Opinion

Musa Krasniqi: Nganjëherë edhe heronjtë shndërrohen në tradhtarë!

Shpërbërja BRSS-ës dhe Paktit të Varshavës e “shkriu” ndarjen e “hekurt” të Evropës dhe u dha mundësi ndryshimeve pozitive demokratike në shumë pjesë të Evropës. Këtë më së miri me politikanë të mençur e shfrytëzuan gjermanët me bashkimin e dy Gjermanive. Shansa i erdhi edhe shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, sepse edhe Jugosllavia filloi të “shkrihej”, jo demokratikisht por me luftë. Keto dy “shkrirje”, e Evropës dhe Jugosllavisë, as ëndërr nuk mund të shiheshin pa shkatërrimin e BRSS-ës. Çka ndodhi me shqiptarët në këtë momentum të madh historik? Në Shqipëri erdhi një mafi politike që do të duhej t’i “fërkonte duart” e të mendonte, ja më në fund na erdhi dita historike edhe ne shqiptarëve, duke e ditur që më shumë së gjysma e kombit jetonte në trojët e veta jashtë kufijve të Shqipërisë.Kjo mafi politike në vend se ta ruante e ngriste Shqipërinë kujdesshëm edhe më lartë se ku ishte në at kohë me urtësi e gjakftoftësi, zgjodhi mënyrën e porositur armiqsore: shkatërrimin dhe djegien e çdo gjëje në vend! Kjo mafi politike zgjodhi porositë grabitçare të fqinjëve – dobësimin e nënës Shqipëri për t’i zvogëluar e fundosur shpresat për liri të pjesës së kombit jasht kufive, pjesë e cila e dëshironte Shqipërinë të qetë, të fortë e më të fortë, sepse ditët e mundësive për kombin ishin në ardhje. Ishte e çuditshme dhe shumë e dhimbëshme se si një popull aq i shkolluar u shëndërrua në “kope delesh” që i shkonte “ujkut” pas deri në vetvrasje. Edhe pse njeriu “ujk” nga goja nxirrte “flakë e tym” përçarës e nxitës për popullin shqiptar për shkatërrimin e vendit, prapsëprap njerëzit i shkonin pas si të dehur!! Mafiozët politik me qellim e me porosi të armiqëve e sollen Shqipërinë shumë herë buzë egzistencës si shtet, mu në vitet e mundësive historike për kombin. A ishte kjo rastësi ? Paramendojeni po të udhëhiqej Shqipëria nga njerëz të urtë, me mendje të mençura e të shëndosha e të kalonte Shqipëria në demokraci pa dhimbje e pa pasoja me udhëheqës atdhetarë e jo me tradhtarë që nga vitet e nëntëdhjeta të fundshekullit të kaluar, si do të ishte Shqipëria e kombi shqiptar sot në Gadishullin Ilirik…

