Vështrim/Analizë

Vladimir Duraj: Po me trenin ç’patën?

Cmenduri
Po me trenin c’paten ?
Rastisa te shoh foton e meposhteme ne faqen ”Na ishte dikur”. Fotoja ishte shkrepur ne vitin 1973 ne afersi te Librazhdit.
M’u kujtuan udhetimet e mia ne 72-76 me kete gjarper te celikte. Por jo ne kete udhe, ne nje tjeter. Udha qe pershkoja une perfshinte Tirane – Durres – Kavaje – Rrogozhine – Lushnje. Ketu linim trenin dhe i hipnim autobuzit te qytetit Stalin qe, nen pilotimin e te mrekullueshmeve Kol Mehilli, Fon Shtrepi, Mit Minga dhe ndonje tjetri, dukej sikur fluturonte ato ore te vona nate. Zakonisht niseshim me trenin e fundit, ate te ores 5 nga Tirana e mbrrinim rreth 8-es ne Lushnje.
Nderkohe qe udhen ne foto e pershkonte librazhdasi Servet Balla, shoku im i Politeknikumit. Nuk e mbaj mend nese ne 73-shin hekurudhat i kishin lidhur skajet e njohura si Pogradec, Vlore, Ballsh dhe Shkoder, por ajo qe mbaj mend mire eshte se udhetimi me tren ne ate kohe ishte shume komod, i rehatshem e i kenaqshem.
Vagona te mbushur plot, njerez te paster e te cilter qe sapo njiheshin komunikonin me njeri tjetrin si te kishin vite qe njiheshin. Nderthureshin moshat, gjinite dhe intelektet dhe te gjithe bashke kompozonin nje atmosfere te gezueshme ne ato ore udhetimi, sidomos kur udha ishte e gjate.
Por nuk qe e thene te vazhdohej keshtu. Erdhi permbysja e madhe e 90-es qe ne vend te permbyste felliqesine kudo ndodhej, permbysi dhe shkaterroj cdo vlere shpirterore dhe veper infrastrukturore te ngritur me gjak e djerse nga prinderit tane.
Keshtu ndodhi edhe me trenin dhe hekurudhen qe, per te zezen tone, harbimit mendor te nje pakice me peshe specifike kolosale ne maskarallek, nuk munden t’i rezistonin.
E c’nuk u prish ne ate ndryshim te deshtuar ? Cila fushe mbeti pa u zhbere dhe ka mbetur e tille edhe pas 30 vjetesh ?
Trenin e vrau njeriu, njeriu i ‘cliruar’ nga ‘diktatura’ dhe i bekuar nga me te liqte e ketij populli ne krye te tij ne kohen e ndryshimit e deri me sot.
Trenin dhe gjithcka tjeter e vrau cmenduria jone dhe e injektuar ne trute tane ne kembim te ”lehjes” apo lirise se fjales. Sepse keshtu eshte, e vetmja liri qe gezojme sot eshte liria per te lehur…e blere me cmendurine per te vrare gjithcka te fituar e bere me djersen e ballit nga prinderit tane.

Postimet e fundit !