Opinion

Xh. Gjini: Kolaboracionistët e djeshëm (me penë e me hu) “patriotë” të sotshëm

Kolaboracionistët e djeshëm (me penë e me hu) “patriotë” të sotshëm
Kolaboracionistët e djeshëm po derdhin lotë krokodili për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë dhe po akuzojnë shtetin tonë Amë hiç më pak se si “vend që po vihet në krah të Serbisë dhe krimeve të saj”, si “vend që po bëhet më i dëshiruar për serbët se për shqiptarët dhe streh e vrasëve serbë”!! Këta “krokodilë” jugonostalgjikë e soj i haleve të jugokomunizmit, nga Prishtina, Shkupi (në unison me esadistët e Tiranës)…, kanë “(ri)zbuluar” armikun e tyre dhe po mprehin shpatat ala donkishotçe kundër qendrës-boshtit kurrizor të kombit shqiptar, shtetit tonë Amë… E njohim mirë ideologjinë dhe brumin e tyre jugokomunist… E njohim mirë urrejtjen e tyre të shfrenuar kundër SHQIPTARISË… Por, i njohim mirë edhe dështimet e tyre kudo dhe kurdoherë që janë përplasur me interesat kombëtare shqiptare. Vetëm turpi dhe faqja e zezë do t’u mbeten trofe dhe shpërblim ndër breza.