rusinë, sot e çdo shteti dhe e çdo kombi, deri në kthimin e saj në arsye, është lufta e duhur që mund të fitohet me pak viktima. Deri atëherë Ukrainës përveq ndihmës ushtarake i duhet edhe ajo ekonomike dhe këtë mund e duhet ta bëjnë shtetet.

Ajo që mund ta bëjnë mirë qyetarët, banorët e Lirisë, janë aradhat vullnetare!