Opinion

Selatin Retkoceri: Një pjesë e inteligjencies shqiptare kokëulur dhe e dorëzuar para demagogëve dhe spekulantëve obskurantistë e kombmohues!

AKADEMIKU FRASHËR DEMAJ KA HUMBUR BINDËSHËM BETEJEN NË DEBATIN PËR FENË DHE KOMBIN! Debati zgjedhor në T7, drejtuar nga Fidan Jupolli, ku flitej për fetë në politikë, doli të jetë një fitore e padijes dhe injorancës karshi intelektualit dhe akademikut, andaj u detyrova t’i shkruaj një Letër akademikut, profesorit univerzitar, historianit të njohur Frashër Demaj.

Prishtinë, 25 janar 2021 Akademik Frashër Demaj, i takon një shtrese të shoqërisë intelektuale, ku për fat të keq mbizotëron frymëzimi i mediokritetit, së paku në këtë prezantim publik, derisa unë personalisht e kam çmuar shumë prof. Demajn. Frymëzimi i akademikut nuk luan aspak ndonjë rol të madh në lëminë e shkencës e të historisë, sikurse fantazon mendjemadhësia e një dijetari, se në lëminë e përballimit të problemeve të jetës praktike si pedagog univeristeti dhe nga ana tjetër frymëzimi i një “frikacaku” në shkencë nuk e luan atë që duhet ta luan, gjithashtu shpesh nëpër debate kuptohet si frymëzues i mendjemadhësisë në lëmin e artit dhe kulturës filozofike, ose ta ruante për atë heroin e tyre partiak, e ai është shefi i tij i partisë. Së pari, projektin politik nuk e mbështeti në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb shqiptar dhe i cili duhet të jetë në shërbim të shtetit të tij kombëtar – e jo muslimanin ekstremist e fundamentalist… Por, nëse zëri i nxënësit të partisë apo zëri arsyes së tij, nuk arrin të bëjë atë që duhet, atëherë do të duhet përdorimi i drejtësisë, për t’i bërë armët e fundamentalistëve islam të heshtin. Çuditërisht akademikët vazhdojnë të jenë të verbër e të shurdhër!!! Në kohën kur shqiptarët heshtnin, zhgani i himnizuesve të kombit “musliman” arriti paradoksizmin e tij. Populli hyjnor, populli i qeillit e vdekjes për të tjerët, populli që luan me mortjen etj., etj. Kjo vetëdije ngjiti, për çudi, udhëheqësin e emisionit. Një tjetër moderator, me mbiemrin Jupolli, i bie, pak a shumë, së njejtës daulle së bashku me akademikun Frashër Damaj heshtin dhe kur nuk duhet të heshtet (psh kur G.K. deklaron se në Kosovë jetojnë 95% musliman) profesori hesht dhe pajtohet me renegatët e BIK-ut. Pesë shekuj poshtërimi nën Perandorinë Osmane, duket që ende kullon gjak dhe kjo nuk mund të shërohet me anë të akademikëve dhe fundamentalistëve islam. Pamja e debatit ishte e padurueshme. Shtrohet pyetja, prandaj: “Si është e mundur që një akademik i rangut të Frashër Demaj, të del kaq i papërgjegjshëm, të mos reagoj e kundërshtoj Gëzimin që kombin shqiptar e shëndrron në komb të Titos si musliman?! Si ka mundësi që profesori i respektuar, ta ushtrojë edhe më tutje detyrën me përgjegjësi të një akademiku?! ”Pjesë e emisionit T7 në krye me Fidan Jupollin, sipas versionit serbo-turk, është ajo që quhet “kolaboracion me otomanët e Erdoganit”. Spekulimet dhe hamendësimet e akademikut midis G. Kelmendit, S. Qerkezit, B. Ismailit janë tepër të njohura që nga koha e vizitës në Greqi! E vërteta nuk mund të jetë ndryshe dhe ja, në studio bisha nxjerrë dhëmbët e fundamentalizmit. Pasi e thonë se në Kosovë jetojnë mbi 95 % kosovali – musliman??? Polarizimi i debatit ka arritur nivele të papranueshme me një pasurim spekulativ, injorues, servilizëm, përulësi dhe me një varfërim ekstrem të historisë shqiptare. Së fundi ndasitë shoqërore e fetare janë kaq të acaruara dhe qëllimisht të acaruara nga demagogët islamist, është hedhja në përplasje të hapur e vëllavrasje e shqiptarëve të feve të ndryshme. Frashërit sikur i mungonte guximi për konfrontim dhe debat të hapur përballë radikalistëve antikombëtar (sigurisht vrapi pas votës, e ka bërë të hesht profesorin edhe kur nuk pajtohet v.a.). Ndërkaq është serioze pyetja: “Ç’është kjo urrejtje e zezë e një historiani?”