Arkiv / Ripublikim

Xhevat Bislimi: Kush e shpëtoi shqiptarinë

Prishtinë, 27 mars 2013

Shqiptarinë, Shqipërinë dhe shqiptaret i kane shpetuar dhe ruajtur vlerat e tyre shpirterore, materiale dhe historike burimore dhe te perboteshme… Prandaj, nuk eshte mire me luajt me karten fetare, ideologjike, partiake e krahinore… Kjo karte nuk e ka ndihmuar kurre dhe nuk po e ndihmon unitetin kombetar shpirteror e material. Prandaj leni fete ne punen e tyre, leni ideologjite ne punen e tyre, leni partite ne punet e tyre… Shqiperia dhe shqiptaret mbi te gjitha! Shqiperia dhe Atdheu yne i perbashket dhe i vetem ka nevoje per dashurine, punen dhe perkushtimin e secilit shqiptar me besim islam, te krishter, ortodoks, protestan…, ka nevoje per dashurine, punen, angazhimin dhe perkushtimin e secilit shqiptar ateist, komunist, ballist, zogist, demokrat, socialist… Nese je shqiptar i ke te gjitha… Kushti eshte te jesh shqiptar, te tjerat vijne pastaj… Do te ishte budallallek, madje pune me zarar dhe deri kundershqiptare çdo lloj ideje, teorie dhe perpjekjeje per ta veshur shqiptarine dhe Shqiperine Kombetare (Natyrale) me rroba fetare, ideologjike, partiake, krahinore… Nuk i shkojne keto rroba te shemtuara shqiptarise dhe Shqiperise sone te bukur. Kesaj ZONJE i shkojne dhe i bien tamam vetem rrobat e saj, rrobat e shqiptarise… Feja, ideologjia, partia… qe nuk vihet ne sherbim te shqiptarise dhe Shqiperise eshte dhe duhet te jete e huaj pergjithmone per ne. Feja, ideologjia dhe partia qe nuk e ka fytyren shqiptare nuk na duhet dhe nuk do te na duhet kurre… Feja, ideologjia, partia… e veshur me rroba te huaja, e shprehur dhe predikuar me gjuhe te huaja… nuk i eshte dashur kurre dhe nuk i duhet shqiptarise dhe as Shqiperise sone… Çdo fe, ideologji, parti… e tille ishte dhe eshte vetem e zeza e shqiptarise dhe Shqiperise. Sidomos, feja e Kim Mehmetit, qe edhe sot perpiqet te imponohet me rroba te huaja dhe me fytyre te huaj, feja qe edhe sot po perpiqet te imponohet, shprehet dhe predikohet ne gjuhe te huaj, te jeni te sigurt se nuk eshte e mira e shqiptarise dhe Shqiperise… Lum ai qe eshte shqiptar dhe qe e do atdheun, vendin e tij, kulturen, gjuhen, traditen, trashegimine… e tij! Shqiptari i tille i ka te gjitha fete, te gjitha ideologjite, te gjitha partite. Shqiptari i tille e ka te garantuar parajsen, e ka te fituar dhe te garantuar dashurine e Zotit, e Perendise…