Komenti

Xh. Gjini: Të ndalet fushata e ulët dhe e dëmshme ndaj Luftës Çlirimtare dhe fryteve të saj

TË NDALET FUSHATA E ULËT DHE E DËMSHME NDAJ LUFTËS ÇLIRIMTARE DHE FRYTEVE TË SAJ
Me “çështjen” e veteranëve të Luftës Çlirimtare po synohet të harrohen bashkëpunëtorët e Jugoserbisë – kriminelët shqipfolës që torturuan, dëbuan, ekzekutuan e sakatuan qindra mijëra shqiptarë gjatë diktaturës gjakatare Tito – Rankoviç dhe më vonë…
Nuk mund të mbulohet dielli me shoshë. Pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të kombit shqiptar, por edhe sot e nesër, në Kosovën e Shqipërisë duhet të flitet e të shkruhet për një paketë ligjesh te drejtësisë tranzicionale dhe zbatimin rigoroz të tyre… Të bëhen “listat” e bashkëpunëtorëve të Jugoserbisë dhe listat e krimeve të paimagjinueshme që kanë bërë ata ndaj popullit tonë, në bashkëpunim me pushtuesit. Të ndahet shapi nga sheqeri, jo për hakmarrje, por për shpëtimin e Kosovës dhe të kombit. Kjo është çështje për Kuvendin, Qeverinë, partitë politike, mediat dhe shoqërinë tonë shqiptare. Kemi edhe ne vretjet tona për ligjin, per kriteret, etj., por keto rregullohen permes rrugeve te njohura institucionale e ligjore…
Për “çeshtjen” e shpikur te veteraneve Qeveria dhe Kuvendi, me gjithë segmentet tjera te shoqerise do të duhejë të thoshin vetem kaq: “Drejtësia ka përkrahjen tonë për shqyrtimin dhe përfundimin e lëndës per veteranet, e cila ka kohe qe eshte proceduar. Ç’eshte kjo vetegjyqesi e qeveritareve, e kuvendareve, e kalemxhinjve dhe perrallaxhinjve te mediave te kapura?!! Kush ua ka dhene autoritetin dhe kompetencen per ta gjykuar kete çeshtje te nje rendesie te veçante kombetare e shteterore dhe me shume ngarkesa emocionale?!!
Qeveria, kryeministri, kryetarja e ldkizuar e Republikes… kane detyrim kushtetues dhe ligjor te mos nderhyjne ne çeshtje te drejtesise (pushteti i gjyqesorit). Ky eshte detyrim themelor ne te gjitha shoqerite demokratike. Vetem ne shoqerite autoritare kryeministri, kryetari e pushtetaret e fuqishem mund t’i bien telefonit e t’i japin urdhera gjyqesorit ose te nxjerrin vendime dhe aktgjykime qe jane kompetence vetem e drejtesise…
Albini vetem nje “urdher” do te duheje te jepte: te ndalet menjehere fushata e eger dhe shume e demshme ndaj Luftes sone Çlirimtare dhe fryteve te saja!… Sot, UÇK-ja nuk ka nevojë per mbrojtjen e askujt, sepse sa ka qene e ka mbrojtur veten, asaj i marrin të keqen… Sot, me shume se kurre, duhet te mbrohen nga te gjithe (si komb) dhe te çohen perpara rezultatet, frytet e asaj Lufte Çlirimtare: liria, pavaresimi-shkeputja e plote e Kosoves shqiptare nga Serbia.