Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Poezi

U prish dynjaja

Ani edhe bota le ta merr vesh
U shit nderi, morali shkoj për pambuk e lesh
Në mes të qytetit me za nalt thërret telalli
U prish dynjaja, po na thonë si shpesh
vetë vajza edhe djali
Në këtë tonin shesh

Tanë natën zgjuar si vampira
Zdeshur, pispillosur mërdhirë si kompira
Nuk flasin si duhet, bile edhe të vënë bishta
Nuk flasin me zap por flasin vetëm me gishta
Si t’kishin në veshë disa krimba e karrabishta

Po ndodhi ndonjë ditë mos me pas internet
Të bëjnë kahre, të bajnë për ibret
Ka humb dashnia është shtu varshmëria
Në vend të fjalëve të buta dominon mëria

Prandaj ju të dashtur të keni një kujdes
Ju ardhmëria jonë, të rejat e ju të rinjtë pranë
Të marrim pak mësime prej të parëve tanë
Si dikur kur kishim plaka edhe pleqë
Si duket në mesin tonë na ka hy një dreq

Shumë t’keni kujdes ju motra e vëllazëria
Mos t’lakmoni shumë n’kisha
edhe n’xhamia
Punoni, ndihmoni dhe respektoni të gjithë këtë rini,
Që t’mos na bëhet si hasmi, ujku, të ikin prej ti

Të ikin në kurbet e mos t’na lënë n’vetmi
Ta ndërtojmë, reformojmë edukojmë, kultivojmë tonën ardhmëri…
Që t’mos na prishet dynjaja neve, për të reja e të rinj

Na duhet doemos ta unifikojmë, bashkojmë, këtë tonën, njerëzi!…

Kështu duket jeta… 

Kështu duket jeta, 

kur nuk lëmë të mira vepra?!… 

Jetë, o Jetë:    

“si erdhi kjo kohë të themi  

e shkretë?!” 

A i thuhet kësaj jetë 

Dikush me jetua mirë, 

“e dikush si qen me vdekë?!” 

Pyesim si me habi, 

si erdhi kjo jetë”zi e më zi?!” 

si është më së keçi e duke u sos 

i ligu, i keqi e spiuni, 

për fatin tonë me vendosë! 

Mos më thuaj, se po vuaj 

fajet ua lënë njerëzve të huaj!… 

Fajet janë tek ne apo më mirë me thënë: te ju vet; 

Ndonëse doemos, duhet ndryshuar shumëçka në jetë!… 

Kështu e paska, e do ta ketë kjo jetë: 

Të ligëtit me punua, e me u shoqërua me njerëzit 

e vërtetë! 

Historia jonë e tmerrshme, me gjurmë gjaku e shumë tragjedi… 

po vjen duke u tretë-shkri, 

Ngase po na përsëritet e njëjta histori!…