Arkiv / Ripublikim

Xh. Bislimi: Kosova Speciale (ripublikim)

KOSOVA SPECIALE

Prishtine, 30 qershor 2015

Qeveria e Isahashimit ose e Hashimisait e ka bindur mbare boten se Kosova eshte SPECIALE, prandaj edhe i duhet nje Gjykate Speciale…!!! Mirepo, shqiptaret kesaj radhe dolen te “pamarrur vesh” dhe nuk po e kuptojne se Gjykata Speciale eshte e mira e tyre dhe e Republikes se Kosoves…

Kjo Qeveri dhe ajo qe ishte deri tash ka tri vite qe po bisedojne me Serbine per ceshtje ekskluzivisht te brendshme dhe ekskluzivisht te Kosoves…! Kjo qeveri dhe ajo qe ishte me heret ka vite qe po bisedojne edhe per heqjen e barrikades ne uren e Ibrit me Serbine…! Po ku ndodhet kjo barrikade? Ne Serbi apo midis Kosove (60 km brenda territorit te Kosoves)?!!! Kjo qeveri dhe ajo qe ishte me heret ka vite qe po bisedon per Kosoven edhe per rregullimin dhe organizimin territorial e administrativ te shtetit te Kosoves, per sistemin e drejtesise, per telekomunikacionin, per policine, per arsimin, per shendetesine, per zgjedhjet, per liqenin, per “zajednicen” (bashksine e komunave serbe) per…!!! Jane bisedime me shtetin e Kosoves apo me krahinen e Kosoves (pjese e Serbise)?!! Po te ishin bisedime midis dy shtetesh asnjera nga keto ceshtje nuk do te ishin tema bisedimesh… Si u degradua Republika e Kosoves deri ne kete shkalle?!!! Kjo klase politike dhe “shteterore” e Prishtines eshte bere edhe vet “speciale” ne syte e botes dhe te popullit shqiptar…! I pakuptimte dhe i pakuptueshem eshte edhe qendrimi i Tiranes (e vetmja pronare e ligjshme dhe legale e Kosoves dhe e cdo pellembe te tokes se Shqiperise)…!!! Ne vend se per Kosoven te bisedoheje me Tiranen dhe te bisedonte Tirana po bisedohet me Beogradin dhe po bisedon Beogradi…!!! Vertet jemi “specialca”..!