Lëvizja\UÇK

Ramadan Pllana: Fjala e mbajtur në një Akademi Mirënjohjeje në Vushtrri

Fjala ime në Akademinë për Mirënjohje, në Vushtrri, organizuar nga Shoqëria Lëvizja
Të nderuar të pranishëm !
Mirë se keni ardhur në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës, ideologut të Shqipërisë Etnike ! Në këtë rrethinë, më 1924, ishin formuar dy
Shqipëria të vogla: Arbëria e Vogël në Galicë, nga trimi popullor Azem Galica, dhe Zona e Lirë e Dumnicës në lagjën Zagorth, nga bashkëluftëtari i Azem Bejtës – Mehmet Konjuhi.
I nderuari kryetar i Komunës së Vushtrrisë Zoti Ferit Idrizi !
Miq, mikesha, shokë e bashkëveprimtarë, që jeni shumë në këtë sallë, të afërm e familjarë !
Të nderuar veteranë dhe familjarë të dëshmorëve të kombit !
Lëvizja për Republikën e Kosovës është themeluar më 17 janar të vitit 1982 në rrethin e Shtutgardit në Gjermani.
Në këtë datë, që sivjet u mbushën 40 vite të Bashkimit të Organizatave atdhetare, OMLK, pëfaqësuar nga Kadri Zeka, LNÇKVSHJ, përfaqësuar nga Jusuf Gërvalla dhe Fronti i Kuq, përfaqësuar nga Ibrahim Kelmendi. Fatëkeqësisht, po në mbrëmjen e asaj dite, dora kriminele e shtetit jugosllav bënë atentatin mizor mbi Kadri Zekën e Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Pra, dita e rënies së tyre është njëkohësisht edhe themeli i bashkimit të organizatave ilegale shqiptare në ish jugosllavi, kur ata u pajtuan që të bashkoheshin e të shkriheshin në një lëvizje të vetme, e si rrjedhim do të formohet Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Përkundër përpjekjeve të armikut shekullor për ta shuar luftën tonë të drejtë e të shenjtë për liri e bashkim kombëtar, LPK-ja ia arriti që të formoi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), e cila e bëri të pamundurën, e luftoi dhe e dëboi, me ndihmën e NATO-s, njëherë e përgjithmonë okupatorin shekullor serb nga Kosova, më 12 qershor të vitit 1999.
Fati i kobshëm i kombit tonë, pas shumë përpjekjeve e kryengritjeve për çlirim e bashkim kombëtar, u shkel e u injorua nga fuqitë e mëdha nëpër Konferencat e Kongreset e tyre duke na e mohuar të Drejtën për Vetëvendosje, sikur që ishin Kongresi i Berlinit, 1878, ai i Londrës, 1913 e 1915, dhe ai i Versajës më 1919. Një thikë pas shpine na u bë edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga Klika Tito-Rankoviq duke na e mohuar të Drejtën për vetë Vendosjes, Bashkim me Shqipëri, sipas Konferencës së Bunjajt, mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 në Bunjaj, Malësi e Gjakovës. Tradhtia e Klika kriminele Tito-Rankoviq me lajka e dredhi dhe pabesi kësaj çështje iu përgjegj se do ta vendosin pas mbarimit të luftës kundër fashizmit…
Në këto rrethana, kur populli shqiptar i Kosovës, i tradhtuar maltretuar e masakruar me ekspedita ushtarake në Drenicë, ku rezistuan Brigadat vullnetare të patriotit Shaban Polluzha, nga 25 janari deri në shkurt të vitit 1945….edhe organitata atdhetare « Lëvizja Nacional – Demokratike Shqiptare » (LNDSH) bënë rezistencë të armatosur, por kundër këtyre organizatave e grupe tjera ilegale shqiptare, makineria – OZNA-a, UDB-a me formacionet ushtarake pushtuese ia arrijtën shkatrrimit të këtyre organizatave patriotike shqiptare në vitin 1948…
Popullit tonë në këtë gjendje shumë mizore, në këto rrethana të gjendjes hamletiana « të jesh apo mos të jesh » iu desht që të përgetitet për ta çliruar vendin, bazuar në aspiratën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1981). Kështu filluan të formohen grupe e organizat atdhetare për çlirim e bashkim me shtetin amë. Rezistenca nga organizatat patriotike, ndër të parat ishin : « Partia Rvolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amë » (PRBTSHA), themeluar nga Metush Krasniqi, më 1958, pastaj « Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Shqiptarëve në Jugosllavi me Shqipërinë » (KRBTSHJSH), themeluar nga Kadri Halimi, Ali Aliu, Ramadan Hoxha, Zenel Hajrizi, etj, më 1960, « Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve(LRBSH), themeluar më 1963 nga Adem Demaçi, Fazli Grajçevci, Ramadan Shala, Mustafë Venhari, Ahmet Haxhiu, etj.
