Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: PISA dhe pisat tanë (aktual)

Prishtinë, 3 dhjetor 2019
PISA DHE PISAT TANË
(PISA: Projekt nderkombetar per testimin e nxenesve)
Shkolla jone ne Republiken e Kosoves doli keq, doli te jete nder shkollat me te dobeta! Nuk ishte mire edhe aty ku duhet dhe mund te ishte, shkolla jone ne Republiken e Shqiperise! Nuk ishte mire as shkolla jone ne Republiken e Maqedonise! Por, keq e per faqe te zeze doli, sidomos, shkolla jone ne Republiken e Kosoves!!
Ky nuk eshte rezultat vetem i punes se keqe keto kater – pese vite… Shkolla jone ne Kosove eshte mohuar, eshte sulmuar dhe eshte luftuar ne menyre sistematike qe nga koha e pushtimit jugoserb… Ajo pati njefare “lirie” vetem gjate viteve 1968 – 1980. Menjehere pas demonstratave te vitit 1981 presioni, dhuna e terrori ndaj shkolles sone ishin organizuar nga politika dhe shteti Jugoserb. Ne fillim te viteve 1990 shkolla jone u mbyll fare nga pushtuesit serbe. Mesimi mbaheje me vetorganizim ne shtepi e bodrume private… Shkolla jone kishte fatin e popullit tone te roberuar. Nuk mund te kishte fat me te mire se populli i saj.
Lufta Antipushtuese – Çlirimtare e UÇK-se dhe e kombit shqiptar synonte edhe çlirimin e shkolles sone nga programet e pranguara te hegjemonizmit serb e maqedon (sllav). Imponimi i UNMIK-ut (administrates – sundimit te OKB-se) frenoi zhvillimin e lire te Kosoves shqiptare dhe te shkolles, kultures e te identitetit te saj kombetar… Perzgjedhja e kuadrit dhe personelit te administrates, shkolles, etj. ishte kryesisht negative! U perzgjodhen me shumice ata qe ishin bashkepunetore te drejteperdrejte ose te terthorte te pushtuesve jugoserbe! Kjo perzgjedhje u be edhe ne organet e sigurise, te drejtesise, ne medie, e kudo!
Kosoves se lodhur e te derrmuar nga zgjedha e roberise iu imponua edhe “privatizimi” – trafikimi i ekonomise dhe i pasurive te saj permes AKM-se! E gjithe administrata e UNMIK-ut (edhe OSBE-ja) dhe te rekrutuarit e saj u bene pengese serioze per nje zhvillim te lire e cilesor te Kosoves shqiptare! Kosoves iu imponuan edhe shume barriera te brendshme politike e ekonomike me krijimin e enklavave serbe e me vone komunave serbe, me ndarjen e Mitrovices e te Veriut te Kosoves, etj.! Rrethana me te mira nuk u krijuan per shqiptaret as ne Maqedonine e tyre! Te mos flasim per shqiptaret e Sanxhakut, te Malit te Zi e per ata te Kosoves Lindore!
A mund te kete shkolle te perparuar e te lire ne nje vend me ekonomi, industri e pasuri te grabitura e te trafikuara? A mund te kete shkolle e shkollim cilesor ne nje vend me sistem zgjedhor ala boshnjakçe, qe ia pamundeson vendit ndryshimin dhe ndrrimin e qeverisjes dhe te qeveritareve? A mund te kete shkolle te mire ne nje vend ku eksporti eshte vetem 370 milion, kurse importi gati tre miliarde e gjysme? A mund te kete shkolle e shkollim cilesor ne nje vend ku i madh e i vogel synim kane ikjen ne vende te huaja, ne vende perendimore?! Shkaqet pse iken e pse po ikin jane te njohura! A mund te kete shkolle e shkollim te mire ne nje vend ku korrupcioni dhe te korruptuarit qeverisin, e bejne ligjin dhe zhvatin pasurite e vendit pa u hyre gjemb ne kembe? A mund te kete shkolle te mire ne nje vend qe jeton kryesisht nga parate e bijve te tij mergimtare? A mund te kete motiv per mesim e per shkolle te mire ne nje vend qe favorizohen kolaboracionistet e persekutohen luftetaret e lirise, atdhetaret (patriotet) e tij? A mund te kete shkolle te mire ne nje vend ku mesuese, arsimtare e profesore, te “motivuar” e te frymezuar nga politikanet e qeveritaret, perpiqen e luftojne me mish e me shpirt per pagat – rrogat e tyre, por jo per dijen dhe suksesin e nxenesve te tyre? E si mund te kete shkolle te mire ne nje vend ku mesuese, arsimtare e profesore falen e luten ne shkolla e universitete si te ishin ne faltore fetare?! A mund te kete shkolle te mire aty ku ka nxenes qe lene oret e mesimit e shkojne te falen e te luten ne xhami e ne kisha?! Si mund te kete shkolle te mire e mendje te lire aty ku err e terr degjohen thirrje e lutje nga altoparlantet e vendosur ne minare vetem per ate bote?! Pra, a mund te kete shkolle te mire aty ku nuk dihet ku nis shkolla e ku perfundon feja, edhe pse jemi shtet – republike laike? Ne nje vend e ne nje shoqeri kaq te segmentuar, te varferuar e te hallakatur (çorganizuar) nuk mund te kete shkolle me te mire se kaq… Dhe, krejt ne fund, si perfundim: nuk mund te kemi shkolle te mire me komb e atdhe te copetuar ne gjashte shtete (tri – kater shtete pushtuese)… Me nje Levizje te re e te gjere politike, kulturore e qytetare (te karakterit autokton!, mbarekombetar) mbase mund te bashkohet kombi yne, te reformohet me themel shoqeria jone e bashke me te edhe shkolla jone… Deri atehere, keshtu, duke u perpjekur pa u demoralizuar nga rezultatet e keqija!

Postimet e fundit !