Opinion

Xhevat Gjini: Bëmë baba të të ngjaj

Keshtu thotë fjala e urte e popullit. Kjo thenie e ardhur nga mençuria dhe pervoja shekullore e popullit tone po del të jete e vertete edhe ne kohen tone. As topi s’e luan!Shqiperia e Eperme (Kosova me viset e saj), mbi 30 000 km katrore, u pushtua nga serbo – malazezet ne vitin 1912 – 1913. Pas Luftes se Dyte, ajo u ricopetua dhe u nda me kufij te rinj! Ky ishte shkaku themelor dhe shkak i mjaftueshem per ta kundershtuar e luftuar pushtuesin dhe per t’u organizuar e per te rene me kenge ne goje bijte me te mire te kesaj pjese te Atdheut. Shqiptaret pa dallim moshe, e sidomos rinia, te frymezuam nga shteti Amë dhe nga Baca Adem, kundershtonin e perpiqeshin me ç’t’u vinte doresh kunder pushtuesit jugoserb. Por, kishte edhe shqiptare qe per poste, grada dhe per para e pasuri u vune ne sherbim te shtetit pushtues dhe u bene vegla qorre te tij. Keta, per t’u deshmuar para eproreve te tyre serbo-maqedono-malazeze dhe per te fituar besimin e tyre beheshin edhe me te eger se vete ata!!Inspektore te sigurimit shteteror (UDB), policë, prokurorë e gjyqtarë, të ndërsyer nga shefat e tyre politikë (partia – LKJ) dhe nga platformat e projektet shoviniste te Lidhjes Komuniste ishin bere si te terbuar ne ndjekjen e shqiptareve qe organizoheshin e perpiqeshin per lirite dhe te drejtate e popullit te tyre… Pas Pranveres Shqiptare ’81 shpertheu dhuna e terrori dhe shperthyen reprezaljet shteterore ne gjithe hapsiren e pushtuar shqiptare nga Jugoserbia. Krah dhe vegel e bindur e kesaj dhune dhe e ketij terrori shteteror u bene edhe shume shqiptare!! Mijera shqiptare, sidomos te rinj, u arrestuan, u torturuan e gjykuan dhe u denuan me shume vite burg te rende. Dhjetra te tjere u vrane e u gjymtuan ne demonstrata ose ne torturat e egra qe u beheshin ne zyrat dhe burgjet jugoserbe ne Kosove e jashte saj. Te gjithe keta, pa perjashtim, jane akuzuar e denuar per “propagande armiqesore” ndaj Jugoserbise, per “bashkim me qellim te veprimtarise armiqesore” ndaj Jugoserbise dhe “bashkim-vellazerimit” dhe per veprimtari kunderrevolucionare”. Kurse akuza e perbashket per te gjitha grupet dhe personat e arrestuar ka qene: “veprimtari nacionaliste dhe irredentiste”.Mirepo, bijte e ketyre inspektoreve te UDB-se, te prokuroreve e gjykatesve te Jugoserbise dhe bijte e atyre “politikaneve” kolaboracioniste te LKJ-se dhe Jugoserbise, sot na akuzojne, duke filluar nga Ati yne politik, Baca Adem e deri te me i riu, se qenkemi organizuar dhe paskemi pas vepruar per “marksizem-leninizem”, per “komunizem”, per “Lindjen” e broçkulla tjera. E gjithe kjo per te provuar thenien e urte: “Bëmë baba të të ngjaj”!! E mira eshte qe keta bijte e tyre, biologjike ose politike, te “reformohen”, te distancohen nga te paret e tyre kolaboracioniste e te kalojne ne anen e duhur te historise… A ka kush qe t’u tregoj se Jugoserbia ka kohe qe eshte varrosur??!