Pas pak kohe të aktivitetit të këtyre organizatave patriotike, UDB-a u bjen në gjurmë dhe arrestohen e dënohen me burg të rëndë, Metush Krasniqi dënohet 18 vite me burg të rëndë…dënimet ishin tejet të rënda, shqiptarët e dënuar nga regjimi okupues jugosllav i kishin mbushur, pothuajse, të gjitha burgjet jugosllave, Adem Demaqi, p.sh. Ishte transferuar në shumë burgje duke i mbajtur 28 vite në burgjetë ish Jugosllavisë. Përveç kushteve mizore, nëpër burgjet jugosllave të burgosurit shqiptarë torturoheshin deri në vdekje. Disa nga të mbyturit nga torturat janë : mësuesi Shaban Shala, poeti Fazli Grajçevci, Zija Shemsiu, Rexhep Bislimi, pastaj nga pasojat e torturava, kanë vdekur pak ditë pas lirimit nga burgu, Metush Krasniqi e Ahmet Haxhiu. Megjithë këto tortuara barbare të UDB-ës serbosllave populli shqiptar nuk heshti, as nuk u mposht. Kështu intelektualët, studentët, punëtorët dhe fshatarët shqiptarë, nga viti 1968, konkretisht nga 27 nëntori i vitit 1968, kur grupi i studentëve, në krye me Osman Dumoshin, demonstratat apo kryengritjet e viteve 1981, 1989, 1997, në mbarë Kosovën, ku pos kërkesave të tjera për të drejtat tona kombëtare, edhe « Kosova Republikë », « Vetëvendosje », ishin frymëzim për shqiptarët, frymëzim e orientim për të ardhmën e Kosovës…demonstrata e protesta kundër pushtetit jugosllav në vazhdimësi deri më 1999, kur lufta e armatosur e UÇK-së, me ndihmën e NATO-s e çliruan Kosovën nga robërim jugosllav…
LPK, më 1987, në Zvicër mbanë Mbledhjen e Parë të Përgjithshme, ku mori pjesë edhe delegati nga Kosova, Ahmet Haxhiu. Në këtë mbledhje u hartua programi dhe statuti i LPRK-së. U zgjodh Kryesia, me kryetar Fazli Veliun, përgjegjës financiar Gafurr Elshanin, anëtarë kryesie : Avni Dehari, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi, etj. U zgjodh edhe redaksia e « Zërit të Kosovës », Organi Ligjëvënës u emërua këshilli i përgjithshëm me 21 anëtarë.
Më 28 e 29 korrik të vitit 1993, në Kodrën e Trimave, në shtëpinë e veprimtarit, Fatmir Brajshori, mbahet Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së, marrin pjesë: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Fatmir Brajshori, Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari, e të tjerë drejtues dhe delegatë nga terreni. Në këtë Mbledhje bëhen ndryshime programore e statutare. Në program tekstualisht aprovohet si mjet i arritjes së qëllimit lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës (dhe viseve shqiptare në ish-Jugosllavi). Aprovohet Rezoluta sipas të cilës lufta e armatosur duhej të ishte prioritet i veprimeve të LPK-së. Ndërsa, emri i LPRK-së u ndërrua në LPK, pra Lëvizja Popullore e Kosovës. Kjo Mbledhje e përcakton Xhavit Hazirin si drejtues kryesor të Lëvizjes Guerile (krahu i armatosur i LPK-se) në Kosovë.
Me nismën e Jashar Salihut, në vitin 1993, do të formohet Fondi “Vendlindja Thërret”, fond i cili, fillim e mbarimin, ka qenë në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i këshillit për administrimin e Fondit “Vendlindja Thërret”.
– Kryesia e këshillit të përgjithshëm në mbledhje të 17 nëntorit 1994, ka vendos për emrin Ushtria çlirimtare e Kosovës.
17. 11. 1994 Arau, Zvicër u përgatit komunikata e parë ushtarake, që u lëshua nga posta e Shkupit. Kryesia e LPK-së, pas insistimit të grupeve të armatosura brenda vendit, merr vendim për fillimin e lëshimit të komunikatave, në të cilat merret përsipër autorësia e tyre. Pas një diskutimi të përimtuar Kryesia, duke pasur parasyshë edhe propozimet e grupimeve ushtarake në terren, mori vendim që organizmi i ri ushtarak të quhet “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Komunikata u vendos të mbajë nr. 11. Në këtë mbledhje merrnin pjesë: Fazli Veliu, Emrush Xehmajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti e Gafurr Elshani.
Më 25 nëntor të vitit 1997 Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të drejtuara nga Komandanti Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.
Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 nëntor të të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UçK-së.
Lavdi të përjetshme Jusufit, Kadriut e Bardhoshit !
Përjetë nderim e lavdi Xhavit Hazirit!
Lavdi UÇK-së heroike me Komandant Adem Jasharin në krye!
Lavdi gjithë dëshmorëve të rënë për liri !
Vushtrri, më 20 shtator 2022