Në Kosove LDK-ja u krijua me 1989 dhe shërbeu si lidhje humanitare për shqiptarët ndërsa politikisht si dekor demokratik e lehtësuese (“flladitëse”) për Jugosllavinë e Serbinë. LDK-ja ishte mohuese, sabotuese dhe kundershtuese e fuqishme e UÇK-ës deri në çmenduri! LDK-ja asnjëherë në historinë e saj nuk e ka tremb Serbinë nga Kosova. Sot as në mot askush të mos mundohet kot t’i trilloj lavdi udhëheqësisë së LDK-ës, sepse e nençmoni UÇK-én ? Këtë nuk do ta pranojnë gjeneratat e ardhëshme e as historia. LPK-ja e UÇK- ja (janë të pandashme) ishin dhe do të mbesin në histori si yjet e kombit – më e mira që i ndodhi popullit shqiptar në historinë e re. Pa UÇK-ën sot Kosova nuk do të kishte as autonomi. Çka ndodhi pas luftës së UÇK-ës? E pabesueshme! Ca heronj – udhëheqës të UÇK-ës, pas lufte u shëndërruan në tradhtarë. Nga etja e sëmurë për pushtet, pasuri e nam, ca krerë të UÇK-ës, pasluftës “shkelen me të dy këmbët” mbi amanetet e Dëshmorëve dhe u shndërruan fillimisht në “bajraktarë”, që gradualisht filluan ta “luftonin” njëri – tjetrin. Për qëllime jo popullore u ndanë me njëri – tjetrin dhe herë njëri, herë tjetri e herë i treti bashkëpunuan me LDK-ën, kundershtarin e tyre të dikurshem të përbetuar politik. “Bajraktarizmi” i krerëve të UÇK-së solli dobësimin e krahut të luftës në politikëbërje në Kosovë e si “rezultat” i kësaj erdhi Kushtetuta e Kosovës nënçmuese për shqiptarët që ishte kompromis servil me të huajt. Republika e Kosovës u shpall dhe u pranua nga aleatët (që na ndihmuan në luftë) dhe shumë shtete tjera me kufitë qe dihëshin me parë. Pavarësia e Republikës së Kosovës u legjitemua edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës poashtu me ata kufij. Gjithçka ishte në anën tonë dhe ipte shpresë që në të ardhmen edhe Kushtetuta mund të përmirësohet. Politikanët tanë u shëndërruan në tradhtarë, i dhanë pjesë Kosove Maqedonisë e Malit të Zi dhe pranuan “Zajednicen serbe”. Politikanët tanë u pasuruan padrejtësisht. Edhe kjo është tradhti. Po të punonin politikanët tanë të krahut të luftës së bashku, që nga fillimi i pasluftës pa hile, pa bajraktarizma, pa vjedhje dhe po të kishin një parti të vetme në konkurrencë ndaj LDK-se, Kosova do të ishte më e fortë, respekti nga aleatet do të vazhdonte. Nuk do të kishte nevojë për servilitet as ndaj aleateve e as ndaj Serbisë dhe me siguri rezultatet më të mira nuk do të mungonin. Koha tregoi që mendja e krerëve të luftës, në kohën e pasluftës nuk perkonte fare me nivelin e nevojave dhe meritave të popullit shqiptar. Thjesht, mendjet e politikanëve të pasluftës ishin shumë-shumë të “vogla” në krahasim me kërkesat dhe momentin historik në të cilin ishte kombi.

Populli shqiptar kishte nevojë për politikanë të kalibrit të Ukshin Hotit që e humbem. Po të vepronin mirë politikanët e pasluftës edhe Albin Kurti do të ishte në mesin e tyre apo nuk do të ishte fare në politikë. Albin Kurti krijoi VV-ën për shkak të keqbërjeve politike dhe mosberjeve të punëve të mira politike që duhëshin bërë. Albini dhe VV-ja janë në politikë si domosdoshmeri. Politikanët e pasluftës me mendje politike të kufizuara tashme ka kohë që të gjithë janë bërë bashke, jo për ta kundershtuar Serbinë, por për ta kundershtuar Albinin. Këta politikanë ka kohë të gjatë që janë bashkuar edhe me rivalin e tyre me parë skajshmerisht të pa pershtatshem, LDK-ën, vetem e vetem për qellime të ulta karrieriste, por edhe për shkak të të “palarave” të bëra më parë – qe ato mos të zbulohen e denohen. Këta të gjithë së bashku kanë deshmuar se edhe ndaj Serbisë janë në gjendje të bëjnë lëshime, vetem e vetem që mos të lejohet ardhja në pushtet e Albin Kurtit. A nuk është edhe kjo tradhti ?Këta politikanë tradhtarë Kosovën e kanë bërë si një “Jugosllavi të Vogël” ku njerëzit e mirë janë të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht dhe të detyruar të largohen nga atdheu si në kohën e Jugosllavisë e Serbisë. A është kjo tradhti ? Rritja masive e perkrahjes popullore për Albinin i tmerron kundërshtarët e til patologjik politik. Ata përmes shtetit të “kapur” po bëjnë çmos për te mos e lejuar Albinin të kandidoj si deputet e as kryeministër.A nuk edhe kjo ligësi e tradhti ? Politikanët e Shqipërisë pozitë-opozitë nuk i duan politikanët jo korruptiv e jo tradhtarë të Kosovës, sepse nuk janë vet të tillë. Populli shqiptar si në R. e Shqipërise poashtu edhe në R. e Kosovës ndodhet para një dileme të madhe – të pranoj këtë statusquo nënçmuese, poshtëruese e pa shpresë apo të “shkundet” njëherë e mirë në një levizje – protestë paqësore që kurrë më mos të lejoj të dalin në “skenë” politikanë tradhtarë. Fatkeqësisht kjo është tepër e rrezikshme tani për tani për shkak të pandemisë.

56Frasher Racaj, Sylejman Qyqalla and 54 others6 Comments2 SharesLikeCommentShare

Postimet e fundit !