Xhevat Gjini: Të mos fajsohet mjekrra për veprimet e këqija të njerëzve që fshehin fytyrën pas saj
Prishtinë, 19 gusht 2014
Këto vitet e fundit MJEKRRA është bër gati sinonim i të keqes, i ekstremizmit, i terrorizmit, i vrasësve… Mjekrra në të gjitha epokat dhe shoqëritë njerëzore, në të gjitha civilizimet dhe kulturat është mbajtur e mbahet… Edhe egjiptianët e lashtë, edhe persianët, edhe pellazgët (që vazhdojnë pa të drejtë t’i quajnë “grekër”), edhe popujt tjerë deri në ditët e sotme e mbajnë mjekrrën për “qëllime” të ndryshme… Mjekrren e kane mbajtur dhe e mbajne edhe te krishteret (sidomos kleri ortodoks…)… Ka qe e kane mbajtur mjekrren per arsye fetare, dikush pse ishte me bindje marksite dhe donte ta imitonte Marksin, te tjere pse ishin çetnike-nacionaliste serbe (dalloheshin me mjekerr…)… Kishte edhe shume filozofe-dijetare qe e mbanin dhe e mbajne mjekrren… Mjekerr mbante edhe Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, pastaj Plaku i Urte, Ismail Qemali, Avdyl Frasheri, poeti dhe atdhetari yne i njohur, Jeronim De Rada, intelektuali i shquar i diteve tona, Rexhep Qosja. Mjekerr ka mbajtur edhe Ali Pashe Tepelena. Por e mbanin dhe e mbajne edhe te rinjte per piken e qejfit ose per te “deshmuar” burrerin e tyre… Mjekrren e ka mbajtur edhe Komandanti yne Legjendar, Adem JASHARI, dhe shume luftetare e komandantë te UÇK-se… Ne kohe dhe vende te ndryshme ka njerez e grupe njerezish me mjekrra qe kane bere krime te tmerrshme ndaj njerezve, edhe ndaj nesh, shqiptareve… Ishin te tille çetniket, pastaj kleri me mjekrra i Kishes serbe, qe u bene frymezuesit e krimeve dhe te gjenocidit… Por, kishte edhe shtetare e grupe njerezish (formacione ushtarake, policore…) pa mjekrra (te rruar e te veshur me kostum e kollare ose me uniforma ushtarako-policore…) qe kane bere po ashtu krime dhe gjenocid te pashembullt (Hitleri, Miloshevici…). Krimineli, me mjekerr e pa mjekerr dhe pavaresisht profesionit ose grupit shoqeror… eshte kriminel. Mjekrra nuk te bene as me mysliman, as me ortodoks, as me te ditur, as me shqiptar… Sidomos, keta qe po mundohen te na shesin “myslimanizem” me mjekerr-lesh, duhet ta kenë te qarte se nuk eshte mjekrra-leshi ajo qe dikend e bene me besimtar-mysliman-ortodoks… Vrasesi-krimineli pavaresisht arsyes per te cilen e bene krimin (ne emer te ideologjise, kombit, shtetit, grupit, partise, religjionit, ne emer te Zotit (kuranit, bibles…), pavaresish mjekrres-leshit qe e mban nuk mund te kete emer tjeter, veç emrit KRIMINEL… Pra te gjithe vrasesit-kriminelet kane nje emer te perbashket: emrin e shemtuar dhe te papranueshem per njeriun dhe per Zotin, emrin VRASES-KRIMINEL… Prandaj, te mos e fajsojme MJEKRREN-LESHIN, por ate qe bene krimin ose veprimtarin kriminale, te demshme per njeriun-shoqerine dhe jeten e tij…
add a comment