PSE NUK U MBAJT PROTESTA NE LYPJAN ?!
Dukuria e protestave është pasojë e zbraztësisë, mugesës së rendit tonë. Nuk kemi arsye të harrojmë gjithmonë historinë. Edhe për ne historia duhet të jetë “Mësuese e jetës”.
Shkruan:Ismail Gashi Sllovia
Të dielën më, 5 mars 2000, ditën kur në Prekaz të Drenicës, përkujtohej rënia e madhe në Kullën e parë të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, kjo rënie e madhe ndëryshoi historinë e kësaj hapësire shqiptare. Sërbët në trevën e Lypjanit, sipas inskenimeve politike të Beogradit, me qëllim të aktualizimit të çështjes sërbe dhe mbulimit të barbarisë ortodokse sllave të kryerjes së krimeve ndaj shqiptarëve fqinjë, jo plot një vit më parë, tentuan të dalin në rrugët e Lypjanit, dhe të protestojnë duke paraqitur rrezikimin e tyre nga shqiptarët, ndaj të cilëve kishin kryer krime në shkallë gjenocidi. Tash, menjëherë në ditët e pasluftës, kryesit e krimeve, sërbët paraqitën të rrezikuar. Sërbët kanë nuhatur mirë edhe dukurinë e përçarjes, te subjektet politike e partiake shqiptare dhe dukej shpluet e shtruet, mosveprimin unik i subjekteve shqiptare, të cilën sërbë mundohen ta kthejnë ne favorin e tyre. Kanë veneruar mirë se, krahu I “demokratëve të moderuara” në Lypjan, si kudo në Kosovë. Nuk kordonojne me krahun e luftës.Madje, ky krah, vazhdimisht qëndron në përballje me krahun politik ushtarak e kombëtar, I cili zkonisht si subject poklitik, dallon për veprime politike drejtë realizimit të synimeve kah pavarësia e Kosovës. Ky krah atdhetarësh, dihet, mban qëndrim jotolerues ndaj kriminelëve të azdisur në protesta të pa arsyeshme, nuk pranon aktrimin e kriminelëve para viktimës. Mu për këtë shqiptarët, kudo edhe në këtë hapësirë shqiptare, ende janë me plagë të freskëta nga thikat sërbe. Ende ka kufoma e varre të hapura të cilat presin kufomate zhdukura që ju mungojnë, ka ende njerëz të burgosur e të zhdukur dhe familjet shqiptare janë duke pritur në ankëth kthimin e tyre. Ka persona të zhdukur të cilat familjet shqiptare janë duke pritur zbulimin dhe ardhjen e tyre, apo sjelljen e kufomave të tyre. Për të gjitha këto, subjektet politike shqiptare nuk garantojnë normalitet e defilim të lirshme për sërbët kriminel, para viktimave shqiptare, të cilat kanë një, dy, tre apo edhe pesë anëtarë familje të vrarë. Për këtë nuk mund të këtë tolerancë normale. Andaj, inskenimi I protestueve sërbë në këtë ditë, para kësaj gjendjeje të rëndë, u detyruan të tërhiqen në momentin e fundit.
Sërbët deshtën të protestojnë në Lypjan, dhe të kërkojnë formësim, kufizim dhe zgjërim të enklavës sërbe. Madje, të kërkojnë edhe ndarjen e qytetit të Lypjanit në dy pjesë. Kanë kërkuar edhe ndërrim e ndryshim të strukturës kombëtare, si, ndërrimin e popullatës së fshatit sërbë Grackë e Vjetër, me fshatin shqiptarë Konjuh. Pa përmendur, që janë të shpeshta provokimet dhe incidentet ndaj shqiptarëve, kur ata kalojnë nëpër fashtrat sërbe si Dobërtin, Gushtericë, Livaxhë, por më shpeshta e më aspëra me rrahje, mbyllje rrugesh dhe ka incidente të ndryshme ndodhin thuaja për çdo ditë, në Graçanicë. Këto fshatra sërbe kanë kërkuar të mos kalojnë shqiptarët nëpër këto vendbanime të pastra me etni sërbe, veçmas kur janë me krushqi e flamur kombëtar, Nese ju lejohet, kushtëzojnë sërbet, të kalojnë pasi ta heqin flamurin kombëtar gjatkalimit nëpër këto vendbanime sërbe. Tash afro një vit, kemi pasur disa sulme dhe incidente e provokime sërbe. Madje, ka pasur zëra që, për ta pamundësuar, ndalur kalimin e shqiptarëve nëpër vendbanimet serbe, të ndërtohet rruga Janjevë-Akllap-Sllovi-
U shkrua më, 6 mars 2000.