Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Shqipëria dhe Republika e Shqipërisë nuk janë e njëjta gjë

SHQIPERIA DHE REPUBLIKA E SHQIPERISE NUK JANE E NJEJTA GJE
Prishtinë, 10 korrik 2013
Ne shqiptaret, here me dashje dhe here pa te, dime t’i biem vetes dhe t’i ngaterrojme e t’i bejme lemsh nocionet dhe punet tona. SHQIPERIA eshte nje nocion historik, gjeografik, gjuhesor, kulturor, etnopsikologjik dhe kombetar qe perfshin edhe sot nje siperfaqe tokesore kompakte prej 90.000 km katrore. Dikur ishte shume me i gjere ky territor. Nuk kuptojme dhe nuk kemi si te kuptojme te njejten gje kur themi: Republika e Shqiperise. Me kete kuptohet shteti shqiptar, i cili, per arsyet qe i dime te gjithe, perfshine brenda kufijve te tij me pak se nje te treten e SHQIPERISE. E verteta eshte se Pavaresia e Shqiperise ishte shpallur me 28 Nentor 1912 per 90.000 km katrore, por vendimet antishqiptare dhe antihistorike te Fuqive te Medha ia falen me shume se dy te tretate e Shqiperise fqinjve tane shoviniste. Fale qendrese nje shekullore, e cila kulmoi me Luften Kunderpushtuese Çlirimtare te UÇK-se, dhe fale Republikes se Shqiperise (shtetit tone, i cili edhe kishte dhe ka detyrimin dhe barren kryesore per çlirimin dhe ribashkimin e tokave te pushtuara te Shqiperise) u çlirua edhe nje pjese e Shqiperise, krahina e Kosoves, dhe u be shteti i dyte shqiptar, Republika e Kosoves. Perpjekjet politike, intelektuale, diplomatike dhe ushtarake te popullit shqiptar per çlirimin e krahinave te pushtuara te Shqiperise dhe ribashkimin e tyre ne nje Shqiperi te vetme po gjejne mirekuptim dhe perkrahje ne bote. Kjo u deshmua me se miri me simpatine dhe perkrahjen qe fitoi Lufta e UÇK-se dhe e kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves (asaj qe kishte mbetur pas copetimit qe iu be nga Jugoserbia e Titos) nga çizmja e eger serbe. Çlirimi i Kosoves shenon fillimin e mbare per zgjidhjen e teresishme te çeshtjes shqiptare ne ILIRI-Ballkan dhe fundin e shpreses dhe te sigurise se pushtuesve per perjetesimin e pushtimit te tokave te Shqiperise…
Prandaj, vellezer, motra, miq e dashamire bejeni kete dallim midis asaj qe quhet SHQIPERI dhe asaj qe quajme Republike e Shqiperise (shtet). Nese na kane copetuar e ricopetuar te tjeret mos ta “copetojme” e “ricopetojme” veten tone, veteveten… Sepse, po t’i kishim njohur dhe pranuar ne mendjet dhe shpirterat tane copetimet dhe ricopetimet qe u jane bere tokave tona (ARBERISE-SHQIPERISE) mbase do te ishim tretur me kohe si popull, si gjuhe, si qyteterim…