. Është urrejtja natyrale, e drejtpërdrejtë pra, urrejtja e katër maniakëve kundër një populli dardanë, apo një urrejtje e ftohtë, e përllogaritur, me një synim, pra, me një shpërblim në fund nga BIK-u? “Është, pa asnjë dyshim, kjo e dyta”. Dardania e kërcënuar. Dardania në zgrip të humnerës… Është e pa mundur që këta katër shpirtëra të afërt, të cilët i bien së njejtës kambanë, asaj të vdekjes së Dardanisë, të mos jenë takuar. Debate të tilla, të cilat, ç’është e vërteta, s’janë diçka e re, sepse opinioni shqiptar është mësuar t’i dëgjoj nënstop hoxhallarët dhe akademikët tash e sa vjet, i japin legjitimitet një politike fundamentaliste antikombëtare, e cila, plot njëzet vjet, jo vetëm që nuk ka shënuar asnjë rezultat konkret, por, për më keq, e kanë mashtruar e poshtëruar popullin e vet. Qysh se ka filluar drama e Dardanisë, në mediat shqiptare dhe pa dyshim, në ate të BIK-ut, gjithmonë e më shpesh ka referenca dhe citime për Dardaninë si muslimane pse jo edhe fundamentaliste! Diçka më e zezë se kjo nuk mund përfytyrohet. Në këtë kirurgji të rëndë, ai që humbi më shumë, ishte kombi shqiptar. Ai që u turpërua ma së shumti ishte heshtja dhe mos reagimi i Akademik Frashër Demaj, në rastet kur Gëzim Kelmendi kombin shqiptar e ngatërronte qëllimshëm me kombin artificial jugosllav musliman. Ndryshe nga ç’e përshkruajnë restaurante e kafene akademikun dhe otomanonostalgjikët, Besa Ismajlin, Gëzim Kelmendin e Sylejman Qerkezin, të shtyrë gjithmonë nga solidariteti “natyra” ose nga testamenti i lënë përgjysmë midis si vëllezërve siamez, s’kam besuar kurrë që Frashër Demaj të pësoj debakël nga ato mënxyra që fliteshin për të dhe për kulturën e historinë tonë. Sido që të ketë ndodhur, një mësim del nga ky emision dhe nga kjo tradhti. Një mësim që duhej ta kishte nxjerrë prej kohesh akademiku i ynë i LDK-ës: për krimet e sulltanëve në Dardani nuk duhet lodhur së kërkuari drejtësi, dhjetë herë rrjesht, po të jetë nevoja, njëqind herë, një mijë herë rrjesht. Prof. Frashër Demaj, ju lutem të na tregoni me çfarë programesh jeni duke i mbushur tekstet shkollore të historisë, kujdes se po frigohemi se fëmijët tonë do të përballen me figura historike serbe, turke e arabe…??? Vërtetë kjo është më shumë se e turpëshme. Akademik Frashër Demaj, vërtetë kemi besuar shumë në profesionalizmin tuaj prej një historiani të rangut mbarkombëtar, një heshtje e juaja para disa albanofobëve vërtetë na ka bërë të turpërohemi si komb, përballë fundamentalistëve antishqiptarë. Në gjuhën shqipe, përfitimi i çmendurisë është një nga më të pamëshirëshmit. Mendja e shikuesve të T7-shit, (udhëheqës i emisinit Fidan Jupolli) përfytyrohet shpesh si diçka që kërkon dalë nga kafka shqiptare, gati, gati si një kuçedër shumëkokëshe e lidhur. Ndaj dhe shprehja e popullit z. akademik mblidhi mendtë, aq shumë e afër me i “lidh mendët”, ose thirri mendjes, ku të çonte ky përfytyrim antikombëtar jo i juaji, por i atyre që ishin përballë jush, ku për qudi ata ishin shumë më të zëshëm para jush. Çoroditja e tyre para akademikut s’kishte fund e turp, unë do të thoja se ata ia arritën. Nga qindra pyetjet, provokimet e dyshimet nga Besa Ismajli, ish deputete e PDK-s, Gëzim Këlmendit nga partia turko-islame Fjala, Sylejman Qerkezit, kandidat i PDK-së nga PD, ishin disa që zotëronin komplotin ndaj historisë dhe kulturës shqiptare: përse akademiku Demaj dhe fundamentalistët në T7 janë kështu? Ku qëndron faji? Ndoshta, testamenti i tyre i lindjes mos ka qenë i gabuar? Dhe kryesorja – mos diçka themelore rreth historisë, kulturës Frashër Demaj e ka bërë gabim gjithashtu edhe në një farë në Greqi? Një pjesë e shqiptarëve fundamentalist dhe një pjesë e akademikëve e konfeksionit islam duket se kanë defekt në kompozimin e tyre gjenetik, që i bënë ata të urrejnë, të përbuzin dhe t’i kenë zili bashkëkombasit e tyre të krishter. Kërkimi i gabimit te Frashëri është dukuri e njohur. Në rastin shqiptar, dyshimi do të binte jo befas mbi ata që kishin qënë përpiluesit e programit historisë e të historisë shqiptare. Ndërkohë, idetë e akademikut, të shprehura në dhjëra tekste historike filozofike, pamflete e traktate kinse vrasjet e shqiptareve kishin qenë përleshje spontane në mes shqiptarëve e shkijeve. Paradigma e Mesisë, të shpëtimtarit të historisë, aq tepër e njohur te popujt në zi, ishte e pashmangshme për historianin Frashër Demaj. Në shtetin tonë ka përplot fundamentalist dhe akademik që duhet mjekuar, gjykuar e jo votuar, që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve por fatkeqësia e jonë. Nëse njerëzit, të cilët e krijojnë politikën apo ata që zbatojnë atë, kanë nivel të ulët e primitiv të kulturës politike, ata nuk qajnë kokën për mjetet e realizmit të qëllimit politik, i cili në këto raste arrihet përmes një shtrembërimi politik e historik të hapur. Ky nivel primitiv i kulturës politike, kategoritë morale i përjashtojnë, humanizmin e shpall “persona non grata” ndërsa racionalitetin e vret siç i vret njerëzit e vetë.