Komenti

Xh. Gjini: GJYKATA E “SPECIALIZUAR” IA SHQIPTOI 26 VITE BURG S. MUSTAFËS!!

GJYKATA E “SPECIALIZUAR” IA SHQIPTOI 22 VITE BURG “PËR TORTURË” S. MUSTAFËS!!
Gjykata e specializuar antishqiptare kishte paraparë 22 vite burg për “torturë”, 10 vite për “ndalim arbitrar”, etj. Ky luftëtari i lirisë dhe disa bashkëluftëtarë të tij u akuzuan dhe po dënohen nga kjo Gjykatë e specializuar antishqiptare sepse, sipas saj, paskan ndaluar dhe torturuar ndonjë “kundërshtar politik” (lexo: bashkëpunëtor të Serbisë pushtuese…)! Të dhënat dhe dosjet janë mbledhur dhe përgatitur nga shërbimet sekrete serbe, nga bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë dhe nga prokuroria serbe! Në Kosovë dhe në viset e saj vetëm pas Luftës së Dytë Botërore Jugoserbia pushtuese ka vrarë, ka arrestuar dhe ka toruruar mbi 1 milion shqiptar dhe ka dëbuar po aq shqiptarë nga vatrat e tyre. Vetëm pas vitit 1981 Jugoserbia pushtuese, e ndihmuar nga kolaboracionistët shqipfolës, ka arrestuar, torturuar dhe keqtrajtuar mbi 750 000 shqiptarë. Me qindra shqiptarë janë mbytur në tortura! Në spiunimin, denoncimin, arrestimin, torturimin, vrasjen dhe dënimin e tyre kanë marrë pjesë aktive edhe shqipfolës kolaboracionistë. Të gjithë këta kolaboracionistë, torturues dhe vrasës të bashkëkombësve të tyre (për llogari të pushtuesit) njihen me emër e mbiemër, të gjithë janë gjallë dhe s’u ka hyrë ferrë në këmbë. Madje, të gjithë këta (anti)drejtësia e pranisë ndërkombëtare dhe administrata e tyre i bëri pjesë të sistemit unmikian dhe u trajtuan e po trajtohen si “pëllumba” për shërbimet që i kanë bërë Jugoserbisë neofashiste dhe për shërbimet që po u bëjnë projekteve antishqiptare të pranisë ndërkombëtare, duke persekutuar e dënuar forcat liridashëse dhe liritë e të drejtat fundamentale të Kosovës shqiptare! Inspektorët shqipfolës të UDB – së vetëm në harkun kohor 1981 – 1990 (edhe më vonë) kanë arrestuar dhe torturuar dhjetra mijëra shqiptarë liridashës. Qindra të tjerë janë mbytur në torturë dhe në prita e pabesi. Asnjë nga këta inspektorë – torturues e vrasës deri sot nuk është hetuar, akuzuar apo dënuar për krimet e tyre monstruoze të kryera në kohë paqeje, me paramendim dhe planifikim kriminal… Kurse krijohet gjykatë e specializuar për të dënuar luftëtarët e lirisë dhe Luftën ÇLIRIMTARE të kombit tonë! Persekutojnë dhe dënojnë luftëtarët e lirisë që, në rrethana lufte, për t’u mbrojtur dhe për të shpëtuar jetë, kanë ndaluar hafije e bashkëpunëtorë të Serbisë pushtuese!! Mund të jenë bërë edhe gabime në ato rrethana të një lufte tepër të pabarabartë. Por, është vepër antinjerëzore, anticivilizuese dhe kriminale të dënohet Lufta Çlirimtare e një populli të pushtuar, nga njëra anë, dhe të rehabilitohen krimet dhe gjenocidi i Serbisë mbi shqiptarët e pambrojtur, duarthatë…