Komenti

Gëzuar Kosovë e Shqipërisë! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!

GËZUAR KOSOVË E SHQIPËRISË! GËZUAR SHQIPTARË ME FLAMURIN KUQEZI!
Ngjyrat e çdo shqiptari në Iliri (Ballkan) dhe kudo në botë janë kuqezi! Flamuri i kombit shqiptar në Iliri (Ballkan) dhe i çdo shqiptari në botë është Flamuri i Kryeheroit dhe Kryeprofetit të kombit, Gjergj Kastriotit, – Flamuri kuqezi!
Flamuri kuqezi ishte Flamuri i vetëm i përpjekjeve, betejave dhe luftërave për liri! Me këtë flamur në ballë luftoi edhe famëmadhja USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS (edhe bijat e saj: UÇPMB dhe UÇ Kombëtare) dhe bijtë e bijat më të mira të kombit!
Flamuri kuqezi solli lirinë edhe në një pjesë të tokave të pushtuara të Shqipërisë! Trojet e pushtuara të Shqipërisë janë pjesë organike dhe e pandarë e kombit shqiptar, prandaj kishin dhe kanë të njëjtin Flamur kuqezi!
Flamuri politik i shtetit (i imponuar nga të huajt dhe i miratuar nga plangprishësit tanë) nuk është flamur i Kosovës dhe i popullit të saj shqiptar! Flamuri kuqezi ishte dhe është Flamur i Kosovës dhe i çdo shqiptari!
Një grusht shqipfolsish, të mësuar me flamuj të huaj po përpiqen ta laramojnë Kosovën e Shqipërisë dhe popullin e saj shqiptar, duke shpërdoruar (me e pavetëdije) flamurin lara – lara për festën e madhe të pavarësisë nga Serbia!
Të pavarësisë nga Serbia (për çka u luftua dhe u derdh gjak ndër breza), por jo (kurrë!) nga shteti ynë, Republika e Shqipërisë, me të cilën duhet të bashkohen të gjitha tokat e shkëputura me dhunë e terror prej saj!
Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria e bashkuar në një shtet, me Flamurin tonē kuqezi! Gjithmonë gëzime për shqiptarët dhe për Shqipërinë! GËZUAR!