Histori

Enver Hoxha: Kosova është Shqipëri

Enver Hoxha:KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI“Ne ju përshëndesim ju, si përfaqësuesit e inteligjencies kosovare dhe si bij të asaj pjese heroike të popullit shqiptar të Kosovës që ne e duam shumë. Ju jeni shqiptarë dhe ne jemi shqiptarë, jemi pra një popull. Qiejt mund të rrëzohen, por e vërteta që ju jeni vëllezërit tanë e që ne jemi vëllezërit tuaj, pse kemi një mëmëdhe, një atdhe, nuk lëviz. Furtuna të tmerrshme kanë kaluar mbi popullin shqiptar. Mundet edhe nesër të bëjnë vaki gjëra të tilla, por populli shqiptar nuk do të robërohet tani më nga kurkush. Nuk ka forcë në botë që ta ndalojë popullin shqiptar të rrojë i bashkuar, i lirë, i pavarur e sovran. Këtë e kanë vërtetuar kohët e lashta dhe kohët e reja. Po ta lypin rrethanat, këtë do ta vërtetojnë edhe kohët e ardhshme. Ne nuk mund të mos i themi këto të vërteta të mëdha, ndryshe do të bënim një krim. Këto që po jua them tash juve, ia kam thënë edhe Titos, kur u poqa me të për herë të parë më 1946 në Beograd. Ai më dëgjonte dhe, kur mbarova, më pyeti se ç’mendoja unë për Kosovën. Unë i thashë: – Kosova është shqiptare, i përket Shqipërisë dhe duhet t’i kthehet Shqipërisë” (15 janar 1968)*- Qёndrimi ynё ka qenё dhe ёshtё qё vёllezёrit tanё qё jetojnё nё Jugosllavi, nё Kosovë, nё Mal tё Zi dhe nё Maqedoni janё nё vatrat e tyre, nё tokat shqiptare. Kёto janё grabitur nga serbomedhenjtё, nga malazezёt me ndihmёn e fuqive tё mёdha imperialiste tё asaj kohe. Ato i pёrkasin Shqipёrisё.- Do tё vijё koha kur kosovarёt do tё luftojnё akoma mё mirё, mё shumё e mё fort pёr tё fituar lirinё, pavarësinё dhe sovranitetin. Shqiptarёt qё banojnё nё trojet e veta kombёtare nё Jugosllavi, do tё vendosin vetë se me cilin do tё bashkohen, do tё vijë koha qё ata ta thonё fjalёn e tyre.- Ne vetё me duart, me forcat tona, do ta ndёrtojmё kёtё unitet tё kombit shqiptar. Kёtё detyrё tё shenjtё na i kanё lёnё amanet ta plotёsojmё tё parёt tanё. Nё mos arriftё dot brezi ynё qё ta plotёsojë atё, duhet tё pёrgatitim fushёn qё djemtё dhe vajzat tona tё kryejnё kёtё detyrё ndaj mёmёs sonё tё dashur Shqipёri.(Pjesë nga ditari politik: Enver Hoxha, “Kosova është Shqipëri”, Neraida, Tiranë, 1999)