Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Kryeministri shqiptar Edi Rama pagëzohet “katolik” – lojë me besimin (fenë)

“Gjashtë muaj katolik e gjashtë muaj mysliman, por një vit SHQIPTAR”, u pergjigjej shqiptari i mire xha Pali, nga Stublla e Eperme e Vitise, atyre qe e kishin pyetur pse po shkonte gjashte muaj ne kishe e gjashte muaj ne xhami…

Prishtine, 19 shtator 2014
Shqiptaret here po behen me “katolike” se Papa, her me “myslimane” se vete arabet e turqit…! Lexova “tregimin”-mburrjen e Kryeministrit Edi Rama me gjyshen e tij, e cila e paska pagezuar “katolik”… Çudi, si mund te mburren njerezit edhe ne shekullin 21 me “pagezimet” e mesjetes…! Per me teper Kryeministri i nje vendi dhe i nje shteti laik, i cili eshte ndertuar dhe po zhvillohet mbi vlerat republikane…! Apo edhe Edi Rama eshte perfshire nga emocionet dhe ekstaza e ardhjes se Papes ne Tirane?!! Kryeministri dhe cdo shqiptar ne Tirane, Prishtine, Shkup… (edhe kudo ne bote: Stamboll, Rome, Paris, Vashington, Bon…) duhet te mburret me te qenurit SHQIPTAR dhe ta shpreh dhe afirmoje perkatesine e tij kombetare shqiptare… Fete, partite, ideologjite, krahinat… rrosfhin e qofshin, por asnjehere nuk mund ta mbizoterojne kombin, gjuhen, kulturen, traditen… shqiptare. Madje, ato duhet ta kene ne cdo kohe FYTYREN shqiptare dhe t’u sherbejne interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve kudo ne bote… Ardhja e Papes dhe e cilitdo personalitet duhet pritur dhe nderuar sipas tradites shqiptare dhe protokollit te shtetit, por jo te luajme nga mendja…! Pastaj, deklarimi i Papes per Republiken e Shqiperise si per nje vend per “gjynah”, qe paska “vuajtur” nen nje regjim te “eger”, etj., nuk jane per t’u duartrokitur nga shqiptaret…! Shqiptaret nuk kane nevoje qe edhe pas nje cerek shekulli te vajtojne apo t’i vajtoje dikush si per meshire. Cili regjim ka mundur te “prodhoje” dhune, terror, krime, tortura, persekutime, djegie ne turre te druve… me shume se Kisha katolike dhe INKUIZICIONI i saj… Te njejten gje po perpiqen ta “riprodhojne” organizatat e ndryshme islamike tash ne shekullin XXI…!! Prandaj, nuk duhet ta mbajme koken prapa, por te shohim para, se kemi cka themi edhe per Kishen e Papes… Kombi shqiptar ka nevoje te shoh perpara dhe t’i pervishet punes nate e dite, t’i ndertoje dy republikat-shtetet e tij dhe ta beje Shqiperine, e cila nuk behet as me meshiren, as me lutjet dhe as me bekimet e Papes apo te cilitdo religjion… Shqiptaret kane tri e me shume fe, plot parti, organizata e shoqata…, por jane SHQIPTARE dhe vetem SHQIPTARE… Nuk mund ta mohojme veten tone per hater te askujt ne bote… Ishte vullnet i ZOTIT (nese doni ne aspektin fetar…) te qenit SHQIPTARE… Femijet shqiptare ne Shqiperi (mbare hapesira shqiptare…) dhe kudo ne bote duhet te “pagezohen” nga nenat dhe gjyshet e tyre SHQIPTARE, pastaj kur te rriten le te zgjedhin fene, partine, ideologjine…, por gjithmone per t’i sherbyer Atdheut, Shqiperise dhe Kombit.