Prishtinë, 9 maj 2015 (ripublikim)
Shqiptarët janë dëshmuar gjatë gjithë histrorisë se janë popull që respektojnë liritë dhe të drejtat e popujve të tjerë, por në asnjë mënyrë dhe kurrë nuk janë pajtuar, dhe s’po pajtohen, me pushtimin dhe copëtimin e tokave të Shqipërisë. Prandaj, bota demokratike, sidomos Fuqitë e Mëdha, duhet ta marrin parasysh të drejtën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë në Iliri (Ballkan) për të jetuar i lirë dhe i pavarur në një shtet të vetëm, në një Shqipëri. Kjo është zgjidhja që u vë kapakun të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe luftërave në Iliri…
Rritja e shtypjes, e varfërisë, e përbuzjes, e dhunës dhe e terrorit sllav ndaj shqiptarëve autoktonë në Maqedoni, nga njëra anë, dhe bashkëpunimi e nënshtrimi pa kushte i partive politike shqiptare, nga ana tjetër, janë shkaqet e “rilindjes” (vazhdimit) së UÇK-së, përpjekjeve, luftës dhe organizimeve të armatosura për liri në Kumanovë e në Maqedoninë shqiptare. Rrënjët e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e tyre dhe kudo në tokat e pushtuara të Shqipërisë duhen kërkuar dhe do t’i gjeni te copëtimi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar… Heshtja dhe “pajtimi” i forcave politike shqiptare (sidomos kur janë në koalicion me partitë shoviniste sllavomaqedone) me shtypjen, me mohimin dhe me shkeljen sistematike të të drejtave kombëtare, ekonomike, politike, qytetare, kulturore…, me dhunën dhe terrorin shtetëror ndaj popullatës shqiptare pa dallim, i ka “detyruar” atdhetarët shqiptarë që t’i rrokin armët e lirisë dhe t’i dalin zot popullit dhe vendit të tyre të pushtuar nga sllavët…
Sot, lexova e dëgjova deklaratat qyqare (prononcimet) të dy qeverive shqiptare përmes ministrive të jashtme, dëgjova e lexova edhe deklaratat e partive politike shqiptare… Në këto deklarata të tyre shihet dhe kuptohet më shumë e më qartë se kurrë qyqarllëku, hipokrizia, servilizmi dhe nënshtrimi pa kushte para terrorit dhe agresionit sllav në Maqedoninë shqiptare dhe mbi popullin e saj shqiptar!! Me asnjë fjalë të vetme nuk u dënuan dhe nuk po dënohen e denoncohen dhuna dhe terrori sllav, që po terrorizon dhe vret edhe fëmijët shqiptarë!!! Është detyrë mbi detyrat tjera që dy shtetet shqiptare ta dënojnë hapur, qartë dhe prerë shtypjen, dhunën dhe terrorin sllav!! Është detyrë mbi detyrat, sidomos e dy shteteve të Shqipërisë, që të kërkojnë me të gjitha mjetet dhe mënyrat që Qeveria sllave t’I jap fund shtypjes, dhunës dhe terrorit, që Republika e Maqedonisë të jetë shtet edhe i shqiptarëve, njësoj (nëse jo më shumë…) dhe sa edhe i sllavëve, që shqiptarët të trajtohen dhe të jenë zotër në vendin e tyre, në Republikën e Maqedonisë. Është detyrë mbi detyrat tjera, e çdo partie, e çdo politikani, e çdo intelektuali, e çdo medie, e çdo shoqate dhe e çdo shqiptari që ta dënojnë dhe denoncojnë hapur, qartë dhe prerë dhunën dhe terrorin që po ushtron qeveria e shovinistit të tërbuar, Gruevskit, ndaj popullit shqiptar. Maqedonia historikisht ka qenë pellazge, ilire, arbërore dhe është edhe sot shqiptare. Është detyrë mbi detyrat që secili shqiptar, sot dhe gjithmonë, të jetë në anën e shqiptarëve të pushtuar e jo t’i gjykojë ata…! Pas kësaj, është detyrë e përditëshme e dy shteteve të Shqipërisë dhe e mbarë kombit shqiptar që të përgatiten në të gjitha fushat për mbrojtjen e pjesës së lirë të Shqipërisë dhe për çlirimin e krahinave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm, në një Shqiperi. Lufta e armatosur-çlirimtare sot ka edhe rreziqet e saj të njohura dhe të panjohura, të parashikuara dhe të paparashikuara… Dy shtetet e Shqipërisë (sidomos) nuk mund t’i mbyllin sytë para këtyre zhvillimeve. Tirana dhe Prishtina duhet të shtojnë edhe veprimtarinë dhe angazhimin e tyre diplomatik, t’i njoftojnë dhe t’i sqarojnë qendrat ndërkombëtare të vendosjes me pozitën e rëndë të shqiptarëve në Republikën e tyre të Maqedonisë dhe me kërkesat e tyre të drejta… Kështu edhe sllavët e kësaj Republike shqiptare (të Shqiperise), nëse duan të jetojnë në paqe, barazi dhe bashkëjetesë me shqiptarët duhet ta ulin bishtin dhe të heqin dorë nga bashkëpunimi me Serbinë neofashiste për t’i shtypur, përndjekur, dëbuar dhe asimiluar shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë… Shqiptarët janë dëshmuar gjatë gjithë histrorisë se janë popull që respektojnë liritë dhe të drejtat e popujve të tjerë, por në asnjë mënyrë dhe kurrë nuk janë pajtuar, dhe s’po pajtohen, me pushtimin dhe copëtimin e tokave të Shqipërisë. Prandaj, bota demokratike, sidomos Fuqitë e Mëdha, duhet ta marrin parasysh të drejtën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë në Iliri (Ballkan) për të jetuar i lirë dhe i pavarur në një shtet të vetëm, në një Shqipëri. Kjo është zgjidhja që u vë kapakun të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe luftërave në Iliri… Kjo, dhe vetëm kjo, është zgjidhja që do t’u sjell lirinë, paqen, sigurinë dhe prosperitetin edhe fqinjve tanë që po mbajnë të pushtuara dy të tretatë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar…