Kulturë\Letërsi

Jolanda Molishti: Poezi

IKNI!

Sa shumë, po ju “digjet xhani”,

Këto javë para zgjedhjeve, a më thoni?!

Sa dinakërisht, surratet e nxira,

Si çdoherë, me maska po i mbuloni…

Për ju o dhjetëristë, shkruaj vargje hidhërimi!…

Pse kafshatën popullit, nga goja ia morët.

Në xhepat tuaj, me kusari po e përfundoni.

Nënës Shqipëri, ju i vutë flakët…

Me gjuhët dredharake, me premtime boshe,

Paturpësisht, popullin tonë po e mashtroni.

Ah!… Tridhjetë vite katrahura ikën.

E, ju s’u ngopët, duke grabitur,

o të babëzitur…

Ju, popullit si shushunjat gjakun po ia pini, për “demokraci”, duke llomotitur.

Sa brezni, nga krimet tuaja i mbuluat në zi…

Tmerrshëm janë tronditur, janë lemeritur.

Ju, që rininë tonë e degdisët, e tretët nga Nëna Shqipëri, o delinxhinj, faqezinj…

E ç’kërkoni më pastaj, nga ky popull?!

Të gabojë, votën me vullnet, t’ua dhurojë,

Kur, fort mirë ju njeh kush jeni…

Si po guxoni të mendoni, përsëri do t’u besojë?!

Ju, si “Kuajt Trojanë”, shkelët e po shkelni mbi gjakun e dëshmorëve.

Ju, na morët lirinë, barazinë, drejtësinë?

Ju, armiqve tradhëtisht, o marrëzisht,

ua hapët portat…

Ju, përdhosët sakatosët, çdo gjë të bukur shqiptare; besën, nderin, krenarinë…

Ju, në gjeografinë tokësore dhe detare,

Si plaçka tregu; po e hidhni, po e shisni Nënë Shqipërinë.

Ju, me të fituar votën, përsëri vidhni, plaçkisni, bëni kërdinë.

Ikni, nga kolltuqet e lagura, ku keni hipur.

Mijëra plagë të pashëruara, në shpirtëra na keni hapur, popullin e keni cfilitur.

Ja, më në fund, një dritë në tunelin prapësive tuaja, po nxjerrë shkëndija dikund.

Posi, jemi të kënaqur, shpresojmë të gëzuar!…

Populli, po ju njeh me dhëmbë e dhëmballë, o të mjerë, o të mallkuar!…

O dijeni mirë, mos harroni!

Mos provoni, më tej të mashtroni.

Juve, që vërtet e meritoni…

Me drejtësinë shqiptare, përjetësht,

për t’ju dënuar!

23/3/2021

KA ÇASTE?!

Ka çaste  hidhërimi kur vetes i them; kot ke lindur.

Linde në këtë botë tej mizore, plot gënjeshtra?!

Duke ecur tutje, përtej rrugës të përplasin, të plaçkisin…

Koha e artë të ikën kot, bash si; “për dhjam qeni”.

Batakxhinjt, maskarenjtë, të shohin në vështirësi…

Jo, s’na japin dorën, përkundrazi na pengojnë.

Bile, argëtohen kur mbi kurrizet tona, fitojnë miliona,

Në lotari, kumare, në punë të pista si zagarë harbojnë…

Netëve të vona, shpesh rri pa gjumë.

Përballë shtëpisë dëgjoj zhurma…

Borgjezët bëjnë qejfe “shtazarake”, në disko nate.

Ne punëtorët rropatemi, për një cop bukë.

Madje, na quajnë budallenj, thjesht, “turma”.

Batakxhinjt, maskarenjtë; bëjnë qejfe,

Me para të pista, gjer vonë gjatë natës.

Ne, hallexhinjtë, mezi ia dalim mb´anë ekzistencës,

Jetë mizerjes, me djersë e gjak në valle të shpatës.

Ka çaste, kur dua të qëndroj vetëm në heshtje.

Dua të hedh në vargje; dhimbjet, dertet, kujtimet

e shkuara.

Dua të hedhë në vargje; që pikojnë djersë, gjak e lot

dhe për të sotmen tejet tragjike.

Ah! Ç’më therin në zemër.

Vërtet më lënë, tepër shije të hidhur.

Në botën e pabesë, pa një emër,

Në botën e padrejtësive, duarlidhur.

Ka çaste të hidhura, më dërrmon melankolia,

Megjithatë, nga gjeneza marrë forca; përsëri ngrihem.

Punoj, shpresoj, çasti i së vërtetës do të vij?!

Ardhmërinë e ndritur e pres, derisa të vdes.

24/3/2021

PIKA QË S´U BIE?!

Po zien kjo  botë e trazuar, e degjeneruar.

Nga trutharë, gënjeshtarë, tradhëtarë.

Ja, shiheni dhe dëgjoni; kujdes mos u tmerroni…

Në çmenduri mos kaloni, pastaj më thoni ,

Që s ‘paska njerëz  të liq, të satanizuar?!?!?!

Atje përtej detit farë e keqe, të maskuar me kostume e kravata…

Për mijëra qejfe dhe pasuri; me hajni, me tradhti…

Shesin, Mëmëdhenë me gjithë këto të mira,

E varfëruan popullin e mjerë; këto turma amorfe, i shitoftë nata…

Këto klika “politike” dhe jo politike, me ravane s´po ndalojnë,

Janë tejet të pamëshira, “njerëz”,  me surrate të pështira.

Shqipërinë tonë, përditë po e  sakatosin, po e  fundosin.

Vite të rënda zezona, shqiptarët po përjetojnë.

13Mars 2021

MOS HARRONI!

Falni dashuri, zemrat hare të përjetojnë.

Mos i venitni shpresat për nesër!

Të shërojmë sadopak; zemrat që lëngojnë.

Nuk jetohet përjetësisht të ndarë,

Jemi një komb, etnik shqiptar.

S’ ka kufij, të ndajë zemrat shqiptare,

Të parët tanë, e kanë dëshmuar.

Të luftojmë egoizmin, urrjetjen,

përçarjet…

Të ikim nga çdo rrugë e gabuar.

Të ruajmë lirinë, sa gjak është derdhur për ta fituar?!

Të kthjellojmë mëndjet, të flasim pak,

të punojmë shumë…

Shqipërinë sot, nesër është vonë për ta bashkuar.

Të respektojmë njeri-tjetrin, të riun dhe të vjetrin…

Kemi një gjuhë, një gjak, jemi një komb,

T’u lëmë brezave, një Shqipëri të lirë,

si vendet tjera të përparuar.

28/2/2021

JETIMI!

Mbështetur pas murit, afër trenit në një cep,

Me  pantollona dalë boje, një jelek të vjetër ngjyrë të zi.

Me sy të skuqur, të lodhur, me këpucë të grisura,

një djalosh, kuturu mbi botën hidhte vështrime…

Iu afrova, me kujdes, e pyeta pa e lënduar,

Çfarë ke nevojë, mor djalosh?

Ai, i habitur, më vështroi mua.

Dy pika lot, më rrodhën faqeve, pa e kuptuar.

Ashtu, e turbulluar, përsëri e pyes,

Çfarë kishte nevojë, me buzët që i dridheshin,

Me zë të mekur, hidhur m’u përgjigj;

Pak bukë dhe pak ngrohtësi, dua…

Me shpejtësi, hapa çantën, u gëzova;

Më kish mbetur një simite e mbështjellur letër,

Dhe ca të holla, ia afrova, më ledhatoi duart.

I gjori djalë i mekur, nga uria kish “vdekur”.

Përse, erdhe këtu mor djalosh?!

Me gjysëm zëri, ofshani i tërhequr,

Eh! Nëna më ka vdekur. Po yti baba, ku është?

Ah! Foli me revoltë, duke më vështruar; më la derëziu, iku, u martua.

Një trazim-shqetësim, ndjeva në shpirt.

Sytë m’u errësuan, jo ditë plot diell,

U kthye në shi, shpirtat tona të zemruara.

Djaloshi s’ish lypës, qe i pafat…

Jeta, ashtu e kishte dënuar.

Ecja, ecja, se dija, këmbët ku i hidhja.

Në një dyqan hyra, bleva ca rroba…

Djaloshit,  për t’ia dhuruar.

U ktheva, ku qëndronte djaloshi.

U trondita, aty ta gjeja s’arrita.

Fatkeqësisht, në drejtim të panjohur

Si një pëllumb në metropolet europiane,

papritur, ishte larguar..

Ika e lënduar, nga ai cep i mallkuar.

Lotët më rridhnin rrëke!…

Mendoja, e trishtuar mendoja:

Kjo është padrejtësia, njerëzore, “demokratike” mizore mbi dhe.

06/4/2021