Komenti

Xh. Gjini: Modeli i dy Shqipërive si zgjidhje kalimtare

MODELI I DY SHQIPËRIVE SI ZGJIDHJE KALIMTARE
Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, për fajin e saj, ishte ndarë e “pushtuar” nga Fuqitë e Mëdha të bllokut antifashist. 45 vite më vonë Gjermania u ribashkua në një shtet…
Pas çlirimit të Kosovës (pa trojet tjera të pushtuara nga Jugoserbia dhe të copëtuara në disa republika të federatës jugoserbe) është spekuluar shumë për një zgjidhje ose model të “dy gjermanive”!! Kosova shqiptare (kaq sa ka mbetur në kufijtë e imponuar) ishte dhe është tokë e Shqipërisë, si çdo pëllëmbë e tokës shqiptare… Ribashkimi me shtetin dhe kombin e saj është e drejtë themelore dhe jetike. Mohimi i kësaj të drejte nga Fuqitë e Mëdha (mike dhe armike të lirisë së popullit shqiptar në Kosovë) ka nxitur qarqe e qeveri të ndryshme në rajon e në botë të inicojnë e të spekulojnë me lloj – lloj projektesh e modelesh për Kosovën shqiptare… Në thelb të këtyre nismave e spekulimeve për “zgjidhjen” e çështjes shqiptare është mohimi i të drejtës së kombit shqiptar dhe Shqipërisë për të jetuar në një shtet të përbashkët!! Fuqitë e Mëdha (mike dhe armike) po synojnë që me një gur t’i vrasin dy zogj… Me shpikjen suigeneris të një Kosove të pavarur nga shteti i saj “padronët” e botës duan ta krijojnë edhe një “komb” në tokën e Shqipërisë (nga shqiptarët!!?) dhe ta quajnë të mbyllur çështjen shqiptare!?
Me shtetin suisgeneris të Kosovës dhe me dëshirën e tyre për ta krijuar një “komb kosovar” Fuqitë e Mëdha, kryesisht ato jomike, synojnë të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sipas modelit të “dy gjermanive”!! Marrëveshja e kësaj natyre do të nënkuptonte një Kosovë jo shqiptare, një tokë që i është marrë Serbisë dhe jo një tokë e Shqipërisë, dikur e pushtuar nga Serbia… Një Kosovë e tillë herët a vonë (nëse koha punonë për Serbinë), sipas modelit të “dy gjermanive, do të ribashkohejë me Serbinë!!?? Prandaj, Tirana zyrtare (në pamundësi që ta zgjidhë e vetme deri në fund dhe siç është e drejta çështjen shqiptare…), Prishtina zyrtare, Shkupi dhe i gjithë kombi shqiptar duhet të jenë të prerë dhe këmbëngulës e të pakompromis që Kosova të shkëputet-pavarësohet plotësisht nga Serbia dhe prania e saj, duke ndërtuar dhe pranuar modelin e dy shqipërive si zgjidhje kalimtare… Modeli i dy shqipërive do të garantonte, herët a vonë, zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Iliri (Ballkan), ribashkimin e kombit dhe të Shqipërisë në një shtet të vetëm. Zgjidhja e plotë e çështjes shqiptare do të garantonte paqe, siguri dhe stabilitet afagjatë në rajonin tonë dhe do ta pacifikonte e demokratizonte edhe Serbinë e sotme shoviniste, agresore dhe nxitëse e konflikteve dhe luftërave në Iliri…