Komenti

Xh. Gjini: Logjika naziste e përdorimit të pakicës serbe për destabilizimin e vendeve fqinje

LOGJIKA NAZISTE E PËRDORIMIT TË PAKICËS SERBE PËR DESTABILIZIMIN E VENDEVE FQINJE
Serbia shoviniste e Vuçiçit po e përdor pakicën serbe për destabilizimin dhe defunksionalizimin e Republikës së Kosovës, me qëllim të fundit ripushtimin e një pjese të territorit të saj.
Logjika dhe praktikat e saj janë si ato që kishte përdorur Hitleri për pushtimin e Polonisë… Shteti nazist gjerman kishte organizuar propagandë dhe trysni të fuqishme kundër Polonisë me pretekstin e mbrojtjes së pakicës gjermane. Meqë, propaganda dhe presioni nuk po krijonin alibin e duhur për ndërhyrje ushtarake, shërbimet sekrete gjermane kishin organizuar dhe përgatitur një grup të burgosurish, i kishin veshur me uniforma ushtarake polake dhe i kishin urdhëruar të sulmonin një radiostacion lokal gjerman afër kufirit me Poloninë. Kaq kishte mjaftuar që shteti nazist të sulmonte me tërë forcën e tij ushtarake Poloninë…
Po bëhet një çerek shekulli që Kosova shqiptare (në kufijtë e imponuar krahinor) është çliruar nga pushtimi gati një shekullor. Lufta Çlirimtare e LPK – UÇK – së dhe e kombit shqiptar synim kishte çlirimin e të gjitha trojeve të pushtuara të Shqipërisë nga Jugosllavia…
Dihet që Serbia është krijuar kryesisht në tokat e Shqipërisë, të cilat i ka pushtuar me ndihmën e Rusisë gjatë shekujve XIX dhe XX, duke vrarë, masakruar, zhdukur dhe asimiluar popullsinë autoktone shqiptare.
Edhe sot populli shqiptar i mbetur nën këmbën pushtuese serbe nuk gëzon të drejtat elementare kombëtare e demokratike në Serbi… Për pozitën e rëndë të shqiptarëve nën Serbi politika dhe mediet shqiptare (Tiranë, Shkup e Prishtinë) flasin e shkruajnë fare pak ose heshtin!! Kurse për pakicën serbe në Kosovë dhe pretendimet e Serbisë flasin, shkruajnë e vajtojnë më shumë se vetë mediet e qeveritarët e Serbisë!!
Për fajin edhe të klasës së shantazhueshme politike dhe paaftësisë së saj në Kosovën shqiptare u krijuan 10 komuna “serbe” dhe dhjetra zona e monumente të mbrojtura “serbe”!! Me planin e Ahtisarit parashihej krijimi i 5 komunave “serbe” mirēpo, klasa politike e qeveritare e Prishtinës, që shquhej për “gjenerozitet”, i krijoi – themeloi 10 komuna “serbe” në tokën shqiptare të Kosovës së çliruar me lumenj gjaku dhe u zotua në Bruksel për krijimin e “bashkësisë së komunave serbe” në Republikën e Kosovës!!
Dialogu me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës (rregullimi territorial dhe administrativ, sistemi politik, fusnota, etj.) e kishte dobësuar shumë pozitēn e Kosovës përballë Serbisë dhe në botë! Serbia e dëbuar me luftë po rikthehejë me dialog e marrëveshje të firmosura në salla e hotele luksoze të Vjenës e Brukselit!!
Pakica serbe (rreth 4 % e popullit të Kosovës) u përdor dhe po përdoret si armë dhe minë për destabilizimin dhe defunksionalizimin e Republikës së Kosovës… Pakica serbe gëzon të drejta që nuk i gëzon asnjë pakicë tjetër në botë. Kjo pakicë nuk ka qenë e rrezikuar kurrë dhe nuk është as sot nga populli shqiptar. Ajo është rrezikuar dhe po rrezikohet nga Serbia që e ka përdorur dhe po e përdor si armë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shpërngulja e saj është më e vogël se shpërngulja e shqiptarëve. Gjuha serbe padrejtësisht është bërë gjuhë zyrtare e barabartë me gjuhën shqipe!!
Tirana, Prishtina dhe Shkupi, sidomos mediet, duhet të kërkojnë që këto të drejta që i ka të garantuara pakica serbe t’i kenë edhe shqiptarët nën Serbi e jo të vajtojnë barabar me Serbinë për pozitën e pakicës serbe në Kosovë dhe për dinarin e Serbisë!!
Qendrat e vendosjes (BE – ja, SHBA – ja…) dhe shtetet tjera nuk kanë pse shqetësohen me shtrirjen dhe zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët njësoj, por duhet të jenë të shqetësuara me armatosjen e Serbisë me të gjitha llojet e armëve agresive (sulmuese) nga Rusia, Kina… Sepse armët e Serbisë nuk janē të karakterit mbrojtës (defanziv), por sulmues (ofenziv)! Qëllimi i armatosjes së Serbisë është destabilizimi i rajonit, duke ndërhyrë në Bosnjë e Hercegovinë dhe, po të mundet, edhe në Kosovë, Mal tē Zi…
Bota, që po shqetësohet me ndalimin e hyrjes së dinarit serb kontrabandë në Kosovë, do të duhejë të reflektonte për gabimin strategjik që ka bërë me krijimin e Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe për tolerimin e saj për t’u ngritur dhe për t’i marrë atributet e shtetit, duke sfiduar dhe kërcënuar hapur integritetin territorial dhe rendin kushtetues të B e H, bashkë me autoritetin e Përfaqësuesit ndërkombëtar atje!! Inspiruese dhe mbështetëse e deklaruar e shovinizmit dhe separatizmit të Republikës serbe dhe autoriteteve të saj është Serbia e Vuçiçit!
Serbia shoviniste, e nxitur dhe përkrahur nga Rusia, po angazhohet hapur edhe për destabilizimin e Malit të Zi! Gjithmonë sipas logjikës dhe praktikave naziste për mbrojtjen e pakicës së saj!
Prandaj, bota perëndimore (qendrat e vendimmarrjes) nuk duhet të luajnë edhe më tej të verbërin e të shurdhërin, por duhet t’i kuptojnë, t’i shohin dhe dëgjojnë kërcënimet dhe rreziqet që paraqet shovinizmi dhe hegjemonizmi serb në rajonin akoma të minuar të Ballkanit e më gjerë…
Kombi shqiptar nuk mund të heq dorë nga të drejtat e tij të ligjshme për të jetuar i lirë në tokën që i ka mbetur nga kafshimet e mëdha të shovinistëve fqinj.
Kosova dhe shqiptarët duhet t’i marrin seriozisht kërcënimet e Serbisë dhe nuk guxojnë të përkunden në “iluzionet e humbura” se dikush tjetër do ta mbrojë e do të vdes për lirinë e tyre! Re dhe edhe të luftës kanë kapluar botën! Prandaj, duhet të shfrytëzohet çdo orë dhe çdo burim e rrethanë për t’u organizuar, aftësuar dhe pajisur me armët e nevojshme për mbrojtjen e lirisë…