Vështrim/Analizë

Ruzhdi Jashari: Deklarata mohuese e Hekuran Muratit

DEKLARATA MOHUESE E HEKURAN MURATIT!
Kohëve të fundit, po na bjen të dëgjojmë e të shohim, shumë linqime që po i bëhën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nuk janë të rastit, nuk janë vetëm të sotme por këto veprime janë të hershme. Madje kësi mohime e njollosje pati edhe gjatë luftës sonë 98/99.
Po kush ishin mohuesit dhe linquesit e stigmatizuesit?
Ata mund të ndahen në disa kategori e grupe:
– janë disa, nga këta mohues, të grupit të frigacakëve, të cilët gjatë luftës nuk i besuan konceptit e as fuqisë së UÇK- së, për t’u rreshtuar krah saj dhe mbështetur luftën pë çlirim! Ju “duhet” alibia, e sotme për tu dëshmuar si trima që ishin, por UÇK, ishte e keqe. “Komandantat” ishin të kqinjë, vetëm të vdekurit-DËSHMORËT, janë të mirë….!
– grupi tjetër, është grupi, që vjen nga segmente të caktuara politike, që nuk e pranuan filozofinë vepruese të UÇK- së, me luftë të hapur kundër okupatorit serb, duke pretenduar se politika paçësore do ta sjellte lirinë, pa asnjë pikë gjak! Edhe kjo kategori, në veshje e ka filozofinë intriguese të frigacakëve, që nuk ishin të përgaditur për të vdekur për liri, por arsyetimet i gjenin në individ të caktuar, se filani e filani qenka në UÇK, e unë nuk mund të jam në mesin e tyre!.
– grupi tjetër është grupi i argatëve të drejtpërdrejtë të Serbisë, ku gjatë luftës, veçmas, në pjesët kufitare të Kosovës, u organizuan në forcat lokale të policisë serbe, për ta luftuar UÇK- në!…
Në historinë tonë më të re, që nga koha e Skenderbeut, shqiptarët në Gadishullin Ilirik, për herë të parë luftuan për lirinë e vet, duke u flijuar dhe vdekur për LIRI E ÇLIRIM!
Pra, këta djem e vajza, janë ajka e shoqërisë sonë, janë më të mirët e kombit tonë, sepse vullnetarisht, shkuan drejt vdekjes për të sjell liri!
Shumë ranë dëshmorë, shumë u plagosën, e disa mbetën të gjallë. Serbia i dashti të gjithë të vdekur. Ja mbetën disa të gjallë!….
Po pse kjo rrëmuj në Parlament?, po pse kjo tallje me këta njerëz të devotshëm?, Po, pse kaq urrejtje për këtë klasë të sakrificës, për veteranët, për UÇK- në. Politika ua krijoi këtë rrëmuj dhe këtë denigrim…
Pajtohemi të gjithë se ka lista të fryera, pajtohemi të gjithë se duhet pastruar listat, pajtohemi të gjithë se askush nuk i rroku armët për ta marr një pagë nesër,….
Por, tash e kemi QEVERINË, kemi PARLAMENTIN, e kemi prokurorinë, hetuesinë, zyrën që merret me vlerat e luftës në Qeveri e themeluar me ligj. Le të ulet Qeveria, le ta gjenë zgjidhjen e kësaj pune. Ka mjaft modele. E ka mundësinë në dorë. Puna duhet të kryhet pa zvarritje! Por, jo të luhet me këtë kategori të vlerave…
Pajtohemi të gjithë se pati luftarë, të paguar nga Qeveria në egzil-Qeveria BUKOSHI, ku kishin kërkuar edhe garancione materiale për familjet e tyre! ….Por, pati shumë më shumë të rinjë e të reja që edhe gjithë, dimrin e kaluan, me patika, veshje e ushqim të dobët, nuk kërkuan benificione, nuk kërkuan as strehë, e as garancione materiale, as që pyetën për jetët e vetadhe familjeve të tyre, duke ndjekur shembullin fisnik të flijimit të madh ADEM JASHARJAN, të PREKAZIT HEROIK! Liria nuk erdhi në pjatë.
Por, të luash me këtë kategori, si ç’po luajnë, disa, dhe për keq ardhje është edhe deklarimi, publik i Ministrit Murati, se liria Kosovës paska pas mundësi të vie nga “mercenarët”?
Është e turpshme e papranueshme, dhe fyerje për gjithë të gjallët dhe të rënët për ÇLIRIMIN E KOSOVËS! Është fyerje edhe për vet Kryeminstrin – Albin Kurtin, i cili ishte pjesë e UÇK- së, përmes Zyrës Përfaqësuese, në PRISHTINË, që i printe baca ADEM.
Fjala publike ka peshë, nuk është aty ministri i financave për vlersime të UÇK- së, as ashtu as kështu. Ai mund të deklaron: ka apo nuk ka fond, kaq është puna e Tij!
Ky Minisër duhet të kërkon falje publike, për veprimin e tij, nuk është ligësi por është vlerë njerzore kërkimfalja!
Kemi shumë punë, që duhet bërë…! Na duhet uniteti, dituria, idealizmi e veprimi; dhe jo ndërskamcat, kapriciet, mendjemadhësia, indiferenca, mohimi, shkurtpamësia, tallja e injoranca…!
Ka edhe dikaster tjerë qevritarë, që nuk janë kërkah me punën e tyre, ka mos punë dhe joefikasitet, ka familjarizma në punësime, ka shëndetësi e arsim të parregulluar, që kërkojnë veprime të shpejta!
Jeta e qytetarëve është shumë e rënduar.
Kryeministri duhet të vepron shpejt në riformatimin e Qeverisë!